Histori e shkurtër e Lojrave Olimpike!

0
1758

Lojërat Olimpike janë ato lojra sportive qe përjetojnë gjallerisht gjithë dramën, emocionet e forta, eksitimin dhe atmosferën e çdo sezoni, nje here ne 4 vjet ne verë apo dimër, qe nga lindja e tyre, 120 vjet me pare. Ato tashme janë bere eventi me i madh i sportit botëror. Per nje sportiste, pamvaresisht numrit te titujve te fituar ne botëror apo kontinentale, Lojrat Olimpike mbeten synimi dhe ambicja me e larte.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Qe nga fillimi i tyre ne vitin 1896, Lojrat Olimpike moderne janë përballur disa here me kriza politike te ndryshme dhe fati i tyre shpesh here ka qene i parathene. Sidoqofte, lëvizja Olimpike ka ditur t`i mbijetoje dy luftrave boterore, po ashtu edhe periudhave te kaosit, puceve shteterore e rrevolucioneve te ndryshme – edhe pse ne shumicën e rasteve këto fenomene kane ndryshuar rrethanat e jashtme dhe konsideratat politike që duhet të merren parasysh.

Origjina e Lojrave Olimpike e ka rrënjën ne boten antike, te cilat trajtoheshin si nje Festival ritual. Idea e fitores ne ato lojra te antikitetit ka patur nje domethënie krejt ndryshe rreth 2500 vjet me pare, ne krahasim me filozofinë olimpike te hedhur nga Pierre De Couberten. Faktikisht, fitorja ishte e nje rëndësie tepër te madhe, ndërsa tek humbësi sillte turp dhe humbje te nderit ne te gjithë “polis” (qytetin – shtet qe përfaqësonte).

Duke mos qene te rregjistruara gjate kohës kur këto lojra organizoheshin, vetëm disa prej performances se atleteve kane mundur te depërtojnë viteve, gjithsesi eshte e ditur se fituesit shpërbleheshin me nje dege ulliri. Sidoqofte janë rregjistrime dhe detaje te fituesve vetëm nga lojrat e v. 776 BC. Me tutje arkeologet kane treguar me fakte qe Olimpiada e ka zanafillën rreth mijëvjeçarit te dyte para Krishtit. Lojerat qe zgjateshin 5 dite, përfshinin ne programin e tyre vrapimin, mundjen, pese-gareshin, kavalerimin, garën me karroca, dhe gjithashtu nje kompeticion, garimin ne mes trumpetisteve lajmetare.

Ceremonia per te nderuar fituesit mbahej ne ditën e fundit te mbylljes se këtyre Lojrave Olimpike. Fundi i përkohshëm i këtyre Lojrave mbërrin ne vitin 391 AD, kur nje dekret i lëshuar nga perandori romak Theodosius I, ndalonte adhurimet pagane duke perfshire edhe Lojrat Olimpike te cilat konsideroheshin si te tilla. Gjate viteve te mesjetës, aktivitetet atletike nuk kishin ndonjë domethënie dhe ishin kryesisht pa rendesi.

Aty nga shek. 19-te, ishin zhvilluar sporte te reja, duke perfshire Boksin, Kriketin, dhe Golfin. Nderkohe Futbolli, Tenisi dhe Gjimnastika ishin përhapur ne rendesi qe nga fundi i 1800-tes e me tutje. Njerezit mblidheshin se bashku per te ushtruar këto sporte duke formuar madje klube dhe shoqëri te ndryshme sportive. Shkencetaret diskutonin here pas here rolin e rëndësishëm qe mund te luante sporti ne shoqërinë njerëzimit ne përgjithësi, dhe ne veçanti per adoleshentet sillte dobi fizike.

Ideali “Mendja e shendoshe ne trup te shendoshe” i zhvillimit te trupit e mendjes ne harmoni njëra me tjetrën, fillon te ri-zbulohet . Ishte koha kur disa sporte te reja luheshin ne menyre dominuese nga klasa e shtresës se larte aristokrate.

Eshte viti 1880, kur Pierre de Coubertin, i lindur ne Paris me 1 janar 1863, me nje origjine te largët te nje familje franceze prej nje preardhje fisnike, kreu nje studim lidhur me impaktin qe mund te kete Sporti ne shoqërinë e njerëzimit. Ne rininë e tij ishte i dhene se tepërmi mbas Lojrave Olimpike te antikitetit dhe gjithashtu mjaft i interesuar ne gërmimet arkeologjike qe bëheshin ne Greqi.

Ne vitin 1766, shkencëtari britanik Richard Chandler zbulon vendodhjen e Olimpias antike vendit ku mbaheshin Lojrat Olimpike ne lashtesi. Do te duhen 100 vjet me vone, qe ajo te rizbulohej , aty rreth 1875-81 nga arkeologjisti gjermane i Berlinit, Ernst Curtius i cili do te largonte balten qe kishte mbuluar Olimpian. Keshtu qe Pierre De Coubertin ne studimet e tije rreth ushtrimeve fizike, u influencua nga koncepti i antikitetit per njeriun ne njërën ane dhe nga pikëpamjet e arsimtarit britanik Thomas Arnold ne anën tjetër. Coubertin bindet qe ushtrimet janë baza e edukimit praktik.

Fakti qe Franca kishte patur vështirësi te mposhte, te linte menjane humbjen nga Gjermania ne luftën e 1870-71, plus dëshirën e vendit te tij te lindjes qe te rifitoje krenarinë kombetare dhe force, nga këtu do te kishin preardhjen teorite e de Coubertin. Sidoqofte rendi i ri social francez nuk do te bazohej ne zhvillimin e armiqësive te reja, përkundrazi ai ishte qe te shprehej me mjete kunkurruese te ndershme ne mes kombeve. De Coubertin ishte i bindur qe mundësi te barabarta per te gjithë pjesëmarrësit ishte kushti paraprak per garuesit, po aq mire do te sillte dobi edhe ne edukimin fizik sic praktikohej ne Britani. Ishte përsëri koncepti i antikitetit grek i cili shërbeu si idea e de Coubertinit, qysh ne ato ditët kur te gjithë atletet bashkoheshin per te garuar . Ideja amatoreske ishte nje kusht i parakoheshem per Coubertin qe te nënvizonte “ fisnikun dhe karakterin kalorësiak” te ushtrimeve fizike.
Natyrisht priteshin shpërblimet te vinin nga aktivitetet sportive ne vetvete. Dhurata materiale, dëshira per fitime, interesa biznesi nuk ishin te lejuara ne Sport, sepse besohej te paragjykoj bashkimin e sportisteve. Te fillohej me impaktin e këtyre teorive, kufizohej me shtresën aristokrate e cila përballonte te vazhdonte aktivitetet sportive ne kete rruge. Keshtu qe vështirësitë dolën se shpejti .

Perfundimisht ne fund te viteve 1920, mbas shume kohe negociatash, I.O.C jep lejen e saj për kompensimin me humbje të të ardhurave qe te paguhen per sportistet. Ne kundërshtim me veshtiresite fillestare ne rekrutimin e ndjekësve te “religjionit te sportit”, de Coubertin vazhdoj te shikoje me tutje qe te shpërndante idetë e tije ne rilindjen Olimpike. Ne nje lekture te mbajtur ne vitin 1892 ai do te permende per here te pare idenë e rilindjes se Lojrave Olimpike. Keshtu ai do te ftoje personat e interesuar nga e gjithë bota qe te marrin pjese ne kongresin e sportit ne Paris ne qershor te 1894. Kongresi i cili u mbaj ne Sorbone, pjese e Universitetit te Parisit, u mbyll me vendimin unanim ne mbështetjen e idesë se rilindjes se Lojrave Olimpike ne vitin 1896. Projekti u be i tille qe mbas festimit te Lojrave qe do te mbaheshin ne Athine, evenimenti olimpik do te vazhdonte te mbahej nje here ne katër vite ne kryeqytetet e ndryshme te botes. Aktivizimi i ri i lëvizjes Olimpike duhej te koordinohej dhe te drejtohej nga nje panel qe do te emërohej “International Olympic Commitee (I.O.C) Komiteti Olimpik Nderkombetar.

Përkrah Pierre de Couberten, themeluesin e Lojrave moderne, anetaret e tjerë te këtij komiteti perbeheshin nga Lordi Arthur O.Ampthill (Britani e madhe); Viktor Balck (Suedi); Dimitrios Vikelas (Greqi); Aleksei Butovski (Rusi); Ernest Callot (France); Leonard A. Cuff (Zelande e re); Jiri Guth (Bohemi); Charles Herber (Britani e madhe); Ferenc Kemeny (Hungari); Ferdinando Luchesi-Palli (Itali); William M. Sloane (SH.B.A) dhe Jose` Zubiaur (Argjentine). Ne fillim Pierre de Coubertin mbante postin e sekretarit te përgjithshëm te komitetit olimpik dhe me vone qe nga 1896 deri ne 1925 do te jete presidenti i këtij komiteti – I.O.C.

Pas nje fillimi premtues me Lojrat ne Athine ne v. 1896, organizata olimpike, caloj pak me lojrat e 1900 dhe 1904 duke lene ne nje fare menyre per te deshiruar. Te mbajtura si pjese e panaireve boterore ne ate kohe ato me shume vështirësi patën vëmendje dhe rëndësinë e duhur. Rendesia per ato u kthy ne drejtimin e duhur ne v. 1906, me nje festim te “ndermjeteshem” kur ata shpëtuan vendosjen ne skene te levizjes Olimpike dhe ndihmuan përfundimisht ne stabilizimin e Lojrave Olimpike si event sportiv botëror, edhe pse lojrat e v. 1906 nuk u konsideruan zyrtarisht si feste Olimpike ne syrin e I.O.C-se.

Zhvllimet politike filluan te ndikonin garat e zhvilluara qe me fillimin e Luftes se 1-re Boterore, shkaku i se cilës solli anulimin e Lojrave te VI-ta Olimpike, te cilat ishin programuar te organizoheshin ne Berlin te v. 1916. Megjithate lëvizja Olimpike ishte ne ekzistencën e saj dhe aktiviteti vazhdoj menjëherë kur konflikti botëror mbaroj. Festa e madhe sportive u organizua ne Antwerp te Belgjikes, nje vend qe ne fakt ishte shkatërruar nga ky konflikt. Edhe pse Lojrat e Berlinit nuk u mbajtën asnjëherë, ato u emëruan si te VI-shtat per nga radha, vetëm per te ruajtur renditjen.

Nderkohe ato te Antwerpes njihen zyrtarisht si Lojrat e VII-ta Olimpike. Belgjika ne vetvete shkëlqeu ne organizmin e këtyre lojrave, edhe pse ne nje kohe te shkurtër dhe ne rrethana jo fort favorizuese ato ia arritën nje suksesi per kohen ne kete drejtim. 29 shtete ishin pjesëmarrëse ne këto Lojra, ne mesin e tyre mungonin : Gjermania, Austria, Hungaria dhe Bullgaria, te cilat u përjashtuan nga I.O.C si rrezultat i luftës. Me përjashtim te Patinazhit Artistik te perfshire ne programin e Lojrave te Londres ne v. 1908, dhe te Hokej ne akull, ne programin e lojrave te Antwerpen sportet dimerore ne përgjithësi mbeten jashtë këtij programi. Fushata per prezantimin e sporteve dimerore dhe organizimin e tyre ne Lojra Olimpike do te jete e gjate, kështu qe aty nga fillimi i vitit 1920 edhe ky aktivitet sportiv kishte fituar shume popullaritet gje qe shtyu I.O.C katër vjet me pas ne v. 1924, ne kundërshtim me kundërshtitë fillestare lejoj organizimin e nje Jave Nderkombetare te Sporteve Dimerore e cila do te mbahej ne Chamonix te Frances. Keto lojra patën nje sukses te jashtezakoneshem aq sa I.O.C ra dakord dhe vendosi pranimin e tyre si Lojrat Olimpike Dimerore. Ato do te organizoheshin ne te njetin vit me lojrat verore por ne vende te ndryshme.

Ne vitin 1925 ne postin e presidentit te Komitetit Olimpik Nderkombetar vendoset belgu Henri de Baillet-Latour, i cili zëvendësoj Pierre de Coubertin. Ai vazhdoj punën e filluar nga francezi deri ne vitin 1942. Si paraardhësi i tij edhe belgu Baillet-Latour tentoj ne nje fare menyre te mos lejoje rritjen e numrit te femrave pjesëmarrëse ne lojra, por gjithsesi tashme nuk ishte me koha . Ne Lojrat Olimpike te Antikitetit, pjesëmarrja e fermave ka qene krejtësisht e ndaluar dhe ne fakt ato dënoheshin deri me vdekje vetëm nëse gjendeshin duke i shikuar këto lojra. Edhe ne vitet e para te Lojrave moderne Olimpike, IOC gjithashtu e shikonte jo me kënaqësi idenë e pjesëmarrjes se femrave ne këto lojra. Megjithëse ka patur atlete femra ne gara qe ne vitin 1900, Komiteti Olimpik Ndermobetare (IOC) nuk i ka marre ne konsiderate prezencën e tyre, deri ne v. 1912, kur garat e notit per femra u miratuan .

Numri i pjesëmarrjes femerore erdhi duke u rritur ne cdo olimpiade, por do te duhej viti 1928 qe IOC me ne fund te lejonte ato ne pjesëmarrje edhe ne garat e atletikes. Gjithashtu, mbas Lojrave te 1928 qe u mbajtën ne Amsterdam, IOC e ndaloj femrën te garoje ne distanca jo me te gjata se 200 m, vendim i cili do te zgjasë deri ne vitin 1960.

Lojrat e fundit Olimpike para Luftes se II-te Boterore u organizuan ne Berlin ne v. 1936, dhe nazistet i kthyen ato ne nje rast unik per propagandën e tyre, nderkohe gjithandej ishin bere publike ne këto lojra, foto qe tregonin Paqen dhe dashurinë e Rajhut Gjerman. Ne vitin 1938 plasi lufta famekeqe, dhe Lojrat e XII-ta Verore qe ishin programuar te organizoheshin ne Japoni ne vitin 1940, u transferuan ne Helsinki te Finlandes per shkak te konfliktit te luftës Kino-Japoneze qe filloj qe ne v. 1937.

Keshtu ndodhi edhe me Lojrat Olimpike Dimerore, te cilat ishin caktuar ne Japoni. I.O.C i transferoj ato ne fillim ne St Moritz e me pas ne Garmisch-Partenkirschen. Sidoqofte, invazioni rus ne Finlande ne vitin 1939 dhe fillimi i Luftes se II Boterore sollën si rezultat anulimin e Lojrave Olimpike edhe ne këto vende te destinuara. Po kështu Lojrat e programuara qe te mbaheshin ne 1944 ne Cortina d`Ampezzo dhe Londer u anuluan gjithashtu, nderkohe shume pak anetare te Komitetit Olimpik patën mundësinë te mbërrinin ne Lozane ne ceremoninë qe shënonte 50 vjetorin e themelimit te këtyre Lojrave , te idealit Olimpik qe u mbajt ne vitin 1944.

Ne vitin 1948, ne prezencën e suedezit Sigfrid Edstrom, i cili u zgjodh presidenti i I.O.C-se, ne vitin 1946, Lojrat Olimpike rifilluan organizimin e tyre ne Londer . Sidoqofte, ndërsa periudha e mbas-luftes ishte ne progres dita dites, cilësia e performances sportive nuk mund te mbulonte faktin qe këto takime te përbashkëta paqesore te “rinise boterore” po zhvilloheshin ne nje lufte per te fituar prestigj.

Lufta e ftohte ne mes Perendimit dhe Lindjes filloj te përhapej neper stadiumet, nderkohe ideali i mirëkuptimit ndërkombëtar u braktis si rrezultat i ideologjisë, papajtueshmërisë dhe ndalimeve te kontakteve ne mes atleteve. Me shtypjen e kryengritjes ne Hungari, ndërhyrjen e Britanise dhe Francezeve ne krizën e Suezit, praktikimi i aparteidit ne Afriken e Jugut dhe Rodezi, madje ne Zimbabve gjithashtu, ndërhyrja e sovjetikeve ne Afganistan , bojkotime dhe përjashtime te here pas hereshme lëshuan hije ne Lojrat Olimpike qe nga viti 1956 e deri ne vazhdimin e tyre. Ne vitin 1952 , I.O.C kishte emëruar si president te saj amerikanin Avery Brandage, si presidenti i ri i radhës i cili shërbeu ne kete funksion deri ne v. 1972.

Ai konsiderohej nje mbështetës i fuqishëm i amatorizmit i cili penalizonte shkeljet deri me përjashtime te menjehereshme te shkaktareve, si ne rastin e skiatorit alpin , austriakut Karl Schranz ne vitin 1972. Ditet e fundit te mandatit te Brandage si president lene hije ne karrierën e tij nga sulmi qe u be kundër skuadrës olimpike te Israelit ne Fshatin Olimpik ne Mynih, rast me te cilin ai konfirmoj friken e tij duke thene me besim se “sa me te gjera dhe sa me kryesore po bëheshin Lojrat, aq shume këto lojra do te vuanin nga probleme si qofshin politike ashtu dhe ekonomike, edhe qe nga ky rast sulmi, do te ishin nen presionin e krimeve.

Me bojkotin ne lojrat e viteve 1980 dhe 1984, presionet politike arritën ne kulmin e tyre. Ndersa ne lojrat e vitit 1980 ne Moske amerikanet dhe nje numër i konsiderueshëm i aleateve te tyre i bojkotuan ato per shkak te invazionit sovjetik ne Afganistan, edhe lojrat e katër vjetëve me vone, ne Los Angeles u bojkotuan nga sovjetiket te cilët te bashkuar nga ana e tyre me shume nga aleatet e lindjes hodhën arsyen duke cituar shqetësime rreth masave te sigurisë.

Lojrat Olimpike verore te vitit 1984 zbuluan per here te pare, qe Olimpiadat nuk ishin me te përballueshme pa marketingun, sponzorizimet dhe te ardhurat nga te drejtat televizive. Kompanite televizive do te paguanin qindra milionë dollarë per te patur te drejtat e transmetimit. Fakti qe disiplinat me kryesore u planifikuan sebashku me ofertat dhe rreklamat me joshëse, sollën rritjen e komercializmit. Presioni tek sportistet u intensifikua po ashtu. Nerkohe publiku behej me tepër i interesuar vetëm rreth kampioneve dhe me tutje, po ashtu bota e biznesit , per te shitur produktet e tyre do te marre ne konsiderate vetëm këta kampione.

Nen presidencën e spanjollit Juan Antonio Samaranch, i cili e fitoj postin drejtues ne v. 1980, I.O.C i kishte hapur pjesërisht dyert e Lojrave Olimpike per sportistetet profesional, duke i dhene fund klauzolës 26. Rregulli në lidhje me pranimin e veçantë të sportistëve amatorë u fshi nga ky komitet olimpik ne vitin 1981.

Nderkohe nje problem serioz u paraqit dhe qe do te vazhdoje te shfaqet, do te jete ai i përdorimit te drogës. Edhe pse IOC mori shembull nje mase te rrepte ne vitin 1988, duke skualifikuar sprintierin kanadez Ben Johnson (te cilit iu hoqën medalja e arte dhe te gjithë titujt e fituar ne kampionatet boterore) eleminimi i këtij problemi përsëri nuk arrinte sukses, edhe me testet e kontrollet e te ngritura ai perseri nuk mund te eliminonte përdorimin e anabolizanteve nga atlete apo sportiste prej te gjitha vendeve te botes. Zera kritike u ngritën, qe sportistet ishin te detyruar te arrinin rrezultate te larta nen efektin e drogës per te konvertuar përpjekjet e tyre ne vlera monetare nëpërmjet fitoreve dhe kontratave fitim prurese nga rreklamat, kompanitë televizive nderkohe dhe publiku nga ana tjetër kërkonte gjithnjë e me shume arritje te larta nga sportistet. Samaranch konsiderohet presidenti i cili mbështeti dhe përkrahi komercializmin ne Lojrat Olimpike. Ne sytë e tij ai shikonte ate qe vetëm nëpërmjet komercializmit, Olimpizmi mbas 100 vjeteve nga rilindja do te vazhdonte te mbetet mjaftushem dhe te mbijetoj edhe gjate shek.. 21-te.

Gjermani Thomas Bach gjithsesi eshte presidenti aktual i I.O.C-se qe nga 10 shtatori i v. 2013 i cili u zgjodh ne mbledhjen e 125-te te këtij Komiteti organizuar ne Buenos Aires. Bach eshte zëvendësuesi i Jacques Rogge ku ky i fundit e drejtoj IOC-ne qe nga viti 2001.

Se bashku me Rogge, Thomas Bach eshte presidenti i trete qe ka qene atlete pjesëmarrës ne Olimpiade dhe madje i vetmi qe ka fituar medalje te arte ne vitin 1976.

______________
Publikuar me pare ne korrik 2016 ne faqen “Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve” © Material i rezervuar! P. Bj

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.