Elida Janushi
Aktore e teatrit dhe kinematografise shqiptare.
U lind me 1 gusht 1953 dhe u rrit ne nje familje te madhe me emer e me tradita patriotike e intelektuale ne Vishocice, Devoll. Vajza e vogel e Anes dhe e Zyrdinit, pasi mbaroi shkollen 8-vjecare ne fshat, vazhdoi te mesmen ne gjimnazin e Bilishtit. Ajo bashke me motrat e medhaja te saja dhe me shume vajza te tjera te zones dolen vullnetare e shkuan per te punuar ne kombinatin e tekstileve ne Berat.
Ketu Elida mori pjese ne grupin e nje Teatri, ne ate rol qe kishte interpretuar me pare me grupin e Teatrit te Vishocices, ne Devoll.
Talentin e saj si aktore e zbulon artisti i popullit Naim Frasheri, i cili u kujdes edhe per vazhdimin e shkolles se larte per aktore ne Tirane, ku ajo e mbaroi shkelqyeshem.
Pas diplomimit si aktore ne ILA ne degen e drames ne vitin 1974 , emerohet ne Teatrin Popullor po kete vit. Aktivizohet ne fillim gjate studimeve te larta dhe me pas shume shpejt vajzes se re i besohen role kryesore e te rendesishem ne shume drama.
Ajo merr pjese ne shfaqje teatrore si psh “Lezja”, Shkurta ne “Duke u gdhire viti `45”; Leli ne “ Prometeu”; “Vershime Pranverore”, Mimoza ne “Doktori pacient”, “Fytyra e dyte”, “Luiza Miller”, “Romeo & Zhulieta” , Marjeta ne “Pallati 176”,”Nata e 12”, “Zonja nga qyteti”, “Rikardi i III”,” Karnavelet e Korces”, “Quo Svadis”, “Vdekja e nje komisioneri” ; Drita tek “Shkallet”; Marta tek “Motrat” ; Njera nga vejushat ne dramen “Kush e solli Doruntinen” (1989) etj. Ne Teater ajo ka interpretuar role kryesisht te dores se dyte por hera heres edhe ato kryesore. Natyrisht, roli qe u ngulit ne mendjen e spektatorit ishte ai i Marjetes tek “Pallati 176” .
Ne film deputon tek “Brazdat” ne vitin 1973 qe kur ishte studente. Me pas eshte mesuesja e Nertil Dulit ne filmin e mirenjohur ”Shoku yne Tili” duke interpretuar ne kete film nje rol realist pa sforcime e prirur drejt se thjeshtes;
Ka punuar me një plejadëe aktorësh që i vijnë rrallë skenës, ekranit, apo sheshit të xhirimeve me Korifejtë e teatrit si Mihal Popi, Kadri Roshi, Naim Frashëri, Prokop Mima, Sandër Prosi, Marije Logoreci, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, pa permendur dhe regjisorët.
FILMOGRAFIA
Brazdat (1973), Shoku ynë Tili (1981), Endërr për një karrige (1984),Shokë të një skuadre (1984), Tela për violinë (1987), Stolat në park (1988), Inxhinjeri i minieres (1990) TV i Vladimir Kases,Lamerica (1994), Po vjen ai (1999)
___________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua per here te pare ne gusht 2013 dhe u rishikua ne vitet vijues.
Referenca : “60 vjet Teatri Kombetar 1945 – 2005” f. 89
“Enciklopedi Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009, f. 198.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw