(VIDEO) Filmi “Rrethimi i vogël”!

0
304

 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Filmi “Rrethimi i vogël” prodhim i vitit 1986.

Skenari: Ruzhdi Pulaha
Operator: Gavrosh Haxhihyseni
Drejtor filmi: Kreshnik Hashorva,
N/Drejtor filmi: Leon Qafzezi & Agron Halili,
Producent: Kinostudio “Shqipëria e re”
Muzika: Ardit Gjebrea.

Agroni, një veteriner i cili caktohet me detyrën e kryetarit të komitetit ekzekutiv të rrethit. Me vedosjen e tij si drejtues, ndjehet i rrethuar nga ndikimi i përsonave si në familje dhe në shoqëri. Frosa, e vjehra e tij, fillon të krijoj telashe në punë, duke kërkuar të ndihmojë disa miq të saj, të cilët i ofrojnë edhe rryshfete. Nga ana tjetër, Maksi i kërkon ta ndihmojë për të motrën, për të cilën i mban edhe mëri. Gjendet në udhëkryq kur Drita, e shoqja, kërkon të ruaj vendin e punës të të vëllait, si drejtor në pallatin e kulturës të rrethit. Xhaxhja Zenuni i rikujton mundësinë e ndikimit nga të afërmit. Agroni nuk bënë kompromis, por është më i vendosur të veprojë në përputhe me ndërgjegjen e tij.Filmi tregon qartë se në cdo organ shtetëror u emëroheshin njerëz punëtor qe I jepnin kontribut ekonomisë së shtetit ndër ta ishte edhe veterineri Agroni .Filmi tregon gjithashtu problemin e favorizimit famljarët e Agronit dhe rrethi I tij shoqëror mundoheshin te perfitonin nga posti I tij.Timo Flloko ka realizuar shumë filma ku temat kryesore kanë qenë korrupsioni ,favorizimi dhe dashuria për atdheun. Arsyeja e titullit ishte keshilla e xhaxhait e tij “Të pangopurit për punë e pushtet janë të afërmit e tu’’ prandaj dhe filmi mori titullin ‘’Rrethimi I vogel’’

INTERPRETOJNE
Timo Flloko ……..Kryetar Agron Beshiri
Sulejman Pitarka …Llambi Guri
Violeta Manushi ….Frosa Guri
Kadri Roshi ……..Zenun Boriga
Albert Verria ……shoku Kopi
Minella Borova ….Berti, kunati i Agronit
Mevlan Shanaj ……Vironi, shoku i Agronit
Sotiraq Bratko …..Maksi, shoku i Agronit
Jani Riza ………Besoja, shoku i Agronit
Pandi Raidhi …….Meti, shoku i Llambit
Marjeta Ljarja …..Drita, bashkeshortja e Agronit
Mimika Luca …….Shega, pastruesja
Agim Shuke ……..Shoku Faik
Xhevair Zeneli ….Gimi
Vasillaq Vangjeli …. Xhemili
Kiço Kërri …. Shoku Ligor
Ilir Shkurti …. Xhevo

______________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.