Maestro Ermir Krantja | Profil!

0
1914

Ermir Krantja
Dirigjent – “Artist i Merituar” / “Naim Farsheri i Arte”
Cmimi nderkombetar Akademik – “Ylli i Arte”

Lindi ne Tirane me 6 mars 1947. Eshte djali i dirigjentit te njohur dhe Artistit te Popullit, Mustafa Krantja, nxenesi dhe asistenti i V. Talich ne Akademine muzikore te Prages, i pari drejtues orkestre qe ka themeluar ne Shqiperi insitutin e orkestrimit mbas luftes. Per vecse veprimtarise tjeter muzikore, ai ka derigjuar edhe orkestren per regjistrimin e muzikes se rreth 25 filmave artistike shqiptare.

Ermir Krantja eshte rritur dhe edukuar qe femije nen influencen e kultures se Cekise e Slovakise. Eshte diplomuar ne Violine ne liceun e Tiranes nen drejtimin e G. Bogdo, dhe ploteson me sukses studimet ne solfezh me profesorin S. Gjoni. Ka studiuar gjithashtu po ne Akademine e Arteve drejtimin e orkestres, dirigjimin nen keshillat e te atit, si dhe orkestrimin e muzikologjine . Diplomohet ne vitin 1970 me notat maksimale te marra ne Akademine e Arteve duke fituar vendin e dirigjentit te Orkestres se Radio Televizionit Shqiptar nga ku kryen aktivitete te ndryshme artistike duke dirigjuar koncerte dhe regjistrime.

Nga viti 1975 deri ne 1979 merr vendin e dirigjentit te Orkestres simfonike te Shkodres, nderkohe qe ne v. 1979 emerohet drejtor i Orkestres se Teatrit dhe Operes ne Tirane dhe ne te njejten kohe eshte edhe profesor i muzikes dhe dirigjimit ne Akademine e Arteve. Ne v. 1974 merr Cmim ne “Koncertet e Majit. Ne vitin 1985 nderohet me titullin “Artist i Merituar” nga Republika e Shqiperise.

Ne vitin 1989 eshte ne mes te nje seleksioni te dirigjenteve me te mire ne nje event te RAI-it ne Torino duke pasur nje takim dhe diskutim shkembim idesh me dirigjentet e tjere si Carlo Maria GIULINI, Raffael FRUEHBEC DE BURGOS e Ferdinand LEITNER . Nga viti 1990 sukeset e Ermir Krantjas jane te shumta madje nderkombetare ne France, Maqedoni deri edhe ne Kalifornine e larget te Sh.B. A-se me “Tulary Simphony Orchestra”. Ne vitin 1993 realizon nje turne me Orkestren Filarmonike te Tiranes ne qytetet e ndryshme ne Itali. 1995 dirigjon ne Spoleto Festivalin e quajtur “due Mondi”.

Regjistron per RAI-n dhe Mediaset (Canale5), ne bashkepunim me “Czeck National Simphony orchestra (Praga)”, respektivisht kolonat zanore te filmit serial “fiction” “Giorni da Leone 2” e “Questa e la mia terra”,me muziken e Savio Riccardi, e biles duke realizuar edhe nje CD nepermjet R.T.I.S.p.A.divisione Cinema

Ermir Krantja ka bashkepunuar me keto instrumentiste: Ilia Grubert , Kiell Backellund, Antoin Rebstain, Marcello Abbado, Rita Kinka,Antonio Di Cristofano, Enzo Caroli, Kemal Ghekič, Hylia Saidam,Fedele Antonicelli, Nicola Pascaloff, Boni Sozuar, Ted Papavrami, Sihana Badivuku, Renato Ripo,Suela Mullaj, England Hasa , me kengetaret si Simon Thorpe, Biondine Staskewič, Kristina Hawthorne, Inva Mula, Giuseppe Gipali,Mirko Palazzi,Frano Lufi,Luca Favaron, Milena Kitič, Georgeta Grigore, Susan Miller, Ivizza Sciarič, Stephanie Park, Lacezar Lazarov, Blagoja Nikolovski, Biser Georgiev, Annastassia N.Muhič, Silvana Kotlenko,Stefan Zvetkov ecc.

Ne mesh shume te tjerave disponon nje repertor shume te gjere lirik qe jane: Traviata, Rigoletto, Trovatore, Manon Lescaut (Puccini), Tosca e Turandot, Barbiere di Siviglia, Carmen, Pescatori di Perle, Cavalleria Rusticana, Pagliacci, Le nozze di Figaro, Cosi fan tutte etj. Nje numer te pafund kenge vokale simfonike si: Haendel – Messia, Mozart – Requiem, Carl Orff – Carmina Burana, J. Brahms – Requiem Tedesco, G. Rossini – Stabat Mater, L. van Bethoven – Messa Solenne, G. Verdi – Requiem etj.

Ermir Krantja ka arritur te bashkepunoje me keto orkestra:
Orkestren e Teatrit dhe Operes ne Tirane, Orkestren e Radio-Televizionit Shqiptar, Filarmonine e Shkodres, Filarmonine e Akademise se Arteve te bukura ne Tirane, Orkestren Simfonike te Cekise (Prages), ate te Radio-Televizionit te Prishtines (Kosove), Orkestren “Nova Amadeus” (Rome), Filarmonine e Shkupit dhe te Orkestres e Teatrit te Operas te Maqedonise, te Ankarase ne Turqi, te Leces ne Itali, te asaj ne Kaliforni, te Barit “la Camerata G. Paisiello”, me Filarmonine e Kosoves, te dhomes ne Pulia e Bazilikata, me Orkestren e Sofias ne Bullgari etj
Mban titullin “Naim Frasheri i Arte” per karrieren e gjate dhe te shkelqyer.
Me 24 prill 2013 ”honoris causa” i jepet “Ylli i Arte” , Cmimi Nderkombetar Akademik. Aktualisht jeton ne Itali.
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Teksti dhe fotot nga faqja zyrtare e artistit / derigjntit te madh Ermir Krantja. / Publikuar per here te pare qe ne Mars 2020 “Kinematogrfia Shqiptare” – Facebook.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply