Profil i grimiores Luçie Gjonçaj!

0
290

Luçie Gjonçaj
Grimiore, pjese e stafit te mirenjohur te Kinostudios “Shqiperia e re”.

Lindi me 20 maj 1941. Kreu shkollen e mesme te pergjithshme dhe me 5 maj 1967 filloi pune ne repartin e grimit e parukes ne Kinostudio.

Per disa kohe ajo punoi nen drejtimin e mjeshterve te ketij sektori Ll. Bushi dhe Ll. Knuti, dhe ne vitin 1970 realizoi grimin e aktoreve te filmit te pare ne menyre te pavarur “Gjurma” dhe po ne te njejtin vit edhe “Lugina e pushkatareve”.

Nga viti ne vit u perfeksionua dhe deri ne vitin 1984 arriti te realizoi grimin e 16 filmave artistike ne menyre te pavarur ose si bashkeautore, nen drejtimin e regjisoreve te ndryshem nder te cilet mund te permendim:
“Kur zbardhi nje dite” – 1971; “Kryengritje ne pallat – 1971; “Ne fillim te veres” (me Ll. Knuti) – 1975 ; “Koncert ne vitin `36” (me A. Arapi) – 1978; “Mysafiri” – 1978; “Karnavalet” (me Pishtarin e Bushin) – 1980; “Shoku yne Tili” – 1981 ; “Nje vonese e vogel” – 1982; “Rethi i kujteses” etj. Ky i fundit nderohet me Cmim per komponentet / grimin / ne Festivalin e 8-te te Filmit Artistik Shqiptar – 1989.
_______________
Kinematografia Shqiptare – publikuar me pare ne Facebook ne maj 2020
Vini re: Fatkeqesisht nuk disponojme asnje foto dhe ndonje tjeter informacion mbas v. 2002. Informacioni i publikuar i referohet “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 142.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here