Anverse 1920 – Një finale e pa përfunduar asnjëherë!

0
120

Vizion Sportiv ne rubriken:
“Ngjarje nga fushat e fubollit. Histori kampionesh pa ngjashmeri me njera tjetren”.

Jane Lojrat Olimpike dhe ne turneun e futbollit Belgjika dhe Cekosllavakia ndodhen ne finale per medaljet e arta. Nje flamur i Prages terhiqet me dhune poshte dhe behet copa!

I
Lufta dukej se kishte perfunduar qe dy vjet por prap ndihej se akoma nuk kishte marre fund gjithcka. Lendimet, dhembja, dhe inati i akumuluar ne ato 4 vite, nuk ishin ezauruar akoma as pas Traktatit te Paqes,

Eh, cfare paqe?!

Dokumenti i firmosur ne Versaje, kishte shperndare fajet dhe imponuar sanksione, ne vend qe te ndertonte ekuiliber ne mes vendeve te Euopes. Ai traktat kishte krijuar shkaqe per lindjen e nje lufte te re boterore edhe me shkaterruese qe aty kur u vendos, ne pak a shume se 20 vjetet qe do vinin.

E mandej ishte edhe makina e propagandes qe ne kete klime te renduar nga lendimet dhe urrejtja, nuk kishte ndaluar asnjhere te ekzagjeronte gjerat, duke bere te voglen te madhe dhe fshehur te verteten e duke shtuar dhembje te tjera.

Lojrat Olimpike e vitit 1916 ishin caktuar te zhvilloheshin ne Berlin. Organizimi i tyre megjithate nuk kishte mundur te ndalohej me shperthimin e luftes se pare boterore ne veren e vitit 1914, sepse ketu ne zemren e nje Europe te percare nga konfliktet qe kishin rrenje te thella dhe te gershetuara tamam si ato te nje peme shekullore, perceptimi ishte se shpejt do vinte ajo perplasja e madhe, e qe do te kishte zgjatur as sa per kohen e nevojshme per te sistemuar gjerat ne vendin e duhur.

Ne Europe nuk kishte qeveri dhe opinione qe parashikonin se konflikti do te jete i shkurter dhe i suksesshem ne sistemimin e gjerave.

Megjithate nuk ndodhi ashtu.

Perkundrazi ajo nuk ishte e shkurter dhe “e suksesshme” per te vene gjerat ne vend, por kishte hedhur themelet e konfliktit dhe te urrejtjes edhe ne zemrat e shume njerezve. Kur bota do ta kuptonte, Lojrat e Berlinit do te anuloheshin.

Motoja qe citonte “Me e rendesishme eshte pjesemarrja” do te kishte efektin e bashkimit ne Olimpiaden e Anverses me 1920. Belgjika dhe mbi te gjitha Anversa, nuk ishin vende si te tjera kur behej fjale per Luften e Pare Boterore.

Kishte ndodhur ne javet e para te konfliktit kur Gjermania kishte vendosur qe per te sulmuar Francen duhej te kalonte permes territorit te Belgjikes neutrale me ushtrine e saj.
Ne fakt Franca dhe Gjermania kishin mijera kilometra kufi ndares ne mes tyre keshtu qe mundeshin fare mire te lanin hesapet e tyre pa terhequr ne kete mesele nje vend te trete.
Aq me teper qe nje vend neutral si Belgjika nuk mund te lejonte fqinjin e tij ne lufte te kalonte nepermjet territorit , fare prane dritareve te shtepise se saj .

Vetem atehere kur Belgjika u pergjigj “qe jo, nuk mund te behet kurrsesi nje veprim i tille”, reagimi i ashper i Gjermanise ishte ajo qe mund te imagjinohej, sepse objektivi sic e dinin te gjithe , nuk ishte rruga me e shkurter drejt Parisit, por te zinin pozicionet ne Kanalin e La Manshit, perball bregut te “armikut” anglez .

Gjithsesi keshtu, vendi i vogel neutral u pushtua dhe qyteti i Anverses qe me fortifikimin e saj prezantonte njerin nga bastionet e mbrojtjes dhe sigurise kombetare , u rrezua.
Ne lidhje me kete, historiografia do te perdor nje perkufizim tejet te ashper per te pershkruar ngjarjen : “Perdhunimi i Belgjikes”!

Ne anen e gjermaneve okupues, ishin edhe ushtaraket e Perandorise Austro-Hungareze, dhe keto nuk ishin vetem austriake dhe hungareze, por arrinin nga cdo ane e kesaj perandorie e cila ne vetvete ishte nje mozaik gjuhesh dhe kombesish.
Por ajo me e rendesishme per tregimin tone, eshte se ne vjeshten e vitit 1914, Anversa dhe Belgjika , tashme ishin ne dizpozicjonin e Gjermanise dhe Perandorise Austro-Hungareze.

FOTO NGA CEREMONIA E HAPJES SE LOJRAVE OLIMPIKE NE ANVERSE 1920

Ne Anverse, ne veren e Lojrave Olimpike te vitit 1920, gjashte vite mbas atyre fakteve historike, askush nuk kishte harruar.
Gjermania dhe Austria kishin humbur luften dhe si humbes ishin detyruar ndofta edhe formalisht te mbanin pergjegjesine qe kishin provokuar konfliktin.
Per kete arsye, atletet nga Gjermania dhe Austria, Hungaria madje edhe Bullgaria e Turqia, u lane jashte ketyre lojrave olimpike.

Ne harten e Europes, Gjermania dhe Austria nuk ishin me ajo perandoria para luftes. Austria dhe Hungaria u dezintegruan dhe ne territorin e tyre “linden” disa shtete . Keshtu e “sapo lindura” Cekosllavakia, u ftua ne lojra.
Cekosllavakia nuk kishte qene ajo qe kishte sulmuar Belgjiken dhe Anversen ne v. 1914, megjithate bashkeqytetaret e saj kishin marre pjese dhe kishin luftuar me anen e kundert te invazorit. Dhe kjo perbente nje mekat origjinal, qe asnje pagezim, falje, apo larje, mund te ishte ne funksion t`a fshinte ate.
Bota do te vihet ne dijeni tamam ne diten e finales se madhe te turneut te futbollit ne keto lojra.

II

Belgjike – Cekosllavaki, nje sfide qe “hidhte kripe” ne nje plage te pa mbyllur ndonjehere.
Jo vetem lufta boterore por edhe lojrat e Anverses u zgjaten me shume se parashikimi.

Garat u zvarriten perreth 5 muaj!

Ne mesin e te cilave ne mbyllje ishin ndeshjet e turneut te futbollit. Cekosllavakia ishte surpriza qe kishte mundur te avancoje deri ne finale. Pikerisht ajo ishte nje skuader e re, dhe sepse ishte hera e pare qe shfaqej ne nje turne nderkombetar. Cekosllavakia i perkiste asaj shkolles se futbollit te Europes Qendrore qe kishte nxjerre talente premtues dhe nje loje te bukur. Dhe ja pikerisht ne kete turne ajo kishte shfaqur nje futboll efikas por edhe te rende fizikisht. Ne fazen e pare te turneut ajo jo me kot kishte mposhtur
Jugosllavine 7-0; 4-0 Norvegjine dhe 4-1 Francen.

Aspekte nga ndeshjet e turneut olimpik – Anverse 1920

Kjo ashpersi kishte rindezur tek publiku vendas belg disi kujtimin e ushtareve te perandorise qendrore qe ne vitin 1914 kishin shkelur si dhunues Belgjiken neutrale dhe rrethuar Anversen.

Ideja e nje fitoreje te Belgjikes ndaj Cekosllavakise kishte marre formen e nje hakmarrje ne fushen e lojes se futbollit. Kjo dukej qarte sepse perbrenda atyre njerezve qe kishin pesuar agresionin , zemerimi ishte shume i madh.

Gazetat qe nuk kane harruar artin e propagandes qe ne kohen e luftes, ia filluan serish te trumbetonin: “Nuk merret parasysh qe Cekosllavakia nuk eshte tamam vendi agresor, por njerezit ama qe kishin qene pjese e asaj perandorie ne Europen qendrore….”

Gjyqtari Luis dhe dy kapitenet e skuadrave.

Ne drejtimin e ndeshjes caktohet njefare Gjon Luis (John Lewis), i kombesise angleze, nje zoteri i qete , 65 vjecar qe ne karrieren e tij ne mes te tjerave mbante edhe drejtimin e nje ndeshje nderkombetare para olimpike, pak kohe me pare, tamam ne Prage, ku edhe u sulmua fizikisht nga suporters vendas.

Andaj cekosllavaket e hollen poshte kandidaturen e tij ne finale, duke pretenduar se gjyqtari Luis nuk do te jete ne gjendje te drejtoje ndeshjen me objektivitet.

Nje ndeshje qe pati kulmuar me nje agresion, por i shkreti Gjon Luis, e kaloi disi fale kembeve te tij , jo aq ne gjendje por qe pergjigjen mire instiktit te mbijeteses.

Per skuadren e Cekosllavakise, eshte e qarte qe klima e ambjentit atje nuk eshte tamam ajo e shpirtit olimpik, ose mbase ne kuptimin qe per Cekosllavakine, me rendesi eshte vetem pjesemarrja, se per te fituar , faktoret dhe mundesia shfaqen te pakta.

Gjyqtari i ndeshjes finale, anglezi Luis po diskuton me dy kapiten e skuadrave.

Ne kete 2 shtator te vitit 1920, ne Anverse, ne tribunen e stadiumit me kapacitet prej 40.000 vendesh, eshte i pranishem edhe Gjon Langenus , qe do te hyje ne histori sepse ne vitin 1930 do te jete arbitri i finales se pare te Kupes se Botes ne Uruguaj.

Pikerisht do te jete ai qe do tregoje dicka per kete ndeshje:
“ Tifozet kishin arritur te kalonin pengesat. Ata ishin shume me teper ne numer ne krahasim me kapacitetin e impjantit sportiv , dhe per kete ishin derdhur ne pisten rreth kufijve te fushes”.

Ne te vertete stadiumi u mbush tejet kapacitetit te tij qe dy ore para fillimit te finales.
Krijohet menjehere nje kordon mbrojtes me ushtare te armatosur. Detyra e tyre ishte te ndalonin pikerisht turmen e njerezve te hynin ne fushen e lojes.
Ne realitet, ushtaraket belg, qe ishin te njejtet ato qe deri pak kohe me pare kishin luftuar kunder ushtareve gjermane e austriake, nuk kufizohen te mbajne rregull vetem duke perdor forcen e uniformes se tyre. Ne cdo rast qe nje lojtare cekosllavake eshte gadi per nje gjuajtje, isultojne dhe tallen ose akoma me keq, drejtojne tyten e pushkes andej nga ata, per t`i bere te kuptojne klimen rrethuese.

Ne nje ambjent te tille nuk ka asnje te papritur, kur ne minuten e 6-shte, Belgjika kalon ne avantazh me anen e Robert Coppee.
1-0!
Ishte nje penallti qe sipas cekoslovakeve u sinjalizua nga nje vendim i paqarte (te themi keshtu) nga z. Gjon Luis!

Goli i pare i Belgjikes shenuar me penallti.

Që nga ky moment loja u bë e ashpër, e rëndë, rrënqethëse, plot inat dhe hakmarrje, ndërsa publiku i nxiti të preferuarit e tyre në ekstremizem. Arbitri u përpoq të “shtypte” rastet më të ashpra, më të dukshmet nderkohe qe kapiteni çekosllovak, Karel Kada, një nga mesfushorët më të mëdhenj të qendrës në histori, protestonte fuqishëm disa herë.

Mandej vjen goli i dyte me anen e Rick Larnoe, qe gjithmone sipas lojtareve te Cekosllavakise ishte ne pozicion jashte loje!
2 – 0!

Aspekte nga ndeshja finale – 1920 Belgjike – Cekosllavaki 2-0

Belgët e dyfishuan epërsinë pas 30 minutash mes gëzimit të turmës dhe ndeshja dukej se po shkonte drejt një niveli të pranueshëm normaliteti, kur ndodhi e pariparueshmja.

Me e keqja gjithsesi ndodhi ne minuten e 39-te gjithnje te pjeses se pare. Kesaj radhe nuk ka asnje gol, por nje perjashtim te yllit te Cekosllavakise Karel Steiner, per nje faull ne mesfushe!

Kishin mbetur edhe gjashtë minuta drejt fundit të pjesën se parë, kur sulmuesi Coppee, ne nje sprint me topin, u godit fort nga Steiner dhe u rrëzua në tokë në mënyrë dramatike, tamam si te ishte goditur nga rryma eletrike.

Turma shpërthen në një zhurmë skizofrenike….

Arbitri e largon çekun pa hezitim.
Nderkohe qe Karel Kada proteston sërish dhe duke u përplasur perseri me indiferencën e arbitrit, ka humbur arsyen e ftohte, duke vendosur të ndiqte Steiner-in në dhomat e zhveshjes.

Ishte si një sinjal: nëntë lojtarët e tjerë mysafirë ndoqën bashkëlojtarët e tyre, duke u larguar edhe ato se bashku nga fusha.

Në atë moment mbreteronte kaosi.

Spektatorët dolën mbi barrierat rrethuese dhe pushtuan fushën. Disa morën lojtarët belgë mbi supe dhe i çuan në triumf, të tjerë u nisën në ndjekje të lojtarëve çekosllovake, të cilët nën mbrojtjen e personelit të sigurimit ushtarak arritën të mbërrinin të padëmtuar në dhomat e zhveshjes.
Skuadra e Cekosllavakise vendose qe tani eshte momenti te ndaloje se luajturi, te braktise ndeshjen me kete pantomime. Sipas tyre eshte me dinjitoze te kthehen ne dhomat e zhveshjes dhe menjehere ne shtepite e tyre.

Nderkohe disa ushtare belg vrapojne drejt murit rrethues te stadiumit, dhe si pa gje te keqe, hedhin poshte flamurin e Cekosllavakise, e cila valvitet perkrah flamurit me pese rrathe te lojrave olimpike qe simbolizon bashkimin e popujve nepermjet ketyre lojrave.
Ajo që pasoi nuk permbante aq shume nga kultura dhe fryma olimpike .

Belgjika – Fituese e Medaljeve te Arta, 1920 Lart nga e majta: Swartenbroecks/Fierense  Hanse / De Bie / Musch / Verbeeck Ulur nga e majta: Van Hegge / Copee / Bragard / Larnoe / Bastin.

Fitues u shpallën belgët.

Ndërsa organizatoret, për të vlerësuar fituesit e medaljeve te argjendta dhe bronzit, vendosen te konsideronin disa ndeshje ngushëllimi si një turne shtesë. Keshtu, u ra dakord që dy nga katër humbësit te çerekfinales të takoheshin me dy humbësit nga gjysmëfinalja, në mënyrë që ata të mund të luanin një finale për vendin e dytë dhe të tretë.

Ndersa ndeshja finale nuk do te rifilloje kurre, asnjehere, qe me kerkesen e Cekosllavakise, dhe daljen nga fusha krejt arbitrare ne syte e organizatoreve te Anverses 1920, u konsiderua si tradheti ndaj rregullit te pa shkruar sipas se ciles, gjeja me e rendesishme eshte te marresh pjese (important is not to win but to partecipate).

Askush nuk ka deshiren qe te thote ndonje gje ne lidhje me Cekosllavakine, te cilet perkundrazi nga ana e tyre e konsiderojne kete finale te ketij turneu te pa perfunduar asnjehere.

Nje ndeshje e parfunduar kurre!

Gjithnje aty, pezull “ne ajer” se bashku me shijen e forte dhe zemerimin, tamam si fundi i Luftes se I-re Boterore, me traktatin e paqes se Versajes e cila ne vend qe te kerkonte arsyet e bashkejeteses, perkundrazi kishte aplikuar arsyen e te fortit qe mposht te dobetin, nderkohe qe edhe tek fituesit e medhenj kishin perfituar te vegjlit!

Per kete askush nuk e dinte qe lufta do te rikthehej pas 20 vjetesh me vone. Konflikti nuk kishte perfunduar por ishte vetem nderprere, tamam pra si ajo finale e vockel e atij turneu te vogel olimpik qe organizohej ne vendin e vogel te Belgjikes.

Finalja e pa mbyllur….

SKEDA E FINALES SE PERGJYSMUAR
TURNEU OLIMPIK 1920 – FINALE PER VENDIN E 1-re
2 Shtator 1920 – “Olympisch Stadium”, Anversa
BELGJKE – CEKOSLAVAKIA 2-0
Shenues: Coppee 6’ pen, Larnoe 30′
Belgjika: De Bie, Swartenbroecks, Verbeeck, Musch, Hanse(cap), Fierens, Van Hege, Coppee, Bragard, Larnoe, Bastin
Cekoslavakia: Klapka, A.Hojer, Steiner, Kolenaty, Kada(cap), Seifert, J.Sedlacek, Janda, Pilat, Vanik, Mazal
Gjyqtar i takimit: John Lewis (Inghilterra)
Per t`u shenuar: Ndeshja u pezullua ne minuten e 43′ per terheqje nga fusha e skuadres Cekoslovake

 

Nga Pjerin Bj
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 27 shkurt 2024
_________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve.
Materialet e perdorura ne ndertimin e ketij shkrimi:
The Complete Book of the Summer Olympics / 2000 / Wallecisky D. / pag. 490 |
Emisioni “Numeri Uno” ne RadioRai |
Koleksioni personal i revistes “Calcio 2000”/N. 33 / Agosto 2000 / “Calcio alle Olimpiadi” Prima puntata – pag.88-117
Fotot: Calcio 2000 dhe courtesy of Google


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply