Në kujtim të regjisorit dhe aktorit Serafin Fanko (1937-2007)

0
2660

Serafin Fanko
(24 maj 1937 – 29 shtator 2007)
Regjisori, aktori dhe “Artisti i Popullit”. Ikona e skenes shqiptare!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Serafin Fanko, është jo vetëm një nga Ikonat e Teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës, por edhe një Ikonë e tere Artit skenik shqiptar. Ai gjatë jetës së tij spikati në aktrim, regji si dhe në të gjitha komponentët që ndërtojnë një dramë. Serafin Fanko, ishte një shkronjës pikant i dramës kombëtare, ndërsa në të gjithë karrierën e tij artistike u dallua për një elegancë dhe fuqi interpretative. “Artisti i Popullit”, ndërroi jetë më 29 shtator 2007 në Tiranë, në moshën 70-vjeçare. Dallohet jo vetem si shkronjës i dramës shqipe, por në karrierën e tij artistike edhe si një aktor karakteri dhe tepër potent në aktrimin e tij. Pasi mbaroi Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, dega dramatike, vazhdoi studimet në Pragë, per tre vjet në Akademinë e Arteve “Fam Famu”, për regji filmi, mirëpo prishja e të famshmit kamp socialist, e detyroi të kthehej pa i mbaruar studimet. I përfundon ato në Institutin e Lartë të Arteve “Aleksandër Moisiu”.

Me t’u kthyer në Atdhe, nisi punën si regjisor i Teatrit “Migjeni” ku spikat ne drama. Gjatë karrierës së tij 40-vjeçare Fanku ka realizuar rreth 125 role në kinema e teatër dhe ka fituar shumë çmime e tituj.

I lindur në Shkodër me 24 Maj 1937, regjisori i mbi 140 veprave duket se nuk e ka patur të lehtë rrugën e karrierës. Fillimet artistike i nisi me mësimet e pianos, më pas ndoqi një kurs pikture, u mor me balet, dhe pastaj me fushen e artit skenik që e bëri të njohur edhe jashtë kufijve. Që në vitin 1953 ka filluar karrierën e tij artistike. Ka qenë një operetë, libretin e së cilës e kishte shkruar po vetë, pa qenë profesionist. Ishte vetëm 16-17 vjeç. Kjo operetë u vu në skenë nga Garnizoni i Shkodrës. Më vonë u angazhua me teatrin e estradës, para specializimit për regjisurë. Ka punuar një spektakël, i cili përbëhej nga dy komedi, një nga Jovan Vujoshi dhe tjetra e Çehovit.

Ndërsa shfaqja e parë që ka vënë në skenën e Teatrit “Migjeni” ka qenë pas diplomimit, një dramë e Fadil Krajës, “Fisheku në pajë”. Më pas ka nisur në vitin 1963 si aktor i Teatrit “Migjeni”, menjëherë pas studimeve të larta në Institutin e Arteve. Si aktor i “Migjenit” angazhohet deri në 66-ën, duke luajtur rreth 30 role, përfshi këtu edhe angazhimin aktoresk të mëvonshëm, në kohën kur ishte regjisor. Në vitet ’66-’67 specializohet pranë Akademisë së Arteve për regji teatri dhe në të njëjtën kohë ka qenë edhe pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura. Që nga ajo kohë punoi për afro 40 vjet si regjisor. Ndër shfaqjet më të mira në Teatrin “Migjeni” mund te veçohen “Toka jonë”, “Këshilli i ndrikullave”, “Viti 61”, “Baca i Gjetajve”, “Kënga e dhimbjes krenare”, “Çështja e Blertës”, “Çifti i lumtur”, “Gjaku i Arbërit”, “Hetimi”, “Tregim për Makbethin”, “Pse”, “Shtegtimi ndër ankth”, “Ç’murrosja”, “Ftesë për darkë”, “Quo vadis” e tjerë. Në regjistrimin televiziv të “Zekthi”-t, që u quajt teledrama e parë shqiptare, me regji të Albert Mingës dhe operator Stefan Gajo, Serafin Fanku kishte rolin kryesor.

Eshte fituesi i shumë çmimeve në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombetare, ndër të cilët spikat çmimi për dramën “Quo vadis”.

