Portret i artistes Ermira Leford (Zyrakja)!

0
1340

Ermira Leford (Zyrakja)
Pianiste, aktore.

Ajo eshte nje artiste e madhe shqiptare, por ne nje fushe tjeter te artit. Ka lindur me 15 Dhjetor 1964. Qe ne moshe te vogel, 6 vjece fillon studimet per piano dhe diplomohet profesionalisht ne moshen 23 vjece ne Akademine e Arteve ne Tirane.

Ermira ka studiuar për më se 16 vjet për piano dhe jeton aktualisht prej me shume se 20 vitesh në Gjenevë, ku aktivitetin e saj profesional e alternon me koncerte, mësimdhënie dhe pjesëmarrjen në shumë aktivitete kulturore të komunitetit shqiptar në Zvicër, ndërsa ajo ka dhënë koncerte në SHBA, Angli, Francë, Irlandë, Greqi, Qipro etj.

Ne vitin 1987 ajo interpreton si aktore ne te vetmin film ne ate te Kinostudios “Shqiperia e Re” te titulluar “Eja” ne rolin e nje studenteje, ne nje ngjarje prekese, e rritur ne shtepine e femijes, ku nje dite ndersa kishte vajtur te kryente praktiken ne nje qyteze bie ne kontakt me te emen e saj te vertete.

 
 
 
            

Pra Ermira Zyrakja eshte me teper nje pianiste e njohur se sa nje aktore e kinemase.

Ne piano (me 2 pianiste bashkë) ka prodhuar dhe regjistruar CD-ne e pare me muzikë pianistike te titulluar “E jona muzike”. Pianistja Ermira Zyrakja me tenorin Kastriot Tusha gjatë një prezantimi në Arau të Zvicrës ne moshën 14 vjeçare, më 1978 fiton çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të talenteve të reja. Paralelisht me studimet ka dhënë koncerte solo dhe me instrumentiste te ndryshme violinste, vegla fryme e këngëtare operistike.

Pas largimit nga Shqipëria, në kohën e tranzicionit fillon si pedagoge pianoje në Janine në konservatorin greko-holandez “THCAKA- LOF”. Atje fiton ne konkursin holandez për piano dhe fiton burse pasuniversitare për tu perfeksionuar ne konservatorin e Roterdamit. Qe nga viti 1992, jeton ne Gjeneve

u publikua per here te pare ne Facebook ne faqen me te njejteen emer qe ne tetor 2015 dhe u rishikua ne vitet vijues
______________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i informacionit te marre online.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here