Anna Oxa | Artiste me origjine shqiptare

0
1445

Anna Oxa
Kengetare italiane , prezantuese ne TV.

Kur linde me 28 prill 1961 ne Bari te Italise, emri i saj regjistrohet si Ilirjana Hoxha, por rruga e saj dhe fati si nje kengetare e madhe e ka bere te njohur me emrin Anna Oxa. Babai i saj tashme dihet ka qene shqiptari Qazim Hoxha nga qyteti i Krujes se fameshme ne kohen e zotit Skenderbe, Heroit tone Kombetar. Babai i saj ka emigruar ne Bari fill mbas Luftes se II-te Boterore. Nena ka qene italiane.
Diplomohet ne Liceun Artistik “Giuseppe De Nittis” te Barit. Qe ne moshen feminore, ka filluar aktivitetin artitik duke kenduar ne pianobaret e qytetit te saj nen shoqerimin ne piano te profesorit Sabino Sciannelli.

15 vjece incizon “45 giri” te saj te pare, e cila permban kengen “Fiorellin del prato” shkruar nga Mario Panzeri qe 36 vite me pare.
Ka 14 pjesemarrje ne Festivalin e San Remos, duke rezultuar madje 2 here fituese: 1989 me kengen “Ti lascero`” se bashku me Fausto Lealin dhe ne v. 1999 e vetme me kengen “Senza pieta`”.

Merr pjese per here te pare ne kete Festival ne v. 1978, e veshur si “Punk” duke zene madje vendin e dyte me kengen “Un’emozione da poco”, mbas fitueses Matia Bazar, nje emer i mirenjohur ne muziken italiane. Nje vend tjeter i dyte ka qene edhe ai i v. 1997, me kengen “Storie” fill pas grupit Jalisse.

Pjesemarrja ne vite:
1978; 1982; 1984; 1985; 1986;1988;1989; 1990; 1997; 1999; 2001; 2003; 2006;2011

1978 – Regjistron Albumin e deputimit “Oxanna” me kenget e njohura tashme: Un’emozione da poco; È tutto un attimo, Donna con te, Quando nasce un amore, Senza di me, Storie, Senza pietà, Tutti i brividi del mondo e Ti lascerò.

1979 – Albumi i 2-te i emeruar thjesht “Anna Oxa” ku kane qene kenget e mirenjohura l pagliaccio azzurro / La sonnambula, si edhe nje “Cover” ne gjuhen italiane te versionit “Becouse of the Night” te Patti Smith. Po kete vit interpreton edhe si aktore ne filmin muzikal Maschio, femmina, fiore, frutto, te regjisorit Ruggero Miti.

Ne v. 80-te Anna Oxa arrin tashme famen e saj qe e vazhdon edhe ne v. `90 dhe mbas 2000-shit.
Ka regjistruar gjithsej 23 albume, nga te cilat 18 ne studio, 2 kane qene “Live” dhe 3 te tjere permbledhje me te mirat. Gjinia muzikore e saj si kengetare eshte “Muzike e lehte” ;” Pop Rock”; “Muzike etnike” ;“ Soft Rock” dhe ”Pop”.

Edhe pse tashme emri i saj si nje kengetare e nje suksesi boteror, kurre nuk e ka harruar origjinen e saj si shqiptare.
Pikerisht ne karrieren e saj te gjere ka interpretuar me kengetaret me te medhenj te Italise qe nga Fausto Leali, Ivano Fossati, Lucio Dalla, Amedeo Minghi, Rino Gaetano, Giorgio Gaber e Roberto Vecchioni.
Njekohesisht ka ri-interpretuar kenge te Claudio Baglioni, Francesco De Gregori, Fabio Concato e Lucio Battisti, madje edhe te Patti Smith e John Lennon.
Paralelisht me karrieren si kengetare, ajo ka qene edhe prezantuese ne televizionin RAI ne spektaklin e varietes “Fantastico 9” bashke me aktorin italian Enrico Montasano, dhe “Fantastico 10” me Massimo Ranierin. Ka prezantuar edhe vete Festivalin e San-Remos ne v. 1994 e gjithashtu edhe emisione te tjera.

Anna Oxa ka qene per here te pare ne Shqiperi ne v. 1996 dhe prezantohet para publikut shqiptar me “goca e Qazimit prej Kruje” ……e me pas e ka vizituar vendin tone disa here duke interpretuar ne skenen e Festivalit te Kenges ne RTSH si dhe ne ate te “Kenga Magjike” (e fundit kete edicion te 2019)
______________
U publikua me pare ne faqen Kinematografia Shqiptare – dhjetor 2019 dhe u rishikua ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here