Ka realizuar 125 projekte në Shkodër, Tiranë, Shkup, Strugë (në gjuhët shqipe dhe turke). Në vitin ’80 ftohet në Teatrin e Kombësive Shkup, për të sjellë në skenë dramën “Nata” të arbëreshit klasik Josif Rela. Josif Rela ka qenë drejtor i Teatrit Popullor të Zarës, një nga figurat më të shquara të Kroacisë. Pjesa u shfaq shumë herë, derisa edhe u ndalua nga qeveria e atëhershme maqedonase për situatën politike që kalonte Maqedonia në pragun e ndarjes nga Jugosllavia. Por më vonë, në vitin 1991, Kujtim Spahivogli dhe Serafin Fanku nderohen me rastin e 40-vjetorit të teatrit nga Ministria për Kulturë e Maqedonisë me “Pllaketet e Arta” për kontributin e dhënë në ngritjen e nivelit artistik të Teatrit të Kombësive Shkup.

Më pas ka punuar me teatrin turk një përshtatje të romanit “Pse?” të Sterio Spasses. Në atë kohë punonte me trupën e Malit të Zi. Pas dramës “Quo vadis?”, e cila u nderua me çmim të parë si shfaqja më e mirë dhe vetë ai si regjisori më i mirë në Festivalin e Mbarëkombëtar të Teatrove në 1997. Realizoi në Teatrin Popullor të Malit të Zi dhe dramën “Urdhri i fundit” e autores malazeze Aleksandra Bosniç, premierë e cila u shfaq më 11 prill 1998. Më pas u rikthye në skenën e TK, në vitin 2005, me dramën “Babai”, një vepër që u prit mirë nga spektatori, por që nuk pati jehonën dhe lavdinë e veprave të tjera.

Në veprimtarinë e tij artistike ka bashkëpunuar me Teatrin e Shkodrës, Durrësit, Tiranës, Laçit, Lezhës. Një nga personazhet që ai interpretoi me gjithë zellin e tij ishte personazhi i Zekthit. Është aq reale figura e Zekthit e sjellë nga Fanko, sa të duket sikur flet me vetë personazhin dhe jo me aktorin që e interpreton.
Fanku është angazhuar në rreth 12 filma televizivë e artistikë.

Filmi i tij i parë është “fortuna” ne vitin 1959 edhe pse me vetem nje paraqitje episodike ne rrradhet e te rinjeve ku i bashkohen rradheve te partizaneve. Me pas ”Fije që priten” me regjisor Muharem Fejzon, në rolin e Klarkut. Më vone vijojne “Shembja e idhujve”, “Yjet mbi Drin”, “Vendimi”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Natë pa dritë”, “Ditët që sollën pranverën”, (roli i Cubel Brecës), “Emblema e dikurshme”, etj.Në të gjitha personazhet e Fankos të bie në sy ngrohtësia, që ai i jepte personazheve e lidhur kjo me talentin dhe intuitën e tij prej artisti të mirëfilltë. Çdo figurë e krijuar nga ai ka individualitetin e saj, dhe njëherazi vërtetësinë e personazhit.

Aktor dhe regjisor, skenograf dhe kostumograf, Artisti i Popullit, Serafin Fanko, ishte i integruar prej vitesh në një hapësirë të gjërë mbarëkombëtare me veprën e tij shumëdimensionale.

FILMOGRAFIA:
Fortuna (1959)
Fije që priten – (1976) …. Klarku
Emblema e dikurshme (film) – (1976)
Shembja e idhujve – (1977) …. Frat Engjëlli
Guna permbi tela – (1977)………
Ditët që sollën pranverën ….Cubel Breca (1979)
Yjet mbi Drin – (1979) …. Lulzimi
Qortimet e vjeshtës – (1981) …. Profesor Samiu
Vendimi – (1984) …. Filipi
Pranvera s’erdhi vetem – (1988) …. Profesori

Disa nga dramat qe mbajne firmen e tij :
“Toka jonë”,
“Këshilli i ndrikullave”,
“Viti 61”,
“Baca i Gjetajve”,
“Kënga e dhimbjes krenare”,
“Çështja e Blertës”,
“Çifti i lumtur”,
“Gjaku i Arbërit”,
“Hetimi”,
“Tregim për Makbethin”,
“Pse”,
“Shtegtimi ndër ankth”,
“Ç’murrosja”,
“Ftesë për darkë”,
“Quo vadis”.

________________
Publikuar qe me pare ne Facebook – Kinematografia Shqiptare, maj 2014 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.