Profil i aktores së mirënjohur Xhuljeta Kulla!

0
3129

Xhuljeta Kulla “Le ta marrin vesh te gjithe, te dua Kaso” .

Aktorja e qindra roleve ne skenen e estrades dhe Teatrit ka lindur ne Berat me 31 Djetor 1946. Ne Kucove kryen klasen 7-vjecare te atehereshme.

Qe ne vogli ajo ishte e prirur nga ana artistike dhe kjo ndikoj shume qe jeta e saj te merrte drejtimin per nga arti skenik. Keshtu prinderit e saj e derguan ne rrethet artistike ne Shtepine e Pionierit ku dallohej mjaft bukur ne recitim, kendonte po aq bukur, dhe prezantonte edhe shfaqet, te cilat shoqeroheshin shume here me duartrokitje te ngrohta ne drejtim te saj per ta inkurajuar vogelushen qe te fillonte ne te ardhmen nje karriere artistike. Ajo niset per ne Liceun Artistik “Jordan Misja” ne Tirane dhe me pas pranohet ne Shkollen e Larte per aktore “Aleksander Mojsiu” qe u be pjese e Akademise se Arteve.


Nderkohe si studente ne Akademine e arteve ajo do te shquhej ne rolin e Kryeneçes nga komedia “Zbutja e Kryeneçes” te Shekspirit. Ai rol jo vetem qe do i jape asaj nje note maksimale nga trupa e pedagogeve, por edhe besim te metejshem dhe si pike referimi ne tere krijimtarine e saj .

Pas diplomimit ajo emrohet me Berat ku punonte here si regjisore e grupeve amatore te qytetit e here e Estrades Profesioniste. Pikerisht ketu takohet per here te pare ne skene me artistin Sejfulla Myftari “Ceken”.

Pasi martohet me shkrimtarin Pellumb Kulla zhvendoset ne Vlore ne teatrin profesionist te atjeshem ku do interpretoje edhe dy role te spikatur: Shegen, ne “Dasem pa Nuse” te N. Priftit dhe Ninen, gruan e oficerit rus, ne dramen “Sinjal i Kuq” te B. Kozelit. Me pas ajo do te transferohet ne Fier. Pikerisht ketu do te marre fizionomine si aktore . Ne karrieren e saj artistike, sollen drite vitet e arta te Estrades Profesioniste, bashke me koleget e saj te mrekullueshem, Luftar Pajo, Fuat Boci, Vason, Arqilene, Todin, Hasanin, Sotirin etj etj

Keta kolege te saj e quanin estraden e Fierit si dhe pranine e Xhuljetas aty si “Borebardha me shtate vellezer” .
Vete Xhuljeta do te deshmoje: “Nje grup i tille partneresh, ishte nje fat i rralle, fat qe artistit i vjen ndofta nje here ne peseqind vjet. Fat ishte gjithashtu edhe periudha e zgjatur e pjellorise letrare te tim shoqi Pellumb Kulles, qe shkroi dhe inskenoi pjese qe u bene ajka e humorit ne shkalle vendi.”

Duke hequr angazhimin ne kater filma te Kinostudjos me role jo te rendesishem, qe nga vendosja ne Fier e deri ne largim, ka qene aktorja baze e Estrades me aktivizim te herepashershem ne teater. E pranishme ne te gjithe spektaklet e TV shqiptar te Viteve te Rinj, nga viti 1975 e deri ne vitin 1993.

Rolet e saj jane te shumta do te duhej nje liste e gjate dhe kohe per ti permendur te gjitha. Per nje pjese te audiences fierake apo shqiptare keta role ngjallin kujtime te kenaqshme dhe sjellin nostalgji.

Ne teater:
* 1972- “Historia e Nje Vajze” (rolin kryesor, Joniden),
* 1976 – “Gjemimi i Atij Dimri” (Mullixheshen)
* 1979 – “Shoku Niqifor” (Motren e Niqiforit)
* 1981- “Dy Krisma ne Paris” (Lizeten)
* 1989 – “E Bukur Shtepi e Vjeter” (Polesken-fallxhore).

Ne repertorin e estrades:
* 1973- “Kultura Duket” (Bleresen e librave me metra)
* 1977 – “Sonte do te na Gatuaje Vera” (Veren).
* 1977 – “Kinezi 14 vjet Gjume” (Instruktorja Çen)
* 1980– Brenda “Çobo Rrapushit”: “Dada Bonjakja” (Dadane)
* 1981- “Telefoni i Ri” (Zelihane)
* 1984 – “Keshilla Femijeve 5 deri 55 Vjeç” (Mjeken)
* 1988 – “Zemrat me Zilka” (Kardiologen)
* 1989- Bashkepunim me TV “Serum per te eliminuar rrudhat e gojes” (Nusen)
* 1990- Ne komedine greke “Nje Budalla e Gjysem” (Uranine).

Aktivitetin e ka vazhduar ne mergim ne Gjermani, ShBA dhe Kanada, kryesisht me repertorin e njohur qe nga skena fierake, duke interpretuar” Gruan qe ble libra me metra” apo “Doktoreshen”. Ne te gjitha zonat me te rendesishme te vendndodhjes se shqiptareve jashte atdheut ajo me trupen e saj kane levizur duke dhene shfaqje tok me aktoret e njohur si Xhevahir Zeneli, Koço Devole, si edhe me te riun e talentuar fierak, Arian Rrapushaj. E te gjitha keto shfaqje kane qene me regji te Pellumb Kullesm. Kjo trupe ka edhe grupin muzikor te drejtuar nga Ferit Hoxha e repertorin e ekzekutuar me mjeshteri nga kengetarja Brunilda Hoxha. Pra gjysma e Estrades se Fierit ne mergim.

Te spikatura pieset e reja te shkruara nga bashkeshorti i saj Pellumb Kulla si “Opozitare, po Motra!” dhe me pas, shkruar po prej tij, “Djali im Dashuron nje Kineze ne Manhattan”, “Me Shume Dua Vjehren e Burrit se Vjehren Time”, “Grindje me Bashkeshortin ne Metro”.

* Ne vitin 1973, eshte shpallur Laurate e Festivalit Zonal te Estradave, Fier, ne premieren “Nuk rrijme indiferente”.
* Me 1979, Çmimi i Veçante per Motren e Niqiforit ne komedine “Shoku Niqifor” ne Takimin e Teatrove Profesioniste, Tirane.
* Me 1996, Nju Jork, Dorezimi i Çmimit Vjetor “ Gruaja e Vitit” qe jepet per tere territorin e ShBA dhe Kanada, nga Shoqata Kombetare “Motrat Qiriazi”.
* Si dekorim shteteror ka ate te vitit 1987, me Urdherin “Naim Frasheri”, Kl. i Dyte nga Kuvendi Popullor.

Ne shperblimet e medha morale nuk duhen lene pa permendur duartokitjet e pashterrshme, shfaqjet e dashurise, rinjohjet e befasishme ne qytezat e largta te Amerikes ku ajo jeton momentalisht.

#Kinematografia Shqiptare (Facebook) Tetor 2013. Linku i ketij albumi ne Facebook:https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare/photos/?tab=album&album_id=593216724071533

 dhjetor 2020

____________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply