Vani Trako (1923 – 2009) | Përkujtimore!

0
4277

Vani Trako
Aktor themelor i Teatrit korcar dhe i kinemase shqiptare | Kengetare!

Ka lindur ne 7 janar te vitit 1923 në fshatin Boboshticë të rrethit të Korçës . Qe ne moshe te re kur ishte 10- vjec ai filloj te kendoje ne festa te ndryshme ne Boboshtice aq sa banoret e pagezuan si “Bilbili i fshatit”. Ai gjithashtu qe ne moshe adoleshente per te ndihmuar familjen e tij bente pune te ndryshme. Në vitin 1937 fitoi konkursin për tu futur në Shkollën Teologjike “Jovan Banga” (Korçe) por me okupacionin fashist në 1939 shkolla u mbyll dhe ai nuk mundi ta vazhdoje. Shperngulet ne Tirane dhe varfëria e papunësia bëjne që Vani (18 vjeçar) në vitet 1940 – 1941 te punësohet aty ne kryeqytet. Aktivitetin artistik do ta vazhdonte dhe në formacionet partizane ku përkrahe pushkës ishte këngëtar i Korit Partizan te Komandës se Vendit (Kori i Divizionit te II).

 
          
 
 

Pas çlirimit në vitin 1945, transferohet në ansamblin e ushtrisë kur përveç korit merr pjesë dhe në grupin e teatrit me regjisor Sokrat Mio. Në dhjetor 1947 lirohet nga ushtria, kthehet në Korçe dhe atje aktivizohet me grupin teatral amator deri në vitin 1950, vit në te cilin krijohet teatri profesionist.

Në vitin 1950, në teatrin profesionist te Korçës luan kryerolin e pare te tij si Goduni me dramën “Përmbysja”. Aktiviteti i tij artistik shtrihet çdo vit duke vene në skene me qindra pjesë në shkolla, qendra punë, kooperativa, reparte ushtarake, Shtëpia e Pionierit dhe Pallati i Kulturës se Korçës. Disa nga shfaqet ku merr pjesë Vani ishin “Hijet e natës”, “Koprraci”, “Doktor pa dashka”, “Këneta”, “Ishulli i Afërditës”, “Dasme në lufte”, “Volpone”, e te tjera. Gjithashtu merr pjesë edhe në kinematografinë shqiptare me filmat “Tana” (1958) (filmi i pare shqiptar), “Yjet e netëve te gjata” (1973), “Rrugicat që kërkojnë diell” (1975), “Përballimi” (1976) dhe “Dëshmoret e monumenteve” (1980). Në vitin 1952 dërgohet në Moske me delegacionin kulturor shtetëror për vizite zyrtare. Me pas, rreth viteve ’60 emërohet drejtor i teatrit “Andon Z. Çajupi” te Korçës, vendim te cilin e kundërshton i motivuar me pasionin e tij për artin skenik. Në vitet ’70, si aktor dhe regjisor vendose në skene dy opereta me fëmijët e Shtëpisë se Pionierit për konkurrim kombëtar në Tirane: “Flutura” dhe “Vallja e Karançave”, ku për te dyja vlerësohet me flamurin dhe me çmimin e pare. Në teatër dhe kinematografi, ai do te punonte me dashuri dhe pasion duke treguar edhe talentin e tij deri në dalje në pension.

Nderkohe Vani Trako nuk ndahet nga kenga ai kendon dhe merr pjese në korin karakteristik korçar “Kori Lyra”, nga i cili nuk u nda me shume se kater dekada. Ai mori pjese gjithashtu në Korin e Kishës “Shën Ilia” dhe që nga viti 1998 organizonte edhe drejtonte Korin e Kishës “Shën Thanasi”. Ne repertorin e tij te kenges ishin ato me teme patriotike, këngët e memedheut, këngët lirike e satirike, te dashurisë për natyrën, vendin e njeriun.

Realizimet e tij aktoreske dhe aktivitet e ndryshme i kane sjelle Vanit vlerësime nga specialistet dhe spektatoret. Nga institucione te ndryshme është nderuar me medalje, urdhra si dhe me titullin “Artist i Merituar”.

Në 28 dhjetor te 2009, Vani ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare pasi vuante prej muajsh nga një sëmundje e pashërueshme. Vani është një prej gureve te rende që u vendosen në themelet e teatrit profesionist korçar.

Ne Kinematografi ai mori pjese ne filmat:
1958 – “Tana” / 1972 “Yjet e netëve të gjata” / 1975 – Rrugicat që kërkonin diell; 1976 – “Perballimi” / 1977 – “Flamur ne dallge” (Miku) / 1978 – “Me hapin e shokeve” (Babai i Sokolit) / 1980 – “Dëshmorët e monumenteve” (Gjyshi) / 1981 – Agimet e stines se madhe (xha Banushi)

Publikuar me pare ne dhjetor te vitit 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues
____________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here