Wimbledon 2008

0
381

Është finalja më dramatike në historinë e tenisit! 6 Korrik 2008. Luhet finalja e turneut “Wimbledon”, midis zvicerianit Roger Federer, nr 1 në botë dhe spanjollit Rafael Nadal nr 2 në botë. Jemi në vazhdimin e një rivaliteti të jashtëzakonshëm midis dy më të mirëve të botës në atë kohë. Deri në finalen e “Wimbledon”, të dy së bashku, kanë fituar në total,  14 nga 16 Grand Slam.

Është loja më e gjatë si kohë e luajtur për finalen e “Wimbledon, 4 orë e 48 minuta. Rekord që u thye më 2019 gjatë finales Federer – Djokovic.

Në të vërtetë, si kohë e përgjithshme, për arsye të disa ndërprerjeve prej shiut ishte një finale që nisi në orën 14.00 dhe mbaroi në 21.15!

Rafael Nadal fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Ishte hera e fundit që një finale në “Wimbledon” ndërpritej për shkak të shiut. Pas finales, u montua mbulesa speciale e impiantit e cila hapet ose mbyllet sipas kushteve të veçanta klimaterike.

Ndeshja e cila do duhej të fillonte në orën 14.00, u shty 35 minuta për shkak të shiut. Më pas, në setin e tretë ndërsa feder udhëhiqte 5-4, ndëshja ndërpritet edhe një herët për 80 minuta. Për herë të tretë, shiu ndërpret ndeshjen në pothuaj se në orën 20.00 dhe errësira kishte filluar të binte. Deri në atë moment, Feder i duheshin edhe 2 pikë dhe fitonte ndeshjen e kështu do të hynte në histori… Përfundimisht, Nadal, fiton servisin dhe duke mos gabuar, arrin të fitojë 3-2 dhe jashtë duke qënë mbrëmje!

Për Rafael Nadal, ishte një fitore në shumë aspekte të tjera. U bë tenisti i tretë në histori që, brenda të njëjtit vit,  fitonte të dy turnetë më të rëndësishëm të Europës, “Wimbledon” dhe “Roland Garros”. pas dy muajve, më në fund Nadal, i rrëmben vendin e parë Federer i pozicionohet si nr 1 në botë, për 237 javë me radhë!

Deri në atë finale, Roger Feder, ndante rekordin botëror të fitimit të pesë finaleve konsekutive “Wimbledon” së bashku me suedezin Bjorn Borg. Me atë finale, Federer humbi edhe mundësinë të bëhej tenisti i parë me gjashtë finale konsekutive të fituara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here