18 VJEÇARI FELICE LEVRATO | FUTBOLLISTI ME GJUAJTJET E RENDA “BOMBE”!

0
801

 

1924 –Paris

Fituesi i medaljeve te arta do te jete Uruguaji, madje me kete fitore parlamenti do te deklaroje feste kombetare !!! Fillon keshtu te hyje ne skene futbolli sudamerikane.

Por njeri nga elementet me terheqese te turneut eshte italiani Felice Levrato, lojtari i krahut te majte i skuadres  “Vado”  i njohur per gjuajtjen e tij ”shkaterruese” teper te forte , madje te fameshme duke arritur disa here qe te  çaje rrjetat, ne me  teper se nje rast.

Levrato debuton me fanellat “Azzurra” i thirrur nga i njohuri Vittorio Pozzo. Eshte 18-vjec duke kryer sherbimin ushtarak (i jepet madje edhe leja e duhur per kete event, leje e cila i eshte mohuar ne te kaluaren atleteve te tjere). Ai nuk ka eksperiencen dhe eshte pak provincial, kur arrin ne Paris “trembet”  dhe frika e tij materijalizohet perpara kulles ”Ejfel” ne te cilen rifjuton te ngjitet. Levrato nuk shenon ne kete turne por konfirmon famen e tij prej gjuajtjeve “vrasese”. Eshte ndeshja e vlefshme per 8-shen e finaleve kunder Luksenburgut (2-0) kur  e “godet” portierin Bausch me nje  “predhe” prej njeres nga gjuajtjet e tij te majta teper te forta,  duke i provokuar nje prerje te brendeshme te gjuhes.

 Ja si e pershkruan fjale per fjale  tranieri i tij italian Pozzo ne ditarin personal te kujtimeve:  “…topi kaloi nga Baloncieri tek Levrato,ne te cilin e gjeti kete te fundit vetem perballe portierit luksenburgeze. Liguri (Levrato) leshoi nje “sopate” si  me dashte per te çare gjithçka aty. Efektivisht ai goditi ne mjeker te shkretin ruajtesin e rrjetes, i cili kreu nje salto ne ajer e mandej u rrezua ne toke ne ate menyren klasike te boksierit te nxjerrur me “knockout” jashte lufte.  Te gjithe u vune  perreth tij,  qe vonohej e vonohej te vinte ne vete, ndersa nje “vize” gjaku dilte nga goja e tij. Levrato i deshperuar  gjunjezohet permbi te plagosurin dhe perseriste here pas here ne dialektin gjenovez: “ U l`ho mato` ” (O bo bo e kam vrare).

Virgilio Felice Levratto

Thjeshte gjuajtja e kishte zene portierin me gjuhen ne mes te dhembeve, dhe ja kishte prere ate. Me vone i mjekuar  me se  miri, njeriu qe quhej Bausch, krejt  prej nje kuraje ne menyre te dukshme, u rivendose ne vendin e tij ne mes te shtyllave. Dhe pa kaluar pese minuta ne menyre te pabesueshme rasti perseritet krejtesisht si me pare. Levrato i ka ikur markimit dhe  rishfaqet perballe Bausch, gadi “per un` altra mazzata”  –  per nje gjuajtje tjeter te dhuneshme. Portieri me intuite dhe duke pas parasysh situaten e mepareshme , perpara se Levrato te leshonte gjuajtjen, hidhet ne toke me nje kercim si te maces, jashte portes se tij, duke mbuluar fytyren me duar:  

“ Gjithçka ne rregull por me humb jeten,  jooo nuk ja vlen” – duket sikur kishte menduar me ate veprim Bausch.

Dhe kjo skene pat qene ne ate menyre aq komike saqe djaloshi Levrato u rrokullis ne toke nga e qeshura e madhe, dhe me portent e boshatisur nuk u shenua goli qe do te ishte nje 3-0….. Ne realitet Levrato don edhe te evitoje poshterimin e portierit, keshtu ai nuk gjuan dhe publiku i bindur per kete duartroket.

__________

#VizionSportivOraKampioneve – ripostim i vitit 2013!

Na ndiqni

Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/

Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare

Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti

YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply