Petrit Llanaj (1937 – 2000)
Aktor dhe regjisor i filmave dokumentare e artistike.
U lind ne qytetin e Vlorës më 2 janar 1937, në një familje me tradita patriotike dhe shoqërore. Mbaroi shkollen e larte per aktore ne “Aleksander Moisiu” ne Tirane dhe filloi pune me pas si pedagog ne Insitutin e Larte te Arteve.
Ishte shembull i madh për artistët që ndodheshin në hapat e tyre të para. Filloi interpretimin ne kinematografi qe ne v. 1967 ne “Ngadhenjim mbi vdekjen” si dhe ne disa filma te tjere me role kryesore. Ndër rolet e tij më të spikatura janë ato në filmat, “Njësiti gueril” (1969), si Agroni, apo në rolin e sekretarit të organizatës te “Ndërgjegja” në vitin 1972, “Fije që priten” i realizuar më 1976, ku ai interpretoi rolin e Petritit, “Dëshmorët e monumenteve” (1980) si Vangjo.
Ndërsa si regjisor Llanaj mban firmën në tre filma: “Një udhëtim i vështirë” në vitin 1977 (bashkeautore me Xh. Dafa), ku ai ishte gjithashtu dhe skenaristi i atij filmi, “Kur ndahesh nga shokët” në vitin 1986 dhe “Përsëri në pranverë” i realizuar në vitin 1987. Llanaj arriti suksesin ne karriere me filmin “Njësiti gueril” i vitit 1969, ku interpretoi rolin kryesor, Agronin, përkrah aktorit te madh Ndrek Luca dhe Drita Haxhirajt.
Regjisori dhe aktori Gezim Kame ka qene miku dhe bashkëpunëtori i tij, njekohesisht ata kane qenë bashkëstudentë në Institutin e Arteve dhe shok në konvikt. “Ishte vërtet një njeri me shpirt të madh”, do thotë Kame. Ja nje episod persa i perket censures rreth filmit “Njeriu i ditës” që mban vit-prodhimin 1985, me skenar të Vito Koçit dhe regji të Petrit Llanaj. “U përcaktuan sheshet e xhirimit dhe përfundoi shkrimi i skenarit tekniko-regjisorial, por filmi u pezullua nga Ministria dhe u hoq nga prodhimi. Arsyeja ishte se ndaj skenaristit Vito Koçi duhet të mbahej qëndrim izolues, sipas luftës famkëqe të klasave”
Petrit Llanaj është gjithashtu dhe regjisori i dokumentarit “Troku” (1984), me të cilin është nderuar dhe me çmim të parë.
Filma te tjere dokumentare ishin edhe: “Frymezimet e para” (1976), “ Nje kohe tjeter”, “Prane jetes , prane njerezve” (1975) etj. Ndahet nga jeta në 3 nëntor të vitit 2000, në moshën 63-vjeçare, ( rreth shkakut te vdekjes nuk thuhet ndonje gje me saktesi, madje ka burime qe japin vitin e nderrimite te jetes me 2001, si Abaz T. Hoxha ne Enciklopedine e tij, ose 2003 si Josif Papagjoni ne librin e tij Enciklopedike (?)
Filma: Dritat e qytezës – (1983); Dëshmorët e monumenteve – (1980)…Vangjo; Nje ndodhi ne Port (1980); Fije që priten – (1976)…Petriti; Ndërgjegja – (1972)…Sekretari i Organizatës; Njësiti guerril – (1969)…Agroni; Ngadhënjim mbi vdekjen – (1967);
Regjisor: Përsëri pranverë – (1987); Kur ndahesh nga shokët – (1986); Një udhëtim i vështirë – (1977)
As / Regjizore: “Nje ndodhi ne Port” – 1980;
Publikuar per here te pare qe ne janar 2013 ne “K.SH” Facebook. Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. Hoxha / f. 243 dhe jo vetem
Na ndiqni edhe ne: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw