Sokrat Musha (1926 – 1997)

0
1055

Sokrat Musha (1926 – 1997)
Operator, “Artist i Merituar”

Lindi ne Tirane me 15 prill 1926, ku edhe kreu shkollen e mesme teknike.
Mori pjese aktive ne levizjen Antifashiste Nacional Clirimtare. Ne vitin 1947, kryen nje kurs dyvjecare te vecante per operator, ne Prage (Cekosllavaki). Filloi si kinooperatore prane Kinostudios “Shqiperia e Re” ne vitin 1949 duke u marre fillimisht me xhirimin e kinoditareve dhe filmave kronikale. Xhiroi filmin e pare artistik te metrazhit te shkurter, qe ne vitin 1957 ate qe njihet si “Femijet e saj” me regjisor Hysen Hakanin duke qene gjithashtu bashkeautore me M. Kocin ne xhirimin e filmit te pare shqiptare te metrazhit te gjate “Tana” (1958).

Ai ka qene edhe bashkeautore ne xhirimin e filmit te perbashket shqiptaro-sovjetik “Fortuna” (1959 me regjisoret K. Dhamo – Ozerov)
Sokrat Musha dha nje ndihmese te madhe sidomos ne kinematografine kronikale e dokumentare duke xhiruar si operatore rreth 160 filma, pervec suzheteve te kinoditareve. Nder filmat e tij dokumentare me te njohur jane “Vallzimi i shqipeve” (1960), i cili u nderua me nje Cmim Nderkombetare. Me pas mund te permendim: “Cajupi dhe Ndre Mjeda” (1966); “Gjergj Kastriot Skenderbeu” (1967); “Shkrime per Skenderbene” (1967); “Udhetim me detaret tane” (1971); “Trenistet” (1972); “Trenistet” (1972); “Myslym Peza” (1974); “Kenga partizane” (1974); “Ishte dikur nje legjende edhe Onufri” (1976); “Piktura shqiptare ne mesjete” (1980) etj.

Per vlerat artistike te filmave te tij i eshte dhene titulli i larte “Artist i Merituar”. Nderron jete ne Tirane nga nje hemoragji celebrale me 20 shtator 1997.
Filma dokumentare te tjere: kurora e gjelber – 1960; ne sherbim te shendetit – 1963; poema e te njezetmijve – 1966; biri i partise – 1967; toka te perterira – 1969; drini u thye – 1969; ekspozita e miqesise se madhe – 1970; ne portin e durresit – 1970; viktor eftimiu ne shqiperi – 1971; ekspozita shqiperia – 1971; bashkepunetore me artiste-1971; provat e para-1971; lajmetari i festivalit-1971; gjithmone ne rritje-1974; ansambli i korces jep shfaqje ne kosove-1975; drenazhi mi i tokes-1975; duart e arta te racionalizatoreve-1975, traktoristja dhe bakri yne-1975; sa me shume nafte atdheut-1976; njeriu i punes-1977; frymezim nga jeta-1977; urat kukesit – 1977; te rejat e tekstilisteve-1977; lumja ti moj shqiperi-1978; riza cerova-1978; lufton djali, lufton plaku, lufton mujo ulqinaku-1979; neper turqi me ansamblin e kengeve dhe valleve popullore-1979; ekspozita shqiperia sot-1980; riatdhesimi i ushtareve greke-1980; shtypi yne i luftes-1982 si dhe rreth 110 filma te tjere kronikale dhe dokumentare te xhiruar me bashkeautore te tjere kinooperatore bashke me disa dhjetra suzhete te kinoditareve.
_________________
Publikuar me pare ne faqen Kinematografia shqiptare ne Facebook – prill 2020 dhe rishikuar ne vitet vijues / Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 282-283.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here