Adriana Elini – Xhajanka (1937-1994)
Regjisore montazhi dhe regjisore e filmave dokumentare
Adriana Elini ben pjese ne plejaden e grave qe ju perkushtuan Kinemase shqiptare. I perket brezit te dyte te rregjizoreve te montazhit qe filloj pune ne fundin e viteve `50-te dhe u be rregjizore e filmit dokumentare per tri dekada. Nga fundi i viteve 1960 deri në mbarimin e epokës së Kinostudios “Shqipëria e re”, Adriana bëri dhjetëra filma dokumentarë me metrazh të shkurtër, nëntëmbëdhjetë prej tyre të realizuara vetëm në vitet 1970, ne te cilet mund te permendim “Kole Idromeno”; “Qylymat tane”; “Arti i lashte”; “Mjeshter te ri”; “Toke e begate”; Me pushke e pene per Memedhene” ; “Manush Alimani”; “Cdo vije nje vizatim”;
Adriana me dashuri dhe perkushtim per profesionin u ngjit nga rregjizore montazhi ne rregjizore e filmit dokumentare, dhe per mese tri dekada krijoj vlera te padiskutueshme ne artin skenik. Mbi 40 filma dokumentare e artistike, reportazhe, kronika te ngjarjeve te kohes mbajne firmen e kineastes Elini-Xhajanka, e cila gjate karrieres se saj u nderua me disa cmime.
Pervese anes artistike filmat e saj kane edhe vlere historike, pasi deshmojne nje periudhe kur liria e mendimit dhe e shprehjes mungonte, te beje art ishte e veshtire.
Ajo u lind ne Tirane me 3 Prill 1937. Kreu studimet ne Fakultetin e Histori-Filologjize dhe ne vitin 1958 emerohet ne Kinostudion “Shqiperia e Re” , fillimisht si montazhiere e kinoditareve dhe kronikave. Me pas ne v. 1968 kalon si regjisore montazhi. Ne fakt qe nje vit me pare, 1967 ajo punon per filmin artistik “Horizonte te hapura” e me pas “Estrada ne ekran”. Me 1968, realizon dokumentarin e pare si rregjizore “Universiteti yne” . Nga ky vit e nga ky film, për afro 20 vjet të tjera Adriana arrin të realizojë rreth 40 dokumentarë artistikë, reportazhe, kronika të ngjarjeve të kohës.
Nje dite ne insitutin e fizkultures “Vojo Kushi” (1969); Shkolla dhe praktika (1969); Furra (1970); Ne sheshet e montimit (1970); Drejt Fierzes (1971); Ne kuvendet e Partise (1971); Dy endjet (1972); Me banoret e pyjeve tona (1972); Brigada e 23 –te sulmuese (1974); Autobiografi ushtarake (1975); Qylymat tane (1976), Ne shtepite malore te pushimit (1976); Aty eshte folur me pushke e pene per Shqiperine (1977); Femijet tane (1977); Feste e gezuar (1978); Ne roje te shendetit (1978); Sesioni i pare i Legjislatures te Kuvendit Popullor (1978); Me Poezia greke (1978); Ne jemi lulet e Partise (1979); Per mireqenien e popullit (1982); Me ndertuesit e Muzeut Historik Kombetar (1981); Arti i lashte, mjeshter te rinj (1982); Te perjtshem midis nesh (1983); Arritje dhe perspektiva shkencore ne zhvillimin e ekonomise (1983); Energjitika (1983) ; Toke te begata (1984); 40 vjet BGSH (1984); Cdo vije, nje vizatim (1984) nderuar me Medaljon per regjine ne Festivalin e 6-shte te Filmit dokumentare; Shkolla rreze Alpeve (1984); Kole Idrmeno , nderuar me Cmim te trete ne Festivalin e 7-te te filmit dokumentare dhe vizatimore ; Fanfana e te vegjelve (1985); I juaji Enver (1985); Drite ne Koman (1985); Festivali i 6-shte i Filmit Artistik Shqiptar (1985); Pioneret e Enverit (1985); Kendon Lezha per Enverin (1986); Me ty Enver ngritem lart historin (1986).
Per kritikat e Kinemase dhe Filmat qe realizoj Adriana Elini nuk u orientua nga tematika te medha sllogane, pllakate por beri pikturen e bashkohesise.
Nderroj jete ne vitin 1994 nga nje semundje e rende.
___________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 109-110 si dhe nje seleksionim i lajmeve dhe informacionit nga gazetat shqiptare “on-line” . Publikuar ne Facebook ne faqen me te njejten emer qe ne mars 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw