NESHAT TOZAJ (1943-2008)

0
2685

(1943 – 2008)
Shkrimtar, publicist dhe skenarist.

U linde ne Vlore me 1 janar 1943. Mbasi mbaron studimet e larta punon per nje kohe ne laboratorin e kriminalistikes prane Ministrise se Puneve te Brendeshme dhe paralelisht shkroi mjaft tregime e romane. U largua perkohesisht per konfliktet me drejtuesit e ketij dikasteri dhe punoi per nje periudhe ne redaksine e filmit artistike ne Kinostudio “Shqiperi e Re” .
Ne vitin 1976, shkruan skenarin e pare per filmin artistike “Fije qe priten” . Ne vitin 1978, xhirohet filmi televiziv serial “I treti” me skenarin e tij . Filmi i tij “Dora e ngrohte” në fund te viteve 80 u kthye be ëndërr dhe shembull për te rinjtë e asaj kohe sepse mesazhi real i filmit ishte pikërisht izolimi dhe ndikimi themelor që kishte opinioni i “te tjerëve” në mbarëvajtjen ose jo te jetës se individit.

Pothuajse te gjithë filmat që kane pasur si skenarist Neshat Tozaj, ishin te bazuar në eksperiencën e tij personale në profesionin e tij si hetues. Ishte Neshat Tozaj i pari shkrimtar që sulmoi drejtpërdrejte në 1987, korrupsionin e një sistemi te kalbur duke treguar terrorin e një gruaje te cilës, funksionare te asaj kohe i shkatërruan jetën dhe te ardhmen. Nder filma te tjere te realizuar simbas skenarit te tij jane : “Nga mesi i erresires” – 1978 (bashkeautore) / “Gezhoja e vjeter” – 1980 / “Gracka” – 1983 / “Dora e ngrohte” – 1983 , nje film qe beri jehone per trajtim te vecante dhe u nderua me Cmimin e Pare ne Festivalin e Filmit Shqiptar – 1984. Skenare te tjere: “Vendimi” – 1984 (bashkeautore) / “Vrasje ne gjueti” – 1987 / “Vetmi” – 1990 .

Ka shkruar një sere librash shumë te suksesshëm dhe një pjesë te rëndësishme te tyre i ka kthyer në skenarë filmi që ende sot kujtohen jo vetëm nga brezi viteve 90 po edhe nga me te rinjtë.
Libri i tij “Shalom” që përshkruan familje te thjeshta shqiptare që gjate luftës se dyte botërore rrezikuan jetën për te fshehur e ndihmuar komunitetin hebraik në Shqipëri beri që te konsiderohej një “islamofob” term i ri ky i përdorur edhe ndaj disa prej shkrimtareve te tjerë shqiptare (çuditërisht edhe me emra mysliman, si Ismail, Neshat etj).
Nderron jete me 29 nentor 2008 ne Sh.B.A


Librat e tij me te suksesshem: Dora e ngrohtë (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1983)/ Në emër të popullit (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1984)/ Takimi i fundit (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1976)/ Rrëmbimi i arkivit (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1977) / Mes nesh (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1986)/ Thikat (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1989) / Në gjurmë të të tretit (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1979) / Pse flasj (Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1993) / Perversët (Bota Shqiptare, 1994) / Pragu i tjetërsimit (Albin, 1994) / Liria e Tjetrit / Diktatura dhe demokracia në Shqipëri (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”, 1996) / Turpi (Elite, 1998)!

_______

Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013

Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 393 / Seleksionim i lajmeve te ndryshme online.

Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply