Vera Urumi – Vreshtazi (1932 – 2019)
Aktore e Teatrit “Aleksander Moisiu”, Durres!
“Artiste e merituar”
Lindi më 4 shkurt 1932 ne Durres, (në pasaportë data zyrtare e lindjes së saj është 25 mars 1932). Aktore veterane që krijoi shume role në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Kreu shkollen e mesme ne qytetin e lindjes. U aktivizua fare e re ne Levizjen Amatore Teatrore dhe saje talentit te saj u zgjodh si aktore ne Teatrin e Ushtrise ne vitin 1946.
Me pas me krijimin e teatrit “Migjeni” te Shkodres (1949) filloi pune si aktore profesioniste dhe luajti aty, vec te tjerave, edhe rolin e Marjanes ne ko medine “Koprraci” te Molier perkrah Zef Jubanit si Harpagoni. Themelimi i teatrit “A. Moisiu” te Durresit, beri qe te thirret ne kete teater , e duke u bere pjese e brezit te pare te aktoreve te tij , derisa doli ne pension, me nje karriere rreth 40 vjecare.
U martua me aktorin e mirenjohur Spiro Urumi. Ne shume rolet e saja te interpretuara eshte paraqitur here si heroine, here si vajze e dashuruar, here si grua qe kerkon vendin e saj ne shoqeri, here si nene stoike qe duron dhimbjet per bijte fatkeq apo te vrare, here si zonje aristokrate e here si fshtare naive e shpirtbardhe, si ne shfaqjet : Familja e peshaktarit / Xhaxha Vanja / Ljubov Jaravaja / Hijet e nates / Nje nate e stuhishme / Nderi i familjes / Martesa / Fejesa / Letra e humbur / Mirandolina / Kartela e verdhe / Mulliri i Koste Bardhit.
Ka spikatur kryesisht si partnere e aktorit te mirenjohur Nikolin Xhoja, duke krijuar bashke me te disa dyshe te paperseritshme per nga vertetesia e lojes, sjellja, origjinaliteti, te punuara me finese, natyrshmeri e bukuri, mbushur plot humor e hare, sikurse qe ajo ne komedine “Prefekti” e B. Levonjes (Qazimi dhe Hajria) , ajo ne komedine “Karnavalet e Korces” (Nikollaqi dhe Olimbia), tjetra ne komedine “Dy me zero” te S. Comores me nentitullin “Prinder edukatore (Aristoteli me Anen), ne komedine “I semuri per mend” te Molier (Argani me te shoqen) etj. Vera Urumi per karrieren e saj artistike dhe kontributin eshte nderuar me titullin “Artiste e merituar. Nderroi jete me 27 mars 2019.
_______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 532 / Kinematografia Shqiptare – shkurt 2021
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw