Shqiperia, Polonia, Anglia dhe pak kujtese!

0
1070
Futboll Shqipëri- Poloni, 1985

Nuk ishin mbushur akoma 24 orë nga nata e frikshme e ”Heysel”. Më 29 qershor, me finalen Juventus – Liverpool, historia e futbollit mbylli përgjithnjë një kapitull të saj! Protagonisti në ngritjen e trofeut të parë të Kupës së Kampioneve për Juventusin ishte polaku Zbigniev Bonjek, i cili, fitoi penalltine që u shnderrua në gol nga Mishel Platini. Menjëherë pas ndeshjes, gjatë asaj nate të kobshme europiane me 40 viktima, Bonjek, do të nisej me një fluturim çarter për të mbërritur në Tiranë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Pak pas dreke, Polonia do të luante në Tiranë ndaj Shqipërisë, finalen e madhe në grup për eliminatoret e Kupës së Botës Meksikë 1986. Ose Polonia do shkonte në Meksikë, ose Shqipëria. Ndeshja e parë në Mielec të Polonisë, 2-2! Bonjek do të shënonte në ”Qemal Stafa” të vetmin gol të polakëve në fitoren 0-1. Për fatin e keq të Shqipërisë, ëndrat për pjesëmarrje në botërorin e Meksikës, u prenë në mes më atë humbje. Kurrë më parë e as më pas, Kombëtarja nuk ka qenë kaq pranë një suksesi të tillë të madh…

Tërë ndeshjet midis Shqipërisë dhe Polonisë
27.05.2008 Miqësore Shqipëri – Poloni 0-1 Maciej Żurawski 3′
29.05.2005 Miqësore Poloni – Shqipëri 1-0 Maciej Żurawski 1′
15.11.1989 Eliminatoret për Kampionatin Botëror, Italia 1990 Shqipëri – Poloni 1-2 Ryszard Tarasiewicz 45′ Jacek Ziober 83’/Sokol Kushta 63′
19.10.1988 Poloni – Shqipëri 1-0 Krzysztof Warzycha 78′
30.05.1985 Eliminitaret për Kampionatin Botëror 1986, Meksikë Shqipëri – Poloni 0-1 Zbigniew Boniek 24′
31.10.1984 Poloni – Shqipëri 2-2 Włodzimierz Smolarek 23′, Andrzej Pałasz 80’/ 55′ Bedri Omuri, 75′ Agustin Kola
12.05.1971 Eliminatoret për Kampionatin Europian, Belgjikë 1972 Shqipëri – Poloni 1-1 Jan Banaś 7’/Medin Zhega 32′
14.10.1970 Poloni – Shqipëri 3-0 Robert Gadocha 19′, Włodzimierz Lubański 83′, Zygfryd Szołtysik 90′
29.11.1953 Miqësore Shqipëri – Poloni 2-0 Loro Boriçi 9′, Refik Resmja 35′
01.05.1950 Miqësore Shqipëri – Poloni 0-0

…dhe ja ku jemi përsëri në grup me Poloninë. Madje, edhe me Anglinë. Jemi rigjendur në të njëjtin grup me të dyja këto ekipe si kundërshtarë edhe gjatë eliminatoreve për Kupën e Botës Italia 90. Atëherë ishte ndryshe, krejt ndryshe nga eliminatoret e dyvjeçarit 1984-1985. Nuk ishte më i njëjti ekip Kombëtar si katër vite më parë. Si Polakët edhe Anglezët fituan në të dyja ndeshjet vajtje ardhje. Me Anglezët, nuk ka vend për shumë diskutime. Ata janë gjithnjë ekipi i madh, një nga pretendentët kryesorë për të fituar çdo eveniment. Ata janë Anglia!

Prej përplasjeve me ta, pak gjëra kanë mbetur për tu kujtuar. Ai goli i anulluar aq padrejtësisht i Demollarit dhe debutimi në moshën 17 vjeçare i portierit Blendi Nallbani më 26 prill 1989, goli i Rrakllit në humbjen 1-3 në Tiranë më 28 Mars të 2001, një gol i bukur i Besart Berishës në humbjen miqësore ndaj ekipit të dytë të Anglisë, 1-3 në maj të 2007 dhe… hej! A ju kujtohet Pitkini?! Filmat e tija, ”Pitkini ushtar”, ”Pitkini në spital”,…Pitkini kështu e Pitkini ashtu…? E pra, për sa i përket ndeshjes së 28 marsit 2001, në kuptimin e plotë të fjalës mund të kujtohet edhe ardhja e Pitkinit (Norman Wisdom) me titullin kuptimplotë “Pitkini në Tiranë”!

Mbase ky është kujtimi më i bukur prej sfidave Shqipëri – Angli! 8 Mars 1989 Shqipëria – Anglia 0-2 Eliminatore, Kupa e Botës 26 Prill 1989 Anglia – Shqipëria 5-0 28 Mars 2001 Shqipëria – Anglia 1-3 Eliminatore, Kupa e Botës 5 Shtator 2001 Anglia – Shqipëria 2-0. 27 Maj 2007 Anglia (B) – Shqipëria 3-1 Miqësore Shqipëria, pra ekipi i sotëm Kombëtar, është i një niveli krejt ndryshe.

Kohët e sotme, futbolli, çdo gjë është krejt ndryshe. A jemi të pashpresë? Mbase po por, mbase jo! Shqipëria është ekipi të cilin askush nuk e nënvlerëson sot. Është kombëtarja me stadiumin më të ri e një nga më modernët në Ballkan dhe mbi të tëra, është kombëtarja e cila sa herë që luan, sjell me vete gjysmen e tifozëve në stadium, në cdo qytet të Europës! Lojtarët janë të një niveli të kënaqshëm dhe në se mund të jetë në momentin e mirë, mund të fitojë ndaj kujtdo. Portugalia e di mirë këtë. Shpresa vdes e fundit dhe, në se mrekullia ndodh…edhe po të jetë ëndër, mos më zgjoni nga gjumi!


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.