Ndrekë Luca
(3 shtator 1927 – 16 janar 1993)
Aktor dramatik i teatrit dhe i kinematografise shqiptare. Njeri nga Ikonat e aktrimit. Mban titullin “Artist i Popullit”
U linde në Dukagjin. Per pak kohe punoi si ushtarak në aviacion, por pasioni i vertete ishte Teatri dhe aktrimi, keshtu qe me 1949 fillon aktivitetin e tij skenik me Teatrin e Ushtrise dhe pas nje viti, 1950 vijon karrieren si aktor ne Teatrin Popullor .
Roli i Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” (1950) të K. Jakovës do te jete i pari. Nje rol me te cilin legjenda e mevonshme e skenes sone spikati me talentin e tij duke i hapur rruge roleve te tjere ne vijim, per mese 30 vjet ne skene brenda harkut kohor 1951-1987 vit ku doli ne pension por qe vazhdoj te merrej me aktrim. Atij i numerohen qindra role ne karriere duke u shquar si nje nder aktoret me te mire te skenes krahas mjeshterve te tjere te Teatrit.
Mbas rolit te pare ja dhe ai i Jagos në tragjedinë e Shekpsitit “Otello” (1953) ,e me vone sukseset njeri pas tjeterit, të Lekës në dramën “Toka jonë” (1954) e K. Jakovës. Në dramën “Arturo Ui” të Brehtit, N. L. luajti rolin e Xhirit duke sendërtuar me një gjuhe shprehëse, përkitazi parimeve brehtiane të teatrit, planet satirike me ato dramatike.
Krijoi një karakter të spikatur e realist me rolin e Brung Trolit (drama “Përmbytja e madhe” 1977 e K. Jakovës). Nje vit me pas, 1978, luan rolin e Avdullah Pashe Drenit ne dramen “Besa e madhe” te Mirosh Markaj, kurse në dramën “Baca i Gjetajve” (1979) të F. Krajës interpretoi rolin e Bacës, me trupen e Teatrit “Migjeni” te Shkodres, një malësor trim, dinjitoz, i përmbajtur, ku është e pranishme po aq edhe një kahje e fortë dramatike. Luca ishte nje aktor, që operoi me plane të ndryshme interpretative, sa komike po aq tragjike, sa heroike po aq të rëndomta, sa ne tone te forta e sublime, po aq te buta , “te zakonshme” e teper njerezore.
Kishte nje ze karakteristike , rendom te vrazet e si te cjerre, kur luante sidomos role te kahut negativ, njerez te dhunshem , te eger, kriminele etj. Legjenda Ndreke Luca arrinte deri aty sa ta ripermasonte dhe ta “thyente” here pas here modelin paraprak te te dhenave vetjake natyrale, karakterit te mevetedishem te personazheve qe luante.
Ai ishte nga aktorët me te zëshëm të filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, të veçanta në llojin e tyre, si Dom Marku (“Komisari i dritës” 1966), Ndrio (“Udha e shkronjave”), Gjini (“Plagë të vjetra”), Pjetër Mustaqekuqi (“Operacioni Zjarri”), Ramiu (“Duel i heshtur” 1967. Karaktere krejt te kundert per nga temperamenti, te sjellurit, energjia, ritmi dhe e folura.
Ne vitin 1969 krijon figuren e Gjinit ne “Plage te vjetra” , nje fshatar babaxhan, i ndershem, shpirtmadh, por qe ishte i ngarkuar me paragjykime te vjetra e frenuese perkrah aftesive dhe meritave te femres ne jete.
Pjeter Mustakuqi ne filmion “Operacioni zjarri” eshte nje tjeter format aktorial i tij me te cilen paraqitet dhe lartesohet loja aktoriale e Ndreke Luces. Me kete rol te interpretuar me mjeshteri ai deshmoi aftesi sidomos ne pikepamjen e misherimit plastik dhe atij mimik.
Mbahet mend nga i gjithe publiku shqiptar si aktori qe zotëronte një mimikë tepër ekspresive; duke përdor me mençuri gjestin e figurshëm, plastikën dhe mjete të tjera të njëmendësimit pamor të personazhit. Te panumerta rolet nqs llogarisim edhe ato teatrale .
Ai mbetet nga me te bsuksesshmit ne aplikimin e formave groteske ne aktrim, si qofte ne Teater ashtu edhe ne Film. Pervecse aktor ai ka shkruar edhe disa drama si “Votra e huej”; “ Bardha”; “Andrra ne diell”, por qe arriti sukses me dramen “Shtate shaljanet” , 1959 vene ne skene nga trupa e Teatrit Popullor . Eshte nderuar me titullin e larte “Artist i Popullit”
Në një ditë të zakonëshme si gjithë ditët e tjera, u ngrit herët, bëri ritualin e mëngjesit mori biçikletën, një ”Bianchi” femrash të zezë të paraluftës së Dytë Botërore që i sherbeu pothuajse gjithë jetën për të shkurtuar rrugët dhe për të kursyer kohën, futi nën sqetull një trastë dhe doli për të bërë pazarin…
Nderroj jete me 16 janar 1993
Çmime:
° Artist i Popullit
° 17 Nëntor 1991
Medaljoni i Festivalit për rolin Vuhan Pashait në filmin “Balada e Kurbinit” në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 12 deri në 17 nëntor të vitit 1991 në Tiranë.
° 23 Prill 1983
Medaljoni i Festivalit për rolin e Mark Sokolit në filmin televiziv “Flaka e Maleve” në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 19 dei në datën 23 prill të vitit 1983 në Tiranë.
° 11 Prill 1976
Medaljoni i Festivalit
Çmimi i I-rë për rolin e Gani Herrit në filmin televiziv “Rrugicat që kërkonin diell” në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 5 deri në 11 prill të vitit 1976 në Tiranë.
FILMAT:
1963 — Detyrë e posaçme…….Tomori
1966 — Komisari i Dritës…….Prifti
1966 — Oshëtimë në bregdet…Jonuz Bruga
1967 — Duel i Heshtur….Kapter Rahmiu
1968 — Prita…..Komandanti Partizan
1969 — Plagë të vjetra……Gjini
1969 — Njësiti Guerril…..Çekani,Komandanti i Njësitit
1970 — Gjurma….Kasemi
1973 — Operacioni “Zjarri”…Pjetër Mustaqekuqi
1973 – Brazdat……vellai i madh i Azemit
1974 — Shtigje të luftës….Komandanti Ballist
1974 — Shpërthimi….Hasani
1975 — Rrugicat që kërkonin diell (Film TV)……Gani Herri
1975 — Në fillim të verës…..Gjeneral Piçioni
1976 — Tinguj lufte…..Selimi
1976 — Thirrja….. Vata
1976 — Pylli i lirisë…….Lam Shllapi
1978 — Udha e shkronjave (Film TV)…Ndrio
1978 — Nga mesi i errësirës….Meti
1979 — Mysafiri……..Gjergji
1980 — Vellezer dhe shoke …..oficer italian
1980 — Nusja……… Dom Mareci
1981 — Një natë pa dritë……Filipi
1982 — Qortimet e vjeshtës……….Rasim Aga
1982 — Flaka e maleve…….Mark Sokoli,zejtari
1983 — Fundi i një gjakmarrjeje….Shpendi
1984 — Lundrimi i parë……Qazimi
1984 — Koha nuk pret (Film TV)…… Cen Vrapi
1986 — Guri i besës….Gjini
1989 — Balada e Kurbinit….. Vuhan Pasha
1996 — Viktimat e Tivarit (Film TV)
Teatër
° “Arturo Ui” nga Bertold Breht…..Xhiri
° “Baca i Gjetajve” nga Fadil Kraja….Baca i Gjetajve
° “Cuca e Maleve” nga Kolë Jakova
° “Dragoi i Dragobisë”
° “Epoka para gjyqit” nga Ekrem Kryeziu
* “Familja e peshkatarit” nga
Sulejman Pitarka (Artist i popullit)… Jonuz Bruga
° “Halili dhe Hajria” nga Kolë Jakova…Shpend Gjeto Plaku
° “Heronjtë e heshtur”
° “Makbeth” nga William Shekspir
° “Në anën tjetër”
° “Në tufan” nga Fadil Paçrami
° “Orët e Kremlinit” nga N. Pagodin
° “Otello” nga William Shekspir….Jago
° “Përleshja” nga Xhemal Broja
° “Përmbytja e madhe” nga Kolë Jakova….Brung Troli
° “Përmbysja”
° “Sinjali i kuq” nga Bashkim Kozeli
° “Shtatë shalianët” nga Ndrek Luca
° “Toka jone” nga Kolë Jakova………Leka
° “Trimi i mirë me shokë shumë”
° “Çatia e të gjithëve” nga Kiço Blushi
Autor
Teatër
° “Andra në diell”
° “Bardha”
° “Histori Irkutase”
° “Shtatë shalianët”
° “Votra e huaj”
________________________
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne korrik 2013 / rivizituar ne vitet vijues
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009, f. 276-277. Lajme te ndryshme rreth aktorit nxjerre nga portale dhe gazeta shqiptare online.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw