Profil i regjisorit Kristaq Dhamo (1933-2022)!

0
2470

Kristaq Dhamo (1933 – 2022) 
Regjisor, kritik arti, mban titullin e larte: Artist i Popullit.

Lindi më 20 Pril 1933 në Fier. Mbasi mbaroi Liceun artistik “Jordan Misja” ne Tirane per artet dramatike, vazhdoi studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest, Hungari.

Ne vitin 1956, filloi punen ne Kinostudio “Shqiperia e Re”. Gjate 1 viti 1957-1958 xhiroi filmin e pare shqiptare “Tana” , njekohesisht edhe filmin e pare te metrazhit te gjate te cilin e paraqiti si pune diplome ne Budapest. Se bashku me Gezim Erebaren xhiruan filmat dokumentare “Ne u dashuruam me Shqiperine” (1959); “Ansambli i Kengeve dhe Valleve” (1960); Po keshtu se bashku me regjisorin rus Juri Ozerov xhiruan filmin artistik “Fortuna” , bashkepunimi i fundit me kinematografine sovjetike.
Filmi i tij i pare qe beri jehone ishte “Vitet e para” (1965) i cili si film nderohet me Cmimin e Rrepublikes. Nga filmat e tij te mevonshem u dalluan sidomos “Mengjeze lufte” (1971); “Nga mesi i erresires” (1978); “Qortimet e vjeshtes” nderuar me cmim per regjine ne v. 1981, “Vendimi” edhe ky u nderua me cmim per regjine ne v. 1984, dhe “Bote e padukshme” (1987) qe u nderua me cmimin “Aleksander Moisiu” ne v. 1987.

Kristaq Dhamo realizoi gjithsej 11 filma artistike dhe 5 dokumentare.
Nder filma dokumenatare u dallua ai me titullin “Ata nuk vdesin”. Ne filmat me te arritur te regjisorit Dhamo, ka nje harmonizim dhe unitet ne mes brendise dhe formes artistike, ata dallohen per qetesine e kompozicionit pa thyerje te teperta linjash duke shmangur mbi ngarkesat dhe fragmentarizmin. Ka nje trajtim tregimtar pa shume digresione e kthime prapa, qe te komplikojne zhvillimin e ngjarjes. Dallohet per nje pune te kujdesshme me aktoret e dialog te kursyer duke u dhene nje vend te vecante edhe pauzave; per t`u dhene mundesi meditimi shikuesve qe te mbajne nje qendrim aktiv per ate qe shohin ne ekran.

Gjate xhirimit te filmit “Fortuna” . Prane tij aktori i madh i paharruari Pjeter Gjoka – A.P

Regjisori K. Dhamo ka nje merite te vecante ne kinematografine shqiptare si artist , pedagog, kritik, e udheheqes artistik i Kinostudios per shume vite me radhe. Ai ka dhene nje ndihmese te dukshme ne pergaditjen e nje numri te konsiderueshem kuadrosh, mesues i nje gjenerate te tere kineastesh, organizatore i shume kurseve pasuniversitare dhe themelues i Studios Krijuese prane Kinostudios Shqiperia e Re, prej nga u pergaditen kuadro te shumte te kinematografise, si regjisore, operatore, skenariste.

Duke qene per nje periudhe te gjate Udheheqes Artistik i Kinostudios, drejtoi me pjekuri profesionale Keshillin Artistik, Byrone e me vone redaksine e skenareve, diskutimet krijuese ne Kinostudio, Festivalet e Filmit Shqiptar etj.
Gjate veprimtarise se tij ai eshte marre edhe me kritike duke botuar disa artikuj problemore e studimore per ecurine e filmit dokumentare, regjine, dramaturgjine e filmit dhe ceshtjet e pergjithshme te kinematografise. Ai eshte gjithashtu edhe bashkeautore i disa skenareve te filmave artistike. Kjo krijimtari e tij eshte nderuar me Cmim Rrepublike, disa Cmime te dyta ne Festivalet e Filmit Shqiptar si dhe me Cmimin “A. Moisiu” per filmin “Bote e padukshme” (1987); U nderua gjithashtu me titullin e larte “Artisti Popullit” .

Ne prill te v. 2000 caktohet si president i Festivalit te 11-te te Filmit artistik, dokumentare dhe vizatimore duke u nderuar me Cimin e karrieres.

Nderron jete me 14 gusht 2022

Regji
Tana (1958)
Ne u dashuruam me Shqipërinë (1959)
Fortuna (1959)
Ansambli i këngëve dhe valleve (1960)
Detyrë e posaçme (1963)
Vitet e para (1965)
Ata nuk vdesin (1966)
Miqësi revolucionare (1967)
Koncert per nder te 26-vjetorit te Ushtrise (1968)
Mëngjeze lufte (1971)
Brazdat (1973)
Nga mesi i errësirës (1978)
Qortimet e vjeshtës (1982)
Vendimi (1984)
Ne udhet e reja te jetes (1985)
Botë e padukshme (1987)

Skenare
Tana (1958)
Ansambli i këngëve dhe valleve (1960)
Vitet e para (1965)
Qortimet e vjeshtës (1982)
Botë e padukshme (1987)
___________________
Kinematografia shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 108

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply