(VIDEO) “Kukësi i ri”!

0
375

Dokumentari “Kukesi i ri”
Përshkrimi: Pamje e Kukesit te vjeter. Heqja e tabelave te dyqaneve te cilat do te shperngulen ne Kukesin e Ri. Pamje nga ndertimet ne Kukesin e Ri. Aspekte nga festa e brigades dhe pervjetori i çlirimit te Kukesit. Vinç qe prish nje shtepi. Femije dhe te rritur duke grumbulluar gure. Panorame e Kukesit. Pamje e ures se vjeter mbi lumin Drin. Aspekte nga ndertimi i ures se larte 64 m. Postjerja qe nuk gjen njeri ne shtepite e Kukesit te vjeter, pasi ata jane shperngulur ne Kukesin e ri. Pamje nga puna ne hidroçentralin e Fierzes. Pamje e tynelit. Shkaterrimi i shtepive, heqja e bustit te Skenderbeut dhe te Bajram Currit. Vendosja e bustit te Shote Galices dhe e Enver Hoxhes ne Kukesin e ri. Njerezit qe futen ne shtepite e reja. Shperngulja e familjes se te madhe kuksiane Ademaj ne Kukesin e ri. Ata dalin ne foto para shtepise se vjeter. Hyrja ne shtepine e re. Plaka e shtepise duke ndenjur para dritares dhe shikon pallatet e bukura te ndertuara perballe. 260m .

Pamje e varrezave te deshmoreve te Kukesit te ri. Njerez duke bere homazhe ne varreza. Duke shetitur neper rruget e qytetit te ri. Pamje e fushave te mbjella me grure, kooperativiste duke hedhur pleh kimik. Pamje e metalurgeve qe shkrine bakrin. Pamje nga puna ne uzinen mekanike. Pamje e prodhimit te mobiljeve. Endja e sixhadeve.Pamje nga fabrika e re moderne e miellit. Punimet artistike te vajzave kuksiane. Pamje e hotelit dhe restorantit te ri. Pamje te spitalit. Femije duke ecur neper rruget e porsandertuara. Pamje e shkolles se re dhe e stacionit te radios lokale. Maketi i Kukesit te ri dhe panorama te tij.

Redaktor: Ilia Dede
Operator: Agim Fortuzi
Bashkëpunëtorë: Dallandyshe Baboci
Shenime: Film per qytetin e ri te Kukesit dhe permbytjen e te vjetrit.
Regjia: Vitori Celi
Skenari: Xhezair Abazi, Zija Cela
Muzika: –
Producent: Kinostudio”Shqiperia e re”
Viti: 1977
Kohëzgjatja: 19 min

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here