YJE TË FUTBOLLIT SHQIPTAR | PERLAT MUSTA!

0
1396

Starton rubrika e faqes “Yje te futbollit shqiptar”
me legjenden e portes shqiptare, Perlat Musta!

Futbolli shqiptar ndër vite e ka pasur traditë të shkëlqyer përsa i takon repartit më difensiv dhe padyshim që një nga emrat më të spikatur në portë ka qenë Perlat Musta, ose siç njihet nga të gjithë, “gardiani” i portës kuqezi.

Musta, ka qene pjestar i skuadres Partizani ne me shume se dy dekada dhe eshte nje nder portieret me te medhenj ne historine e futbollit tonë kombëtar. Mijera jane tifozët e Partizanit dhe te brezit te 80-s që akoma kujtojne me nostalgji Perlat Musten duke mbrojtur porten, pritjet e shkëlqyera të tij në qindra ndeshje ne kampionat por edhe me kombetaren.

Portieri i madh shqiptar Musta qe karakterizohej nga reflekset dhe hedhjet e rrufeshme ka lindur në Vlorë më 15 Tetor 1958 në një familje që faktikisht nuk shquhej për “lidhje të ngushta” me sportin, por gjithsesi kjo nuk e ka penguar atë që të “pushtohej” nga pasioni i madh për futbollin që në moshë fare të vogël.

Legjenda e portës shqiptare ka bërë paraqitje të paharrueshme me Kombëtaren shqiptare, ndër të cilat në mendjet e tifozëve të asaj periudhe janë skalitur ndeshjet e mrekullueshme ndaj Gjermanisë, Polonisë dhe takimi i paharrueshëm ndaj Belgjikës. Ai do të mbahet mend si portieri i përjetshëm i Partizanit, që nuk e tradhëtoi asnjëherë klubin edhe në momentet më të vështira.

Vazhdon të qëndrojë pranë futbollit, ndonëse jo me pak vështirësi, pasi përveç shpërblimit moral, Perlati nuk është se ka marrë ndonjë gjë tjetër në kthim. Eshtë një çështje thjesht individuale, qe i takon një brezi të tërë futbollistësh te asaj gjenerate që sakrifikuan shumë dhe bënë që emri i Shqipërisë të dëgjohej në arenën ndërkombëtare, ne ato kohe te veshtira, vec kënaqësise shpirtërore, ata nuk provuan asnjë “luks” tjetër gjatë dhe pas karrierës së tyre.

Në fëmijëri ka shfaqur prirje për t`u marrë me sport, veçanërisht me futbollin. Në moshën 10 vjeç mendonte vetëm për futbollin, por ndryshe nga shokët e tij që preferonin të luanin në sulm, Mustes i pëlqente porta.

Pasi mbaron shkollën në qytetin e lindjes kerkon te regjistrohet në shkollën e Mjeshtërisë Sportive. Ketu ka probleme me normat te cilat behen shkas qe Perlatin te mos e pranojne. Prinderit më pas, që për hir të së vërtetës nuk kishin dëshirë që ai të merreshe me sport , gjithsesi i sugjeruan të shkonte në shkollën “Skënderbej”.

Perlat Musta ketu per fat te mire gjen një terren shumë favorizues për të ndjekur pasionin, ashtu siç dihet në ato vite shkolla “Skënderbej’ ishte një fidanishte që furnizonte me futbollistë ekipin e Partizanit. Pra lidhja e Mustes me klubin e Partizanit, duket se u shenjua që në atë vit. Me pas ne kete shkolle i kushton rendesi te vecante sportit dhe ne vecanti Futbollit, duke u stervitur me rregull, kembengulje, pasion.

Tranieri i tij i pare ka qene Sherif Çiçiku. Lidhjet e ngushta që kishte shkolla me klubin e Partizanit, sigurisht që favorizonin elementët që spikasnin, pasi shpesh aty vinin edhe drejtues të ekipit, për të parë nga afër ata që kishin prirje.

Kështu që aty Musta bie në sy dhe në vitin 1976, kur ishte 17 vjeç aktivizohet me të rinjtë e Partizanit për 1 fazë futbollistike. Më pas kalon tek ekipi i parë në vitin 1979. Atë vit Partizani shpallet kampion, pas një periudhe të gjatë mungese të trofeut në shtëpinë e kuqe.

Që në atë periudhe, (me perjashtim te një shkëputje të vogël gjatë kohës kur debutoi në Rumani me Dinamon e Bukureshtit) e deri në vitin 1997, Perlati ka mbrojtur me shume dinjitet ngjyrat e ekipit të Partizanit.

Periudha e aktivizimit ne rradhet e Partizanit te madh i ka lënë mbresa të pashlyeshme, aq sa eshte e veshtire te ndahen sezonet nga njeri tjetri. Me Partizanin legjendar ka fituar 4 kampionate dhe 3 Kupa Republike, ç`ka do të thotë se ka marrë me të vërtetë shumë sadisfaksion.

Publiku e ka mbështetur vazhdimisht dhe natyrisht akoma kujton me nostalgji shkallët e stadiumeve plot, ku nuk shikoje një vend bosh. Rivaliteti mes skuadrave në ato vite ka qenë realisht shumë i madh dhe niveli i futbollit, bënte që njerzit ta ndiqnin ngado kete sport, ndonëse kushtet ekonomike ishin shumë të disfavorshme. Edhe sot Perlat Musta kur takohet ne rruge me njerez te ndryshem i shprehin atij konsideratat e tyre dhe kjo është maksimumi , fruti i nje portieri qe me plot goje per vitet qe ishte ne aktivitet ishte padyshim absolutisht me i miri.

Perlat Musta ka qenë portier i përfaqësueses Shpresa, me të cilën ka fituar më 1978 dhe 1981 dy tituj Kampion i Ballkanit. Ishte një grup shumë i mirë, që më pas u bashkuan edhe në përfaqësuesen e të rriturve.

Ka debutuar me fanellen e kombetares në 2 shtator 1981, në një ndeshje kunder Finlandës dhe më pas ka qenë pjestar i kombëtares për shumë vite.

Me fanellën e kuq-zi ka zhvilluar 23 ndeshje ndërkombëtare, të cilat mund të cilesohen shumë, duke pasur parasysh që atëherë Shqiperia nuk merrte pjesë në kompeticione të ndryshme për arsye politike.

Përfaqësuesja i ka dhuruar atij shumë emocione, sidomos në ato ndeshje të famshme ndaj Gjermanisë, Polonisë me të cilën barazuan 2-2 dhe sigurisht që mbetet e paharruar ndeshja ndaj Belgjikës së Shifos së madh, ku Shqiperia fitoi 2-0. Gjithsesi, ka pasur edhe momente të vështira, siç ishte rasti i dënimit me mosaktivizim në kompeticionet ndërkombëtare për një periudhë 5-vjeçare. Por ajo që që e ka zhgënjyer edhe më shumë, kampionin tone ishte heshtja e federatës këtu në Shqipëri, e cila e çoi edhe më tej këtë dënim të padrejtë, duke e lënë 1 vit jashtë fushave të futbollit. Asnjëherë nuk u kuptua ai dënim absurd, por koha ishte e tillë që nuk mund ta gjeje të drejtën.

Mbas 1990-tes ka nje eksperience ne Rumani. Shqipëria sapo kishte dalë nga sistemi komunist dhe si çdo shqiptar, edhe Musta provon fatin dhe eksperiencën jashtë shtetit. Keshtu vendose të largohet për tek Dinamo e Bukureshtit, mbasi edhe oferta ishte shume e mire per kohën. Dinamo ishte një skuadër profesioniste dhe për më tepër aty ndodhej edhe Sulejman Demollari.

Dinamo e Bukureshtit 1990-1991. Me skuadren rumune u aktivizuan per nje kohe portieri yne Perlat Musta si dhe mesfushori Demollari

Megjithate mosha e Mustes kur mberrin ne Rumani nuk ishte ideale , por gjithsesi ne pergjithesi ishte nje eksperience shume e mire, pozitive edhe pse ne aspektin financiar nuk ishte dhe aq. Me Dinamon e Bukureshtit fiton edhe një kampionat, ndërkohë që merr pjesë edhe në kupat e Europës. Pas dy sezonesh aty, në vitin 1994 rikthehet në Shqipëri, sërish tek Partizani i tij ku jo vetem qe eshte portier i skuadres por edhe tranieri .

Gjendja ishte e vështirë, pasi problemet e kohës ishin të shumta dhe njerëzit nuk mendonin shumë për futbollin. Perlati kesaj rradhe ketu do lancoje nje portier Arjan Beqajn, që me karakteristikat e tij e bind se do të bëhej një portier i mirë.

Ishte periudha kur mendon te largohet nga Futbolli. Eshte 1997-ta, Musta 39 vjecar e dinte që nuk do të kishte edhe shumë kohë në dispozicion për të luajtur, por deshironte të largohej per ti leshuar vendin nje talenti, pikerisht pra Arjan Beqajt qe ishte gadi te merrte stafeten per ta mbrojtur porten partizanase po me aq dinjitet.

Në një ndeshje në sezonin 1996-1997 Musta dëmtohet duke qëndruar mbi dy muaj larg fushave. Ketu edhe mbas rikuperimit nga dëmtimi në këmbë, mendon se ishte momenti i duhur për t`u tërhequr, për t`i lënë vendin një tjetër portieri që premtonte shumë. Perlat Musta pa ndonjë ceremoni largohet nga fusha e blertë, thjesht ishte koha per brezin e ri të merrte të gjithë hapsirat që i takonin. 
Ai nuk shkeputet perfundimisht kështu qëndron në stafin teknik të ekipit, ku mban rolin e zv-trajnerit.

Në vitin 1998, zgjidhet Sekretar në FSHF, dhe merr postin e teknikut të ekipit te Partizanit.
Me pas behet tranieri i “Kamzes” deri me 2011.

SKEDA:
Datlindja: 15 – 10 – 1958
Roli: Portier
Skuadrat: Deputon qe 17 vjec me te rinjt e Partizanit me pas
1978-1979 PARTIZANI
1979-1980 PARTIZANI
1980-1981 PARTIZANI
1981-1982 PARTIZANI
1982-1983 PARTIZANI
1983-1984 PARTIZANI
1984-1985 PARTIZANI
1985-1986 PARTIZANI
1986-1987 PARTIZANI
1987-1988 PARTIZANI
1988-1989 PARTIZANI
1989-1990 PARTIZANI
1990-1991 PARTIZANI
1991-1992 DINAMO BUCURESTI
1992-1993 DINAMO BUCURESTI
1993-1994 DINAMO BUCURESTI
1994-1995 PROGRESUL
1995-1996 PARTIZANI
1996-1997 PARTIZANI

Kombetaren Kuq-zi: 23 Ndeshje
Deputimi: në 2 shtator 1981, në një ndeshje kunder Finlandës.
Fitues: 4 Kampionate Kombetare ne Shqiperi dhe 1 Kampionat ne Rumani. 3 Kupa Republike ne Shqiperi.

 

—————–

Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve janar 2021

Most of the photos are courtesy of google. Please before you make a report, contact us if you have a copyright issue on any photo. We`ll take it off. Thank You!

 

Follow us: 

Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv

Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 

Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here