Profil i artistes Aishe Stari!

0
1756

Aishe Stari
Eshte nje nje aktore e mirenjohur me shume ne zhanrin komik, mjeshtre e madhe me nje karriere shume te gjate artistike.

Ka lindur me 21 Maj 1940 dhe jeton ne Durres, me origjine Ulqinake.
Gjyshi i saj ka qene kryeplak ne Ulqin nga ka rrjedhur edhe mbiemri Stari qe do te thote “Plak” ne sllavisht.
Lidhja e asaj me artin eshte qe ne kohe te femijerise kur i pëlqente të kërcente, recitonte, këndonte, duke deshmuar se ishte e prirur ndaj artit.
Gjatë periudhës së gjimnazit ajo e shprehte shpesh se ëndërronte të bëhej aktore, mirëpo kur ajo përfundoi shkollën e mesme, një degë e tillë, ende nuk ishte hapur, kështu që vazhdoi studimet për biokimi.

Pas një viti, në 1959, ajo shkëputet për t’u rregjistruar në shkollën e aktrimit, duke qenë kështu ndër të parët aktore me një formim akademik professional. Mbasi mbaron studimet ne ILA, ne degen e drames (1960 -1964) emërohet në Teatrin e Durrësit, për të kaluar më pas në Estradë e duke u bere njera nga aktoret me simpatike te kesaj trupe dhe ne mbare vendin. Tërhoqi menjëherë vëmendjen, jo vetëm sepse ishte ndër të parat aktore që vinin nga një shkollë e mirfilltë e aktrimit, por edhe prej paraqitjes së saj dhe karakterit. E gjatë, e hijshme, më sytë që i shkëlqenin dhe gjithnjë gazmore, Aishe Stari tregon se gjeti një ambjent të ngrohtë e miqësor në trupën e teatrit të Durrësit, ndonëse ishte e re.

Përballja e parë me publikun ishte gjatë prezantimit të një premiere, të cilën ja propozoi regjisori Gjergj Vlashi, kurse roli i parë, ishte interpretimi në një pjesë teatrale, tek e cila kishte interpretuar më parë edhe për të mbrojtur diplomën. Rolet janë të pafundëm, as vetë ajo nuk e di sa të tillë ka interpretuar, ndoshta katërqind, apo pesëqind, kjo për vetë faktin se estrada të impenjon me disa role njëherësh brenda një shfaqjeje.

Interpreton mjaft prej ketyre roleve ne zhanre dhe lloje te ndryshme te teatrit te estrades si ne komedi, skece, monologe, dialoge, pantonima, kuplete e parodi. Ne shfaqje te njohura te Estrades se Durresit ajo ka patur role kryesore si “Kutia magjike” (1963) e pergaditur per femije; “Fleterufe” (1966); “Kalitja (1967); “Vetjaket dhe zjarr mbi thashethemet” (1970); “Kush e ka rradhen” (1971); “Rruge te mbare shoku Xhemal” (1975); “Kerkohet nje dhenderr” (1978); “Kujtime te paharruara” (1979); “Shikoje veten ne pasqyre” (1979); “Ne studion e Televizionit” (1979); “Shih e shkruaj” (1984); “Miremengjez” (1986); komedia “Mashtruesi” etj.

Pas viteve 90-te pati nje terheqje duke u aktivizuar me pak. Gjithsesi rivjen ne skene me “Alo Estrada” (1996),”DVD 06” (2006); Ne v. 2008 portretizon me mjeshteri rolin e Eugjenias ne dramen “Tango” te S. Mirozhekut.
Hijeshija skenike, lirshmeria, plasticiteti i levizjes, forca imituese, nuri dhe bukuria, dhuntite per te shembellyer tipa e karaktere te larmishme nga shtresa te gjera popullore jane disa nga cilesite e shprehura aktoriale te saja. Ne larmine e karrieres prej afro 45 vjetesh perfshihen rendom tipa grash llafazane, fshatare disi te vrazhda e te trasha qe ndjekin interesin e tyre te ngushte, sikunder edhe figura te moshuarash e plakash te mencura, ngacmuese, shpotitese, vajza te llastuara, zyrtare te rrepta, militante partiake etj.

Aishe Stari është ndër të fundit aktorë dhe artistë të brezit që ngritën në piedestalin më të lartë Teatrin e Estradës së Durrësit. Një pjesë e kujtimeve të saj të vyera kanë të bëjnë pikërisht me kolegët, më ata të cilët ajo ndau skenën për sa e sa vjet, krah të cilëve i dhuroi publikut durrsak dhe jo vetëm, të qeshura dhe emocione pafund.

Te paharruar edhe partneret e saj ku ajo punoj si Ramazan Njala, Enver Lekmetaj , Meropi Xhoja etj . Aishe Stari ka drejtuar per nje kohe te gjate edhe emisionin radiofonik te perrallave per femije, si interpretuese kryesore, ku spikati talenti i saj i vecante per te krijuar nepermjet imitimit nje galeri personazhesh nga bota e animuar e kafsheve apo tipa te llojllojshme ne profesione, ne moshe, ne te folurit me theks krahinor.

Ajo ka luajtur edhe ne disa filma shqiptare ne te cilet deputon ne vitin 1969, me nje rol te vogel episodik si shitese e biletave te trenit ne « Perse bien keto daulle » .

Filmografia
Perse bie kjo daulle (1969 – Shitese e biletave
Udhëtim në pranverë – kamarjerja (1975)
Fije që priten – …Dhimitra (1976)
Fund i marrëzisë – Fjalëkryqi – (1995) (TV)
Dashuri në krisma – (1997)
Piruet – (2005)
Familja (Tv Serial – komedi ) 2016


___________________________________________
Publikuar me pare ne faqen ne Facebook qe ne maj 2014 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Referenca: Interviste e aktores ne emisionin “Pasdite” ne TV Klan (2014); “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 428-429.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here