Profil aktori | Pirro Malaveci!

0
3761

Pirro Malaveci
Aktor i sukseshem i teatrit dhe i kinematografise shqiptare.

Ka lindur ne Tirane me 22 Nentor 1945. Nje aktor i shquar i Kinemase tone shqiptare mbi te gjitha aktor i Trupes se Teatrit popullor (sot TK) njekohesisht nje dublues ne filma dhe me pjesemarrje ne mjaft dramatizime ne radio.
Perpara karrieres si aktor, ka patur nje pervoje pune ne fabriken e bukes. Por ai sikur ka lindur per tu bere aktore, zeri i tij i vecante dhe karakteri i qete e kane karakterizuar ate e dalluar ne mjat role e interpretime Piro Malaveci.

Keshtu ndjek studimet ne ILA ne degen e drames ku diplomohet ne vitin 1972 dhe nje vit me pas, 1973 fillon aktivitetin si aktor ne Teatrin Popullor. Jane te shumte rolet dhe shfaqet Teatrore ku ka interpretuar ai gjate harkut kohor prej mese dy dekadash , role te dyta dhe episodike.

E nis karrieren e tij ne T.P me disa role te vegjel qe me komedine “Prefekti” e me pas mund te permendim: “Shenomeni edhe mua”; “Komunistet”; “Prometeu”; “Romeo dhe Zhyljeta” Montagu; “Rajmonda” Viktori; “Kopraci” sherbetori ; “Arturo Ui” (ne rolin e Shitit), “Besa e madhe” “Vizita e dames plake” kryesherbetori; “Dasme gjaku” babai i nuses“; “Fando dhe Lis” Namuni; “ Hije te nates” Sotiri etj. e deri tek ato me te fundit te viteve 2000, “Gomone” (2003); “Darka e gabuar” (2010) .

Mbas vitit 1992 u shkeput nga teatri duke u marre me aktivitet privat, ndersa i eshte rikthyer skenes vetem ne disa shfaqje cilesore ne vitet 2000 sic e permendem me lart.
Ne dramen “Lulet e sheges” te K. Jakoves, dhe me pas me ekranizimin ne “Kur hidheshin themelet” (1978), krijon figuren e Selim Myrtos, nje fshatar i ndershem por i tejet i sincerte aq sa mund te perfitosh nga ai, duke percjellur tek spektatori nje bote te trazuar shpirterore, mes kundershtish qe i shkaktojne personazhit, pervuajtje , dyshime, dilema. Pirro Malaveci eshte nje aktor i kahut dramatik.

Ne Kinematografi do te beje debutimin në 1978, ne rolin e sapo permendur Selim Myrtos ne Televizivin “Kur hidheshin themelet”.Me pas do te luaje edhe ne disa Filma te tjere artistik si: 1980 “Intendenti”;1982 “Nentori i dyte” ne rolin e Hasan Prishtines;1986 “Kur hapen dyert e jetës”,1987 “Këmishet me dyllë” ne rolin e Lames ;1988 “Tre vetë kapërcejnë malin” si Vangjeli ;1989 “Djali elastik” ne rolin e babait; Ne vitin 2002 eshte si dublues ne “Seriali Për Ty” me zerin e Ronaldo Konorado. Ne 2007 luan ne Filmin me metrazh te shkurter ne “Maska e Fames”.

Pulikuar per here te pare ne Facebook ne faqen “Kinematografia Shqiptare” qe ne nentor 2014 e rishikuar ne vitet vijues.

_____________________________________
Referenca ne krijimin e tekstit: “Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare” – Abaz Hoxha / f. 248; “Enciklopedi, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Josif Papagjoni/ f. 283 si dhe “60 vjet teatri Kombetar – 1945-2005 – Flori Slatina / f. 88 (me korrigjim te datave ne dy librat e fundit nga Papagjoni dhe Slatina).

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply