Pas finales së Rusia 2018

0
431

Janë dy fituesit e mëdhenj të Kupës së Botës 2018.  Dy personazhët më simpatikë të atij Botërori. Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar – Kitaroviç duke përqafuar kapitenin e Kroacisë “Burrin e vogël të madh” Luka Modriç. Sapo ka mbaruar finalja dhe Franca, pas fitores 4-2, ka bërë të vetën për herë të dytë Kupën e Botës. Në fakt, ky moment thellësisht njerëzor, ai përqafim që gjen dy njerëz krejt të ndryshëm të të njëjtit shtet duke lotuar nën shi së bashku, bën xhiron e tërë botës duke emocionuar miliarda njerëz!

Në fund të fundit, Kolinda Grabar – Kitaroviç, të paktën për një mbrëmje, me të drejtë, rrezatoi më shumë se një politikane e suksesshme apo një infuencer instagrami!

Me paraqitjet e tija, Luka Modriç, fitoi me meritë  Topin e Artë duke thyer më në fund hegjemoninë Messi – Ronaldo!

Vladimir Putin, pas lojërave olimpike të Soçit, i shtoi të tjera vlera reputacionit të tij.

Emanuel Macron, në tribunën V.I.P., mtë paktën për një mbrëmje, mund të qeshte e të harrohej nga problemet e shtetit Francez.

Franca e Didier Deshamps, kësaj radhe si trainer, fiton titullin e madh të Kampiones së Botës.

Në një farë mënyre, ishte mbrëmja ku fituan të tërë!


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply