Në kujtim të operatorit Ilia Terpini (1938-2018) !

0
753

Ilia Terpini (1938 – 2018)
Operatori i Kinostudios “Shqiperia e Re”.

Nje jete te tere me syrin ne aparatin e xhirimit. Lindi me 25 dhjetor.
Mbaroi fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe u emërua mësues në shkollën 8-vjeçare në Aranitas të Mallakastrës. Me pas behet drejtor i saj.

Qe ne moshë të vogël, gjatë luftës italo-greke, i bie ne dore një aparat fotografik i vogël, që ia dhuron nje italian vëllait të madh te Ilias, në këmbim të një thëllëze.
Në shkollë të mesme në Korçë lidhet me fotografët, të cilët i mësuan se si ta përdorte aparatin. Atë aparat Ilia Terpini e përdori për pesë vjet, më pas merr nje aparat më të mirë dhe bie në kontakt me operatorin e parë shqiptar Mandi Koçi, i cili kishte xhiruar filmin “Tana”. Ky takim me Mandi Koçin, operatorin veteran te Kinostudios, do të ndryshonte rrjedhën e jetës së tij.

Ilia eshte shprehur se ishte ky mjeshtër i filmit shqiptar, që kur u njoh me albumet e tij të fotografive, ai i sugjeroi Ilias studiot e kinemasë. E kush nuk e ndërronte Aranitasin e Mallakastrës me Tiranën. Vërtet drejtor shkolle ishte Ilia, por Kinostudio ishte ëndrra e kujtdo. Dhe kështu karriera fillon…M. Koci e tërheq në Kinostudio dhe ai fillon te punoje me të si asistent në filmat “Debatik” e “Komisari i Dritës”. Me vone merr titullin operator dhe më pas punon me Viktor Gjikën dhe Dhimitër Anagnostin, që ishin dy regjisorë të mëdhenj e duke vazhduar më pas me të gjithë regjisorët që ka pasur Kinostudio.

Xhiron filmat “Ballë për Ballë”, “Mësonjëtorja”. “Dimri i fundit”, “Kush vdes në këmbë”, “I teti në bronz”, “Gunat përmbi tela”, “Kapedani” etj. Punoi fort me regjisorët Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, por nuk ia prishte askujt, tjetrit që kërkonte ta kishte në ekip.

Ilia ose Llui sic e therrasin miqte e vjeter te Kinostudios, ka zbuluar edhe disa aktore, qe madje disa nga ato do beheshin protagoniste. Keshtu pershembull eshte rasti i “Mimoza llastica” Zhaklinen , apo “Almen” e “I teti ne bronz” pikerisht Yllka Mujon. Me pas ai “gjen” per rolin e “Emes” Rajmonda Bulkun ne oborrin e politeknikumit, per te xhiruar filmin “Kercenimi”.
Ilia Terpini është i veçantë në llojin e tij. Në televizion nuk përtonte të jepte eksperiencën e vyer.

Vazhdoj deri ne fund të jetës i dashuruar thellësisht me kameran edhe pse vitet që mbante mbi supe duket sikur nuk ia lejonin, po aq pasionant sa dhe kohë me parë. Ai i rezistoi kohës, duke krijuar vlera të padiskutueshme në kinematografinë shqiptare.

Për punën e palodhur të tij është titulluar “Artist i merituar”. Mban “Medaljen e punës”, “Çmimin e Republikës’, “Medalione në 6 festivale të filmit”, “Çmim kombëtar për fotografinë artistike” por dhe Urdhrin “Mjeshtër i madh”.
Nderron jete me 13 korrik 2018 ne Paris
_________________
Kinematografia Shqiptare – qershor 2018. Teksti u rishikua ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here