Tragjedia e “Heysel” që nuk ndaloi dot zhvillimin e ndeshjes!

1
377

Ngjarje nga fushat e futbollit dhe histori kampionesh te pa ngjashme njera me tjetren.

“The show must go on”, titullohet nje kenge e grupit legjendar “Queen” e shkruar nga kitaristi i ketij grupi Bryan May ne vitin 1991. Kënga tregon përpjekjet e këngëtarit Freddie Mercury që vazhdon të performojë pavarësisht se i afrohej fundit të jetës së tij, megjithëse diagnoza e tij me HIV/AIDS nuk ishte bërë ende publike, e pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme në media që pretendonin se ai ishte i sëmurë rëndë.

Keshtu eshte edhe ngjarja ne stadiumin “Heysel” ne Bruksel ne pragndeshjen finale te Kupes se Kampioneve ne vitin 1985 ne mes Liverpulit dhe Juventusit.
Pamvaresisht tragjedise se kobshme dhe permasave te saja qe po ndodhnin, ajo ndeshje duhej te zhvillohej dhe te luhej deri ne minutat e fundit pamvaresisht se shume prej tifozeve, sidomos nga pala italiane, kishin humbur jeten dhe nuk e merrnin dot me mend se 29 maji i atij viti do te kishte qene per ata dita e fundit e jetes se tyre, pikerisht nga nje ndeshje futbolli!!!

Keshtu pra, pamjet, qe tregonte kanali televiziv Rai, te linin pershtypjen e nje beteje lufte. Barrela, trupa te pa jete, mure dhe shkalle te shembura.
Nje kasaphane!

   

   
Brenda ne shkallet e stadiumit njerezit po vdisnin.
Brenda ne tribunat e stadiumit ka njerez qe nuk po kuptojne se cfare po ndodh.
Edhe perbrenda jetes, shfaqja duhet te vazhdoje si ne kete rast e vlefshme per nje ndeshje finale futbolli ashtu si festivali i vdekjes se Luigji Tenkos ne vitin 1968.

Luigji Tenko, ishte kengetari qe u gjet i vetvrare ne nje nga dhomat e hotelit ne San-Remo

Kengetari i cili u gjend i vdekur ne dhomen e hotelit gjate zhvillimit te festivalit te mirenjohur “San-Remo”……edhe atehere shfaqja pati vazhduar!

Dhe ja ndeshja u zhvillua nen te njejtin motiv “The show must go on” .
Juventusi fitoi 1-0 me nje penallti te paqene. Bonjek pengohet jashte zone dhe Platini e kthen 11-metershin ne gol, e pak a shume edhe ne nje ngushellim te vogel per tifozerine italiane.


Ne kete rast, pak kujt i intereson te festoje ose te bej analizen e fitores per skuadren italiane, e cila ne shumicen e rasteve ne vecanti ne Serie “A” ka ditur t`ja dale mbane.
Por kjo eshte nje histori tragjike te cilen do e tregojme ne vijim.

Tragjike!

Atehere a mos eshte me mire te ndalosh dhe te reflektosh te pakten para vdekjes sepse askush nuk mund te kuptoje dot dhimbjen e madhe te tjetrit pa e provuar vete?!

Perkundrazi 29 maj 1985 eshte nata ku barrierat e stadiumit u kthyen ne barrela, kepuce te humbura, shkopinj, dhe sende te tjera, kangjella te shembura, grumbull guresh si monumente per disa qe ate nate nuk do te ktheheshin kurre me ne shtepite e tyre.

Nje kronike e Rai-t te kohes e fillon tregimin keshtu: “Cdo gje filloi kur nje grup i tifozeve te eger te Liverpulit u drejtua nga tifozeria e Juventusit….” / “Shikohet nje grumbull kufomash…ne mes tyre ka edhe femije….o Zot”

39 tifoze, pothuajse te gjithe italiane kane humbur jeten atje ne sektorin “Z” te Heysel . Shume familje apo grupe miqesh kane siguruar biletat ne kete sektor qe ne fakt kishte qene i destinuar per publikun belg. …..


Ne sfond sikur degjohen vargjet e kenduara nga F. Merkuri:

“Empty spaces, what are we living for? / Abandoned places, I guess we know the score, on and on / Does anybody know what we are looking for? / Another hero, another mindless crime / Behind the curtain, in the pantomime / Hold the line / Does anybody want to take it anymore? / The show must go on, yeah / Inside my heart is breaking / My makeup may be flaking / But my smile, still, stays on….”

Per te ndare tifozerite ne kete stadium te ndertuar qe ne vitet `30 ndodhej nje rrjete teli dhe vetem…… pese police!
Kur, nje ore perpara fillimit te ndeshjes, nje ish ushtarak anglez i sapo ardhur nga lufta per ishujt Farkland , Malvine, drejton grupin e huliganeve kunder tifozeve te Juventusit, ne ate moment askush nuk mund te beje asgje.
Komentatori i shquar sportiv italian Bruno Pizzul, i caktuar te beje kroniken e ndeshjes thote: “Tribuna e destinuar per tifozet e Liverpulit eshte pothuajse boshatisur e tera sepse pjesa e madhe e tyre jane drejtuar nga juventinet. Me pas ka shperthyer beteja ne mesin e tyre mbasi ne tere ate baterdi jane rrezuar edhe disa kangjella rrethuese duke hapur nje shteg qe shume nga spektatoret te zbritnin ne fushen e lojes”

Ne vitrine eshte trofeu me i rendesishem i klubeve te europes , Kupa e Kampioneve. Juventus luan finalen e saj te trete. Dy te parat kane qene zhgenjim. Eshte si te thuash shqiptarshe “e treta e verteta”! Duket si nje mallkim, por sporti dhe futbolli ne kete moment para jetes se njeriut as qe llogaritet fare.

Por boset thone: “Show must go on”!
Megjithate ndeshja do te zhvillohet vetem mbasi te sigurohet rendi publik!

Ja dhe dy kapitenet e skuadrave, Gaetano Shirea dhe Fil Nill dalin ne fushe dhe u drejtohen publikut nepermjet altoparlanteve……
Tamam, “the show must go on” / “Inside my heart is breaking
My makeup may be flaking / But my smile, still, stays on….”

Ne fakt asnjeri nuk e di arsyen e vendimit per te zhvilluar ate ndeshje ne kundershtim me viktimat. Vetem policia vendase dhe drejtuesit e UEFA-s e dine ate. Pjesa e publikut ne tribunen “Z” nuk kupton asgje, perkundrazi.

Gazetari dhe i derguari i Rai-t per ate ndeshje Gianmarco Trevisi tregon:
“Me kujtohet, qe zerat e dy kapiteneve e qetesuan disi turmen e cmendur, ose te pakten keshtu u krijua pershtypja. Por ajo qe po arsyetonim ne mes kolegeve ishte se nese ka te vdekur ndeshja nuk mund te zhvillohej kurrsesi”

Por….

Brenda jetes ne boten e sistemit kapitalist boset vendosin: “the show must go on”!
G. Trevisi vazhdon: “Perkundrazi mesuam dhe e pame me syte tane qe kishte te vdekur kur po ktheheshim me autobuse per ne Torino . Ne mengjes kur ndaluam ne autostraden e pjeses se Parisit u komunikuan familjaret per humbjet dhe vetem ne ate moment te gjithe cfare ishin ne autobuzin ku ndodhesha une filluan te perceptonin dicka nga tragjedia”

“Mirembrema! Ne dhomen mortore te Brukselit gjinden 39 kufoma nderkohe ne spital jane 268 te plagosur prej te cileve disa shume rende. Ne te njejten kohe, policia ne Torino eshte ne nje mision. Kamera jone ndodhet atje dhe si gjithmone ne raste te tilla duhet lajmeruar nje familje: bashkeshorti, babai nuk do te kthehet me” – Kjo eshte nje pjese e kronikes se “TG – telegiornales” se mbremjes!

     

Ne dhomat e zhveshjes perkundrazi lajmi mberrin por i deformuar. Flitet per nje te vdekur ndofta e shumta dy, por kurrsesi jo per dhjetra qe numerosheshin ne te vertete.
Platini ishte nen dush kur UEFA ben komunikimin qe te dyja skuadrat duhet te zbresin ne fushe.

“The show must go on”

U thuhet se eshte rreziku qe te dyja tifozerite mund te hyjne ne kontakt kunder njera tjetres dhe vetem topi mundet te evitoje nje gje te tille. Jo vetem kjo, por shfaqja nuk duhet te ndaloje, keshtu e mendon UEFA dhe “Eurovizioni” qe ka vendosur te transmetoje ndeshjen……

“E kam ditur qe ndeshja do te zhvillohej por nuk kam mundur tua komunikoj publikut. Si mendoni se do te ndihej nje nene e cila meson se ka humbur njerin nga dy djemte e saj dhe fatin e tjetrit te paditur akoma”? Do te thote gazetari Bruno Pizzul kohe me vone.

Vete Pizzul nuk do te shprehe as emocionin me te vogel , kur Platini do te shenoje 1-0 . Ne fund te ndeshjes telekronisti italian do thote: “Per kete fitore feston tifozi, sportivi por jo njeriu me shpirtin e lenduar …..Megjithate tifozet e Juventusit i leshohen entuziazmit dhe gezimit per fitoren e tyre dhe teksa i degjon , oh sa dhembje”!

Nje grup hajvanesh festojne ….cfare mbeti aty ate nate per te festuar?

Ishte nata kur barrierat e “Heysel” u kthyen ne barrela, dhe trofeu iu dha fituesve pa ceremoni ne dhomat e zhveshjes, pa pranine e gazetareve dhe televizioneve.

   

Ishte nje gje cinike te transmetohej ajo ndeshje, te mos shikohej fare ne televizion….

“Ekzistonte nje ide e tille qe te mos transmetohej ne tv, por cfare do te thuhej ? Te nderpresesh komunikimin ne ate moment krej papritur do te thote te vendosesh ne panik mijera e mijera persona ne itali. Mua me thane nga regjia, te mos insistoi shume ne historine e te vdekurve, sepse situata ishte duke u krijuar e tille, nje panik i madh, preokupim…..” do te vazhdoje deshmine e tij B. Pizzul.

Lojtaret e asaj skuadre fituese nuk flasin me deshire per ate nate. Ata thone se nuk ka asgje per te shtuar kur cdo gje tashme eshte thene. Nje ndjenje faji qe Platini nje dite do t`a konsumoje ne nje batute si autokritike elegante : “Kur akrobati rrezohet, hyjne kllounet”

Nuk eshte e vertete qe koha fshin ndjenjen e fajit dhe kjo vlen per te gjithe.
“Cirku” nuk ishte ndalur as 18 vjet me pare ne San – Remo kur kengetari Luigji Tenko kendonte “Ciao amore ciao” nje nate para se te nderronte jete ….festivali vazhdoi dhe ne fund trofeu iu dha fituesit .
“Guardare ogni giorno / Se piove o c’è il sole
Per saper se domani / Si vive o si muore
E un bel giorno dire basta e andare via / Ciao amore” – keto ishin vargjet e asaj kenge profeci ne fatin e kengetarit te ndjere qe u vetevra ne dhomen e hotelit.

Dhe prap as atehere vdekja nuk mundi te ndale festivalin San – Remo ne nje bote te modernizuar dhe “qyteteruar” ku humbja tragjike e jetes se njeriut, faktikisht eshte nje denim per gjithe shoqerine, ambjetin qe e rrethon, per te gjithe ata qe jane pjese e nje bote qe i ka gllaberuar dhe nuk i ndalon me! Cinizmi dhe marrezia nuk u ezauruan vetem gjate asaj nate.

Gjuzepina Konti nga Areco, vdiq ne moshen 17 vjece. Institucioni shendetesor belg ne Bruksel i kerkoi familjes se saj nje rimbursim per shpenzimet e ambulances. Ta pret mendja, ne boten kapitaliste asgje nuk eshte falas , sidomos shendetesia kushton sa qimet e kokes.

Ne shume stadiume te Serie “A” tifozet dhe te pranishmit filluan protestat ne adrese te kasaphanes qe kishte ndodhur duke cituar me ze te larte “Heysel”, “Hysel”, “Heysel” – Bruksel.

              

 

Gazeta “Sporti Popullor” – 4 qershor 1985 (f. 4)

 Ne nje mur ne Rome u shfaq nje parulle e madhe 20 metra e gjate ku shkruhej: “Perendimi, ne Bruksel minus 39” (L`estero, Bruksel, meno 39). E vertete qe u fshi mbas dy oresh, por tashme po bente gjiron neper mediat e botes mbare. Pusi i erret i cinizmit nuk ishte vetem ne ate stadiumin e Brukselit, por “spektali” ishte i pranishem edhe ne te tjeret qe nuk ndaloheshin.

Dhe ja perseri kenga e Queen: “Show must go on”
“Miqesia” lexohej perkundrazi diku vetem ne targen e zbuluar te stadiumit “Liverpool” nen stemen e dy klubeve qe luajten ate ndeshje te “mallkuar”.

Perqafimet nuk sjellin ne jete askend, megjithate mesojne shoqerite te jetojne me mire dhe te ndihen disi me miqesor.

Foto reportazh i tragjedise ne Heysel te Brukselit

      
     
      
      
                       
   
   
     
   

TABELA
29 maj 1985 
Stadiumi “Heysel” ne Bruksel
Ne pranine e 58.000 spektatoreve
Juventus – Liverpool 1-0
Arbiter: Daina (Zvicer).
Shenues: Platini (60` pen.).

Zevendesimet:
(Juventus) Briaschi per Prandelli (85`), Rossi per Vignola (89`) 
(Liverpuli) Lawrenson per Molby (2`), Walsh per Johnston (46`) 

JUVENTUS:
Tacconi – Favero, Brio, Scirea, Cabrini – Tardelli, Bonini, Boniek, Platini – Rossi, Briaschi. Tr. : Giovanni Trapattoni.
LIVERPOOL:
Grobbelaar – Neal, Lawrenson, Hansen, Beglin – Nicol, Dalglish, Wark, Whelan – Rush, Walsh. Tr : Joe Fagan.

             

Nga Pjerin Bj.
(C) Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 2 gusht 2023.
________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
Materiali dhe informacioni i perdorur ne ndertimin e ketij shkrimi: “I numeri primi” emisioni i F. Gracianit ne Radio Rai.
Gazeta dhe media e ndryshme boterore on line per rastin e “Heysel”. Fotot u nxoren nga nje kopje e videos se ndeshjes finale 1985 dhe “courtesy of Google”


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

1 COMMENT

  1. Howdy! This is my first visit to your blog! We are a group of volunteers and starting a new initiative in a community in the same niche. Your blog provided us valuable information to work on. You have done a outstanding job!

Leave a Reply