(VIDEO) Filmi “Gratë pa emra”!

0
148

 

“Gratë pa emra” (Donne senza nome) është një film dramatik italian i vitit 1950 me regji te Géza von Radványi dhe me protagonistë Valentina Cortese, Simone Simon, Vivi Gioi dhe Françoise Rosay.
Setet e filmit u projektuan nga drejtorët e artit Piero Filippone dhe Dario Cecchi. Filmi u xhirua në studiot Cinecittà në Romë.

INTERPRETOJNE:
Simone Simon ……. Yvonne Dubois
Vivi Gioi …………. Greta
Irasema Dilian………. Janka Nowotska
Gino Cervi…… Brigadieri Pietro Zanini
Valentina Cortese…..Anna Petrovic
Mario Ferrari …..Komandanti i kampit
Umberto Spadaro …..Pietro, nje roje i kampit
Françoise Rosay ……… Kontesha
Eva Breuer ……… Christine Obear
Gina Falckenberg …… Dr Hilda von Schwartzendorf
Carlo Sposito ……. Ciulian
Liliana Tellini ……I burgosur
Lamberto Maggiorani …… Burri i Anes
Betsy von Furstenberg …… “Boche”, German prisoner from Munich
Nada Fiorelli ……nje e burgosur
Susan Donnell ……..e burgosura nga Britania

Filmi zhvillohet në kampin e përqendrimit të personave të zhvendosur, Casa Rossa në Alberobello, Pulia, fill pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo tregon se çfarë ndodhi menjëherë pas luftës me shumë gra të kombësive të ndryshme, të ardhura në Itali nga vende të tjera të Evropës, me shpresën për t’u riatdhesuar ose pranuar nga ndonjë vend tjetër.

Yvonne Dubois (Simone Simon) është një franceze, e gatshme të martohet me këdo që të dalë nga kampi.

Anna Petrovic (Valentina Cortese) është një e ve e re nga Jugosllavia, e mbyllur në kamp dhe pret një fëmijë. Burri i saj u qëllua para syve nga armiku.
Janka Nowotska (Irasema Dilian) është një polake që punonte në një bordello gjermane dhe ka humbur kujtesen. Hilda von Schwartzendorf (Vivi Gioi) është një mjeke gjermane. Ne mesin e grave ka edhe femra britanike.

Një ditë, me ndihmën e Dubois, Anna përpiqet të arratiset, por ajo behet gadi të lindë. Mbasi lind një djalë , Ana vdes në lindje. Brigadieri Zanini (Gino Cervi) në moshë të mesme dëgjon të qajë foshnjën. Ai ka humbur gruan dhe djalin e tij, dhe ndodhet i vetem . Zanini i thotë komandantit të tij se foshnja është e tij. Keshtu detyrohet të japë dorëheqjen, por lejohet të mbajë fëmijën.

_____________

Mundesoi per komunitettin shqiptar on line “Kinematografia Shqiptare”


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply