Jani Riza (1941-1988) | Profil!

0
5979

Jani Riza (1941-1988)
Aktor i teatrit dramatik “A. Z. Cajupi”, Korce dhe i kinematografise shqiptare. Artist i merituar

Ne vitin 1964 pasi përfundon studimet e larta në Institutin “Aleksandër Mojsiu”” (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji, fillon punën si aktor profesionist ne Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës.

Në skenën e këtij teatri do të interpretojë rreth 40 role, kryesore dhe te dyta duke u bere njeri nga aktoret me te spikatur te ketij teatri. Kishte nje ze te ashper, trup te beshem, te vetendjere te thelle te rolit.

U dallua shume per krijimin e figurave nga rrethet fshatare, njerez te vrazhde, me vullnet te forte, zemerake dhe nje identitet te shfaqshem kryekreje (tek dramat: Maro Mokra e R. Pulahes dhe Qyteti i akuzuar te T. Lacos), por, here here edhe njerez naïve, te cilter, disi te leshte (Dalipi tek drama Keneta), apo hileqare e me vese (si tek drama Djemte e Bato Gores te R. Pulahes).

Ne qasjen e tij interpretative zune vend, po ashtu personazhe qe breheshin nga dyshimet dhe lekundjet e forta ne marrjen e me ndimeve, te cilat u shkaktonin trazime shpirterore, meri te fshehura, dyzime (si Halimi tek “Te pampushturit e Minush Jeros, Delua te Perballe vetes).

Jani Riza ishte nje aktor i suksesshem edhe ne kinematografi ku ka interpretuar 15 role. Roli i tij i parë do të jetë roli i Dalip Kamberit në filmin “Vitet e para” në vitin 1965, qe i hapi rugen per metej karrieres se tij per te qene i preferuar nga disa regjisore te kinemase dhe televizionit.

Më tej do të vazhdonin edhe shumë role të tjerë si roli i Guri Çobanit në filmin “I teti në bronz” në vitin 1970, ai i Gjezos ne filmin “Perballimi” (1976), roli i Mete Jazos në filmin “Ata ishin katër” në vitin 1977, rolin e Bunac Saliut në filmin serial televiziv “Agimet e Stinës së Madhe”.

Pikerisht ky rol konsiderohet me i arriri dhe me i fuqishmi i interpretuar nga Jani Riza , nga ku u nderua me medaljonin e Festivalit te V te Filmit Shqiptar. Role te tjera mund te permenden si ai i Kicos tek “Thesari” (1981), Lame Kurrizi ne “Asgje nuk harrohet” (1985), Beso ne “Rrethimi i vogel” (1986), Prifti ne “Tre dite nga nje jete” (1986). Roli i Besos tek “Rrethimi i vogel” ishte dhe i fundit ne kinematografi

Vdiq nga nje aksident automobilistik me 24 tetor 1988. Në nder të tij Dega Korçë e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve ka krijuar Çmimin Artistik “Jani Riza”.

Për meritat e tij artistike Jani Riza është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Kinematografi
1965 — Vitet e para
1970 — Montatorja.
1970 — I teti në bronz
1972 — Yjet e netëve të gjata
1973 — Mëngjese lufte.
1976 – Përballimi
1977 — Streha e re
1977 — Flamur në dallgë (Film TV).
1977 — Ata ishin katër..
1978 — I treti (Film TV).
1981 — Agimet e Stinës së Madhe (Film TV).
1981 — Thesari.
1985 — Asgjë nuk harrohet
1986 — Tri ditë nga një jetë..
1986 — Rrethimi i vogël

Çmime e Tituj
Artist i Merituar

23 Prill 1983 – Medalioni i Festivalit
për interpretimin e rolit të Bunac Saliut në filmin serial televiziv
“Agimet e Stinës së Madhe” në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 19 deri në 23 Prill të vitit 1983.

______________________________

Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013

Referenca dhe saktesia e informacionit : “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A.T.Hoxha (f. 342) si dhe “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni (f. 402). U publikua per here te pare ne “Kinematografia Shqiptare” (FCB) ne Janar 2014 dhe u rivizitua ne vitet vijues

 

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here