Aktori i humorit Met Bega (1946-2015) | Përkujtimore!

0
3676

Met Bega (1946-2015)
Aktor i shquar i humorit shqiptar dhe i estrades se Tiranes!

Lindi ne Tirane me 7 Gusht 1946. Qe heret bie ne sy per prirjet e tij te natyrshme me kah nga humori duke qene i aktivizuar ne levizjen teatrore amatore te qytetit. Per here te pare ne skene shfaqet me amatoret e shkolles dhe artit ne Teatrin e Tiranes. Pikerisht ishte talenti i tij natyral qe e solli ne skenen e Estrades se Tiranes si aktor profesionist.

Me kete estrade ai behet shume i njohur me rolet dhe skecet e interpretuara ne vite. Karriera e tij artistike ne skene perbehet prej mese 40 vitesh aktivitet, ku pjesen me te madhe natyrisht e ka me Estraden e Tiranes. Ishte pjese dhe njeri nga elementet me kryesore te kesaj Estrade. Met Bega i perket plejades se arte te aktoreve te gjinise se humorit, sidomos te Estrades se Tiranes ku benin pjese emrat e medhenj si Skender Sallaku, Melpomeni Cobani, Vasillaq Vangjeli, Vegim Xhani, Veli Rada, Kosta Kamberi etj

Skecet e interpretuara dhe karakteret e krijuara nga ai jane te panumerta, sidomos mbas viteve `90-te ku se bashku me aktoren tjeter Marjana Kondi formojne nje duet humori te papermbajtur. Gjate kesaj periudhe kohore Met Bega eshte prezent ne shume grimca humoristike, komedi e skece te ndryshme ku me batutat dhe humorin e tij theres per kohen e ndryshimeve qe kalon vendi , do te mbeten te pashlyera tek mbare spektatori shqiptar.

Me pas ai do te behet pjese e nje formati humoristik ne Televizionin “Tirana Tv”. Aktori Bega ka luajtur edhe ne disa Filma Artistik.

Deputon ne “Dy herë mat” ne vitin 1986, per te vazhduar me pas ne komedite “ Tela për violinë” (1987); Stolat në park (1988) dhe “Edhe ashtu edhe kështu” (1989).

Aktori i mirënjohur Bega ka marrë disa çmime, mes tyre eshte nderuar ne vitin 2010 me urdhrin “Naim Frashëri i Artë” .

Nderron jete me 21 Prill 2015 ne moshen 69-vjecare mbasi vuan per nje kohe te gjate qe nga fillimi i 2000-shit nga semundja e parkinsonit.
_______________________________
Publikuar per here te pare ne “Kinematografia Shqiptare” – Facebook Prill 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here