E rrallë në “Premiere League” | Portieri Alison shënon me kokë në min. 95`!

0
1059

E ralle ne fushat e futbollit:
Alisson shënon në minutën e 95-të!
“Reds” ende luftojnë për nje vend kualifikimi ne Ligën e Kampionëve.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Eshte java e 36-te e Premiere League angleze (16 maj 2021).
Kundër West Brown tashmë të rene nga kategoria, në rikuperim të plotë te ndeshjes, portieri brazilian i Liverpool hidhet perpara në një goditje këndi dhe godet topin me kokë duke shënuar golin e fitores (2-1), pikerisht ne minuten e 95-te.

Veprimi heroik i Alisson, i jep Liverpoolit tre pikë kyçe. Në Hawthorns përfundon 1-2. Skuadra e Liverpulit mbetet akoma në garë për një vend në Champions League: ata janë tani të pestët me -1 nga Chelsea.
West Bromwich edhe pse tashmë te rënë nga kategoria u perpoq ta vendose skuadrën e Klopp në vështirësi dhe madje të ketë sukses në pjesën më të madhe të lojës.
Robson-Kanu në 15 ‘zhbllokon rezultatin dhe detyron Liverpoolin ne ndjekje. Salah përgjigjet në minutën e 33-të, mirepo ekipi i Allardyce është edhe afër fitores me Kyle Bartley i cili mund Alisson në minutën e 71-të por gjyqtari anulon golin për offside.

Loja shkon drejt perfundimit dhe ja ne minuten vendimtare ate te 95-ten, portieri brazilian hidhet perpara ne grumbullin e fanelave ne goditjen këndore, mundesine e fundit të ndeshjes dhe kërcen më lart se kushdo tjetër, duke mposhtur kolegun e tij Johnstone. 1-2!
__________________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – 21 maj 2021.

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.