Artisti i madh Dhimiter Orgocka (1936-2021)

0
4012

Profil i nje artisti te kompletuar qe shenderrohet ne vlere kombetare. 1936 – 2021, aktor dhe regjisor i shquar i kinematografise shqiptare e teatrit “A.Z Cajupi” – Korce.

“E di fare mirë se talenti dhe disiplina e çojnë një artist tek arritjet” – Dhimiter Orgocka – “Artist i merituar”

Ne ekranin e filmit deputon ne v. 1968 ne “Horizonte te hapura” ne rolin e Uranit, nje nder rolet me te spikatura te tij, misherim i heroit te popullit Adem Reka. Filmi i cili do te kete premieren me 12 mars te po atij viti. U linde më 24 Tetor të vitit 1936 në Korce.

Ka kryer studimet ne Universitetin e Tiranes per Gjuhe-Letersi. Pervecse actor ai ishte gjithashtu regjisor me karrierë të pasur në teatrin “A.Z. Çajupi” në Korçë, per 40 vjet karriere ka vënë në skenë 105 premiera në kete teater por edhe ne ate te Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj. Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime. Pra nje emër tashmë tepër i njohur i kinematografisë shqiptare dhe i skenes se teatrit. Vite të tërë pune si aktor dhe si regjisor lanë gjurmë në historinë artistike. Dhimitri është pjesë e një gjenerate të jashtëzakonshëm artistësh të mëdhenj që me ngjyrat bardhezi i falën plot ngjyra emocionesh publikut dhe spektatorit, që mbresat i ruan dhe sot të freskëta. Eshte bashkeshorti i te ndjeres, aktores tjeter te shquar korcare, Dhorke Orgocka.

Dhimiter Orgocka filloje te punoje si rregjisor fill pas shkolles, ne Teatrin A.Z. Cajupi” te Korces duke drejtuar qindra premiera e shfaqje . Puna e tij e pare si rregjisor ka qene “Shtepia ne rrugice” (1968) te Teodor Lacos. Ndersa roli i i tij i pare si aktor, gjithnje ne skenen e teatrit ishte ne dramen e Fatmir Gjates “Dashuria e madhe” ne rolin e Gjergjit.  Nga dramaturgjia e huaj ka vene ne skene si rregjisor vepra te tilla si tragjedine “Otello” te Shekspirit, “Volpane” e B. Jonson, “Opera per tre groshe” te Brehtit, “Ishin te gjithe bijte e mi” te A. Miler, “Tanja” te Arbuzovic. Ne vitin 1979 i dha nje forme dhe paraqitje klasike komedise “Kopraci” te Molierit, ku spikati nga ana tjeter, dinamika e veprimit, humori i gjalle, vertetesia ne njemendesimin e karaktereve sidomos ajo e Harpagonit te interpretuar nga Koco Qendro, dhe ajo e Frosines te luajtur nga bashkeshortja e tij, Dhorka. Ne vitin 2004 e rivendos ne skene po kete komedi me nje version rregjizorjal ku bie ne sy nje gjuhe me konvencionale. Me komedine “Zonjusha 39 vjece” te A. Saqellarasit , meriton vleresimin  si “Shfaqja me e mire” ne Festivalin Nderkombetar te komedise “Ballkan” Korce 2002.

Gjithashtu Orgocka ka promovuar duke vene ne skene per here te pare rreth 15 autore shqiptare me veprat e tyre origjinale.  Shquhet me komedine e mirenjohur te R. Pulahes “Zonja nga qyteti”, duke sjellur atmosferen e gjalle te jetes ne fshat, tipa me mbartje popullore si dhe perpjekjet per emancipimin e metejshem shpirteror e shoqeror te njerezve. Me pas i dha nje pamje epiko-dramatike shfaqjes “Maro Mokra” (1978) po te Ruzhdi Pulahs, me teme dhe subjekt nga Lufta Nacional Clirimtare . Regjizura e tij dallohet per tone epiko-heroike. Ai perdori nje mizanskene te tipit ikonik e statik, por shpesh sidomos ne komedi ajo thyhet  duke marre trajtat e nje levizje te gjalle  e me ritem. Vlereson shume konfliktin dhe mbartjen dramatike te personazheve, efektin, tensionin e brendeshem, ashpersine , perplasjet e forta tipare qe vihen re ne dramen “Me gjuhen e pushkes” (1974) te Hamza Minarollit, ose tek drama tjeter “Djemte e Bato Gores” (1976) te R. Pulahes. Po ashtu ai kembenguli ne dinamiken e veprimit dhe ne vizatimin e karaktereve sikurse shihet tek komedia “Shtepia ne rrugice” . Shfaqje kjo qe do te fitoje Cmimin e pare ne Festivalin Nderkomebtare te Teatrit “Ballkan” 2003.

Nderkohe si aktor nga veprat boterore ka interpretuar ne shume role kryesore, prej nga ku mund te permendim: “Otello” te Shekspirit; harpagoni ne “Kopraci” te Molierit; “Tartufi” dhe “Don Zhuani” ne komedite me te njejtat tituj po te Molierit , Alfieri te “Shkolla e grave” etj.

Ndersa ne ato kombetare mund te kujtojme Aleksin ne “Aleksi” te I. Urucit; Bato Gora ne “Djemte e Bato Gores”; Stavri Laren ne dramatizmin e romanit “Keneta” te F. Gjates etj…   Për probleme biografie të vëllait të vet, e larguan nga teatri dhe e dërguan të punonte në fabrikën e lëkurës.  Dhimbja ju shtua kur edhe e  shumëdashura e vet si bashkëshorte, Dhorkë Orgocka, u dërgua në prodhim. I është dashur të lerë skenën edhe për hir të  masivizimit të artit,  ka humbur role ngaqë duhej të punonte si rregjisor e të vinte  4 premiera në vit në pallatin e kulturës në Maliq.

Ne ekranin e filmit ka deputuar ne vitin 1968 ne “Horizonte te Hapura” ne rolin e Uranit, me pas role te tjera mund te permendim : Bato Kolaneci ne “Yje te neteve te gjata”; Togeri Antonio ne “Rrugicat qe kerkonin diell” etj.  Aty nga viti 1993 inicioi dhe nisi të drejtonte shoqatën kulturore “Iliria”  me të cilën vazhdon veprimtaritë edhe sot e kësaj dite. Festivalin ndërkombëtar të Monodramës e  filloi në Korçë  vite më parë, dhe mbetet drejtues i këtij aktiviteti të rëndësishëm skenik. Goditja më e rëndë e jetës do t`i vinte në vitin 2002 kur humbi gruan dhe partneren e skenës, Dhorkën.  Ne v. 2007, Qendra Kulturore ne Maliq, do te marre emrin e tij dhe ai vete titullin “Qytetare Nderi”.  Deri ne castet e fundit do te jete i pranishëm në aktivitetet artistike. Në Korçë, ose do të verë në skenë një pjesë teatrore, ose do të merej me festivalin e Monodramës.  Për meritat e tij, edhe Këshilli bashkiak i Korçës e ka votuar me titullin ” Qyterar Nderi”. Eshtë zgjedhur edhe Anëtar Nderi i shoqatave kulturore të Devollit dhe zonës së Gorës. Çmime kombëtare dhe ndërkombëtare gjithandej.  Ambasador i Paqes, dhe gjithashtu një ndër 100 intelektualët e vitit në 2014.

Ka fituar cmimin “Roli me i mire” ne Monodramen “Amok” te S. Zweig ne Festivalin e 8-te te Teatrove ne Kiew, Ukraine ne vitin 2005. Gjithashtu ka fituar cmimin “Grand Sulejman Pitarka” per drejtimin e drames “Dhenderr per Kristinen” te S. Demullit ne Festivalin e V-te te Teatrove Shqiptare ne Maqedoni “Dibra 2006”. Me pas ne vitin 2007 fiton Kupen ne Festivalin Nderkombtar te monodrames ne Vaclav te Polonise me  te njejtin monodrame “Amok” ashtu si dy vjet me pare.  Gjithashtu eshte nderuar “si Aktori i Europes” ne Festivalin Nderkombtar ne Oteshevo (Maqedoni).

Puna e tij e palodhshme në dekada, do të marrë vlerësimin e merituar nga dekorimi i presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani, pikërisht 2 dite me pare me 21 tetor 2016.

“MJESHTËR I MADH” me motivacionin: “Për ndimesën e jashtëzakonshme të dhënë në artin shqiptar,si aktor dhe regjizor i suksesshëm i dhjetra shfaqjeve të realizuara në skenën teatrale dhe kinematografike shqiptare”.

Nderron jete me 1 janar 2021, mbasi ndodhej  ne spital prej disa ditesh. Mban Titullin “Artist i Merituar”.


FILMAT: Horizonte të hapura – (1968)… Urani / Yjet e netëve të gjata – (1972), Bato Kolaneci / Rrugicat që kërkonin diell – (1975), Toger Antonio / Flamur në dallgë – (1977) (TV) / Pas gjurmëve – (1978), babai i Skenderit dhe Luanit / Gjeneral gramafoni – (1978), Zoti Misir / Asgjë nuk harrohet – (1985), Xha Fanja / Dasëm e çuditëshme – (1986), Riza Ostrovica / Përsëri pranverë – (1987), Damo Bregu / Njerëz në rrymë – (1989), Bani Bashari.

Aktiviteti ne Teatrin “A.Z. Cajupi” :
Shfaqjet me te mira si regjizor: Puna e pare si rregjizor ne “Shtepia ne rrugice” (1968);  / “Otello” te Shekspirit,
“Volpane” e B. Jonson, / “Me gjuhen e pushkes” (1974) te Hamza Minarollit / “Djemte e Bato Gores” (1976) te R. Pulahes / “Zonja nga qyteti” e R. Pulahes, / “Maro Mokra” e R. Pulahes / “Opera per tre groshe” te Brehtit,  / “Ishin te gjithe bijte e mi” te A. Miler,  / “Tanja” te Arbuzovic. / “Kopraci” te Molierit e rivene ne skene ne v. 2004 / “Zonjusha 39 vjece” te A. Saqellarasit / “Qyteti i akuzuar” etj.

Disa nga rolet me te spikatura si aktor:
Roli i pare ne “Dashuria e madhe”
Otello ne “Otello” te Shekspirit;
Harpagoni ne “Kopraci” te Molierit;
Tartufi ne “Tartufi” dhe Don Zhuani ne “Don Zhuani” komedite me te njejtat tituj po te Molierit ,
Alfieri te “Shkolla e grave”
Aleksi ne “Aleksi” te I. Urucit;
Bato Gora ne “Djemte e Bato Gores”;
Stavri Laren ne dramatizmin e romanit “Keneta” te F. Gjates
etj .


Publikuar per here te pare ne Tetor 2016 –  “Kinematografia Shqiptare” – Facebook. Referenca: Portale te ndryshem shqiptare, intervista te aktorit ne keto portale, 2006-2015-2016. / Pjese nga libri “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / Papagjoni. J / f. 332-333.

#DhimiterOrgocka

Na ndiqni edhe ne:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here