Gjyzepina Kosturi (1912-1985) | Artiste e shquar e artit tonë skenik!

0
2191

Gjyzepina Kosturi
Artiste e merituar
“Zonja me shpirt e operës shqiptare”,
Soprano dramatike / Pedagoge ne Akademine e Arteve.
Ajo eshte nje nder kengetaret e para te operes shqiptare, pjesë e Teatrit të Operës, që prej themelimit të saj, Kosturi u bë Tatiana, Violeta, Santuca, Knjagina, etj, por roli i saj më i dashur mbeti ai i Cio-Cio Sanit tek “Madame Butterfly”.

Gjyzepina Kosturi (e cila mban emrin e gruas së Giuseppe verdit, Giuseppina, së cilën kompozitori e mishëroi në figurën e Violeta Valerisë në operën “Traviata”), u linde më 12 prill 1912 në Tivar të Malit të Zi, në një familje të vjetër shkodrane.
I ati i saj quhej Gjokë Misloca, ndërsa e ëma Paolina Kodheli (Marubi). E ëma ishte motra e fotografit të famshëm shqiptar Kel Marubi (Kodheli). Familja Misloca është një familje e vjetër shkodrane.
Gjyzepina ishte bijë e familjes së Mislocëve, mbesë e familjes patriote e kulturore të Marubëve dhe një artiste e madhe që asnjëherë nuk u vlerësua për vlerat e vërteta vokale që ajo shfaqi.

Pas studimeve të mesme e të larta në Konservatorin “Santa Cicilias” në Rome, Itali në vitin 1937, u kthye ne atdhe si të gjithë artistët e tjerë lirik shqiptar, edhe pse nuk munguan ofertat në Itali. Emri i saj lidhet me themelimin e institucioneve të para muzikore në vend.

Më tej soliste e operës dhe pedagoge në Akademinë e Arteve. Gazetat e kohës do të shkruanin vazhdimisht për figurat e ndërtuara nga sopranoja, edhe pse emri i saj ishte vazhdimisht në pikëpyetje për shkak të familjes së saj (i ati dikur tregtar, që shkonte vazhdimisht në Itali).

Rexhai Kosturi (1905-1968), ishte bashkeshorti i Gjyzepines, të cilët u martuan me gjendje civile në Shqipëri. Piktor amator me virtyte të larta morale, pasionin e tij për artet figurative ja kaloj të bijve të tij. Ridhte nga familja e përmendur e Kosturve të Korçës.

Ishte përkthyes i shumë teksteve të operave që u vunë në skenën shqiptare deri në vitet ’60.Fakti qe ai ishte vellai i nje personazhi te njohur te viteve te Luftes se Dyte Boterore , Drita Kosturit, e denuar me pas nga sistemi , beri qe dhe familja e tij te mos merrte vendin qe i takonte ne shoqerine shqiptare.Gjyzepina ishte i vetmi krah pune pasi bashkëshorti ishte i papune ndersa njerin nga dy djemte e saj e burgosen per agjitacinon e propagande.

Gjyzepina merr pjesë që në vënien në skenë të parë të operas Rusalka e Dargomizhskit, në rolin e Princeshës, (1956), Kavaleria Rustikana, Santuza (1958), Evgjeni Onegin, Tatjana (1959), Madam Baterflaj, Co-Co-San (1961), që ishtë edhe kulmi i realizimeve të saja operistike, ku tregoi vlera të padiskutueshme interpretative dhe muzikore, me një teknikë të lartë vokale, si aktore me një dimension të gjërë logjik të zhvillimit artistik e skenik, me një të brendshme të fuqishme dramatike që edhe sot e kësaj dite është e papërsëritshme në ato linja që e zhvilloi rolin e Baterflaj, Kosturi.

Ajo është e papërsëritshme edhe në vlerat vokale që paraqiti në ato vite. Megjithëse në moshë të thyer (mbi dyzet vjeçare) ajo i tregoi artistave të ri, se si duhet përdorur vokali e çfarë mund të përfitosh nga ai kur atë e përdor me kulturë e me shije të lartë. Ajo kishte vokal me dimension të madh dramatik, me një vibracion të shkëlqyer që mbështetej nga një ndjenjë e fuqishme dhe e brendshme. Ajo e deshi shumë këngën popullore ndër të cilat më tepër këndonte vazhdimisht në shfaqjet e saja si: “Marshalla bukuris sate”,” Gjylvatani”, “Jar të du “dhe këngën “Mori drandofillja e vogël “janë një shembull që tregon se artistja edhe në këtë gjini kishtë pikësynime të qarta të një analize të hollë artistike. Ajo diti që tu jepte vlera origjinale vokale këtyre këngëve që nuk u regjistruan kurrë.

Emrin e Gjyzepina Kosturit e gjejmë dhe në arkivin e filmit. Ka interpretuar në filmin “Kur zbardhi një ditë” , në rolin e shërbyeses së manastirit tek episodi “Mecua”. Pas shume kohesh nga vdekja e saj, (1985) figura e Kosturit vjen pak e mjegulluar për më të rinjtë. Fatkeqësisht koha nuk ka ruajtur shumë dëshmi të viteve të para të themelimit të Filarmonisë e më pas te Operës.
Për kontributin e saj të madh pedagogjik, në Liceun Artistik e më vonë në Konservatorin e Tiranës dhe kontributin e çmuar në fushën e artit operistik në TOB, ajo është nderuar me urdhëra e çmime dhe mban titullin Artiste e Merituar.

Gjyzepina Kosturi i la pas vetes një emër të nderuar që do të kujtohet gjithmonë e do të nderohet brez pas brezi. Vdekja e saj në Tiranë, ishte edhe nji homazh përcjelljeje nga qindra, kolegë dhe artistë, ish studentë e dashamir të muzikës operistike, kjo edhe në shenjë falenderimi për atë çfarë i dha artit Shqiptar!

_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua qe ne shtator 2014 ne faqen “Kinematografia Shqiptare ne Facebook dhe u rishikua ne vitet vijues duke shtuar e plotesuar informacioni perkates.
Fotot u nxoren nga nje video dedikim per sopranon e madhe, faqja zyrtare ne “facebook”; filmi “Kur zbardhi nje dite” si dhe “google”

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply