Sofia Loren | Yje të Kinemasë Botërore!

0
694
SOPHIA LOREN, late 1950s

Sofia Loren, ose Sofia Villani Scicolone, ka lindur ne Rome me 20 Shtator 1934, njihet si nje aktore dhe kengetare italiane.
Eshte nje nder aktoret me te njohura te kinematografise boterore.

Nena e saj Romilda Villani ishte nje mesuese e thjeshte pianoje, ndersa i ati ishte nje afarist ne sektorin e ndertimit. Prinderit e saj nuk u martuan asnjehere, i jati i dha vetem atesine Sofijes, duke i vene dhe emrin e nenes se tij. Gjyshi i Sofijes vinte nga familje e njohur dhe mbante titullin Markez. Nena, Romilda e dergoi Sofijen ne Pozzuoli (Napoli), tek familja e saj, ku Sofija kalon femijerine dhe nje pjese te adoleshences ne kushte shum te veshtira ekonomike. Ne moshen 15-vjeçare kthehet ne Rome se bashku me te emen ne kerkim te suksesit. Merr pjese ne disa konkurse bukurie, midis te cilave dhe ne “Miss Italia” ne 1950, ku fiton çmimin “Miss Eleganca”, nje titull i krijuar posaçerisht per te.

Nderkohe fillon te shfaqet neper filma ne role dytesore, ku dhe filloi te bjere ne sy per cilesite estetike. Pergjate nje viti mori pjese ne pothuajse 15 filma, por kthesa e saj filloi ne 1951,kur takoi producentin Karlo Ponti, i cili e vuri re ne nje konkurs bukurie ku Sofia ishte e ftuar dhe te nesermen e ftoi ne studion e tij per nje bisede. Ponti mbeti i mahnitur nga potencialet e saj dhe i ofroj nje kontrate 7-vjeçare e cila ishte trampolina e suksesit te saj. Sofia ishte 15 vjece kur takoi Karlon dhe ky ishte 37. Sidoqofte ata u martuan se bashku ne Shtator te vitit 1957 dhe ajo mbeti gruaja e tij deri ne vdekjen e K. Pontit ne vitin 2007.

Nje nder rolet e para dhe te rendesishme te saj ishte roli i Kleopatres ne krah te te madhit Alberto Sordi ne filmin “Dy net me Kleopatren” me regji te Mario Mattolit, ne 1953. Viti 1954 ishte viti ku takoi per here te pare aktorin Marcelo Mastrojani, ne filmin “Peccato che sia una canaglia”, (Sa keq qe eshte nje mashtruese) te regjisorit Alessandro Blasetti, ku luan dhe aktori i njohur Vittorio De Sica.

1950 – 1957 do te jene vitet e fillimit te karrieres se saj dhe marrja e fames edhe ne arenen nderkomtare.
Ne filmin “The Gold of Naples” (Ari i Napolit – 1954) me nje rol qe luan aty do te jete edhe etapa kur “do te vihet ne dukje” duke u futur ne korsine e nje ylli te kinemase boterore. Me vone suksesi dhe fama do ta shoqerojne perhere ate ashtu sic edhe partneret e saj ne film. Emra te medhenj, si Marcelo Mastroiani, Cary Grant, Anthony Perkins, Paul Newman, Clarke Gable, Marlon Brando, Gregory Peck, Frank Sinatra etj etj te pafund ashtu sic edhe lista e gjate e filmave dhe roleve te saj….
__________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here