(VIDEO) NENDORI YNE!

0
524

 

Nendori yne
Përshkrimi: Filmi fillon me femije te vegjel qe flene. Me pas jepen panorama te bukura te vendit tone. Vazhdon me historine e popullit tone. Monumenti i ushtarit te panjohur. Revolucioni Socialist i Tetorit ne Rusi. Lenini flet. Gazetat shqiptare “Koha” dhe “Drita”, flasin mbi Revolucionin Socialist te Tetorit. Vepra e Leninit ku shkruan mbi Shqiperine. Fotografi e Bajram Currit dhe kopja e letres qe ai i dergon Qeverise sovjetike. Tregohet se si ishte Shqiperia me pare: fotografi e Tiranes se vjeter, nje grua e zbathur hedh faren, nje kasolle e vjeter dhe pallati i Zogut ne luks. Fotografi e Ali Kelmendit. Dokumentat e para kunder Zogut. Ardhja e fashizmit ne Durres, demonstrata. Lufta e B.S, katjushkat. Shtepia ku u themelua PKSH. Fotografi e Enver Hoxhes. Programi i PKSH ne traktatin gjerman. Partizane dhe çlirimi i Tiranes.

Panorama te bukura. Populli çon kurora me lule ne varret e deshmoreve. Shkaterrime nga lufta. Borova, porti i Durresit, monumenti i partizanit e panjohur ne Tirane, miniera, hekurudha. Kooperativistet prashisin dhe korrin me kombajne. Arme dhe mjete diversantesh. Rojet vigjelente te kufirit ruajne. Kongresi i II i Partise, flet Enver Hoxha. Ne Tirane ndertohet pallati i Komitetit Qendror. Puna ne miniere, ne ujesjellesa dhe ne fabrikat e ndryshme qe po ngrihen.

Fillon me pamjen e fushes se Yzberishtit ku me vone do te ngrihet Kombinati i Tekstilit “Stalin”. Vendi ku me vone do te ngrihet fabrika e çimentos ne Vlore. Cerriku sot i ndertuar. Me pare kishte permbytje ne keneten e Maliqit por sot lulezon panxhari ne fushat e tij, eshte ngritur edhe fabrika e sheqerit. Me pare bujku nuk kishte rendiment ne prodhimet e tij duke perdorur parmenden, sot traktori dhe kombajna korrin me bollek. Vajzat vjelin pambukun. Heronjve te luftes sot i shtohen heronjte e punes socialiste si traktoristi Budo Isufi, minatori Ramadan Ismaili, Ndreko Nakuçi, saldatori Ferit Qeneka, shoferi Koço Afezolli etj. Libra te botuar ne shqip. Universiteti dhe shkolla per femijet ne Peshkopi. Femijet luajne dhe defrejne ne kampe pushimi. Ne sallen e Teatrit ne Tirane, kori i filarmonise se shtetit jep shfaqje.

Redaktor: Llazar Siliqi

Operator: Jani Nano

Shenime: Film dokumentar mbi festen e 8 Nentorit i realizuar me materialet e Arkivit, me rastin e 15 vjetorit te PPSH.
Regjia: Endri Keko
Skenari: Endri Keko
Muzika: –
Producent: Kinostudio Shqiperia e re
Viti: 1956
Kohëzgjatja: 18 min.
(Informacioni simbas AQSHF)

__________________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here