Dhimiter Pecani
Aktor, regjisor.
U linde në Korçë më 3 shkurt të vitit 1945.
Kreu studimet e larta ne shkollen e larte per aktor “Aleksander Moisiu” me 1966. Punoi si aktor prane Teatrit Popullor , pastaj nje pjese te madhe kohe ne vitet 1970-1985 ne Televizionin Shqiptar si regjisor i Spektakleve dhe drejtor i Programacionit.
Ne vitin 1985 u emerua regjisor ne Teatrin Kombetar, derisa doli ne pension.
Pas vitit 1997 emigroi ne France. Shfaqjet e Dhimiter Pecanit synojne te japin copeza jetesor qe afrohen me realitetin e fundme, duke bere nderhyrje ne aktualizimet e mesazheve, te sjelljes se personazheve, te mjediseve te veprimit etj.
Nga shfaqjet e tij te para te suksesshme ishte drama “Gjemimi i atij dimri” te Teodor Laco ne Teatrin e Fierit, me 1977 , dhe me pas edhe ne Teatrin Popullor, ku i dha ngjyra e tone te forta vendosjes ne udhekryq te njeriut per te zgjedhur kahun e drejte ne konfliktin e ashper politik gjate Luftes Nacionalclirimtare. Krijimi i atmosferes se perndezur ne tablote masive, puna kembengulese per pervijimin e karaktereve, situatat poetike dhe shqyrtimet psikologjike, qe shoqerohen nga thyerjet e herepashereshme dhe ndryshimi i palneve interpretative spikatin ne disa shfaqje te tij, si te drama “Perballe vetes” (1984) te R. Pulahes, bashkeregjisor me Pirro Manin; “Duke u gdhire viti 45” (1975) e T. Lacos, “Vizita e inspektorit” (1980) e Xhon Prislit. I dha nje ton e hije sa poetike e lirike, po aq dramatike e tragjike veprres se njohur “Romeo e Zhuljeta: te Shekspirit, sidomos fundit te saj te trishte, te zymte, me deshperimin dhe vdekjen e dashnoreve (interpretonin N. Xhepa dhe E. Alikaj). Priret nga risemantizimi i veprave te autoreve klasike duke i prure ne kohen e mjediset e sotme, si dhe duke i perpunuar nga piekpamja ritmike e strukturore.
Kjo vihet re jo vetem ne modernizimin e sjelljes se personazheve, te kostumografia dhe rekuizita e perdorur, por edhe te menyra e inskenimit, te theksat dhe mesazhet, duke metuar anen gjithekohore dhe universale te tekstit letrar. Nje trajtim bashkekohor i beri sidomos komedise “Dy zoterinjte nga Verona” te Shkespirit, me tutje komedite klasike shqiptare si “Karnavalet e Korces” te S. Comores, me 2003, dhe ne plane me te permbajtura edhe drames “Dhelpra dhe rrushte” te Figueredos ne v. 1992.
Dhimiter Pecani ka luajtur edhe si aktor ne skene e teatrit, si Martinin te “Perkolgjinajt” te Kole Jakoves (1966), Shpendin ne “Toke e zjarte”, dramatizim i romanit te H. Sulejmanitetj. Drama te tjera qe ka interpretuar jane edhe : “Heronjte e Linasit” (1968) te S. Pitarkes, “Nje dimer i shkurter” (1970) te Sheri Mites, tek komedia “Miq te paftuar” (1978) te Gjike Kurtiqit, ne dramen “Tragjedia e fundit e Deas” (1979) te Kico Blushit, “Kulla e Hutajve” (1981) te Kole Jakoves, “Rajmonda” (1989) e Artur Zhejit.
Po ashtu ai ka edhe 8 role ne kinematografi, ku spikati fare i ri me rolin e Agimit ne filmin “Debatik” (1961) dhe ate te Petritit tek “Oshetime ne bregdet” (1966); Filma te tjere: “Njesiti guerril” (1969); Vitet e para (1965); “Përse bie kjo daulle” – (1969); “Perballimi” (1976); “I treti“ (1978); “Ne vinim nga lufta” – (1979).
Mban titullin “Artist i Merituar”
______________
Eciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 345
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw