Justina Aliaj
Kengetare, aktore.
Nje nder zeerat e arte te muzikes shqiptare gjate viteve `70-te, aktore e Teatrit “Migjeni”, Shkoder dhe e kinematografise shqiptare.
Pas shkollës 7-vjeçare iu dha e drejta për të studiuar në Liceun Artistik për muzikë. Por qysh e vogël ka zgjedhur teatrin, ka qenë në shtëpinë e Pionerit teksa luante, kur provoi të këndonte. Tonin Dajia, vëllai i Tish Dajisë, zbuloi talentin e saj edhe në muzikë. Pasi mbaroi Liceun Artistik nisi studimet e larta në Akademinë e Arteve në degën e dramaturgjisë.
Sa here permend Shkodren asaj i mbushen syte me lot . Kengen e filloj me klasat e Teatrit ne pallatin e Pionierit, qe femije , qe kur ishte 6 vjece. Ne festivalin e 1-re te femijeve ne Shkoder ka kenduar “Enderra e nxenesit” .
Ka patur edhe rolin e pare tek opereta “Mesimi i Pyllit” . Per cdo vjet ajo do te marrre pjese ne festivalin e femijve. Nje operete te kompozitorit Tonin Harapi do te jete e para fare qe ajo do kendoje.
Studimet ne lice nuk i sherbyen Justines vetëm per tu formuar nga ana muzikore. Kompozitoret e njihnin zerin e saj prandaj i kishin gadi kenget qe ajo do te kendonte ne festivalet e Dhjetorit .
Kenget si “Unaza”; “Une dhe shoket e mij” ; “Jam nje vajze” etj u kenduan ne 6 pjesemarrje ne Festivale njera pas tjetres , derisa dritat e skenes te mbydheshin per te. Festivali i 11-te ishte rrenimi i karrieres . “Ne ekranin e televizorit” do te jete kenga e fundit qe do kendoje dhe qe do shenoje fundin e nje karriere qe ishte ne kulmin e saj .
Por ajo dhe talenti i saj nuk do te harrohej nga publiku shqiptar qe e donte ate aq shume, sepse ajo ishte kengetare e madhe. Edhe pse e larguar nga Shqiperia mbas vitit 1990 ajo do te kthehej here pas here .
Shkodra qyteti i saj i lindjes do ti jap titullin “Qytetare nderi” ndersa ne Tirane ajo do vleresohet “Mjeshter i madh” nga presidenti i Rrepublikes !
Pjesemarrja ne Festivale :
1967 – “Sot Kendoj” Festivali i 6-të në RTSH
1967 – “Jehonë Kënga Rinore” Festivali i 6-të në RTSH
1968 – “Motiv i Ri” Festivali i 7-të në RTSH
1969 – “Une Dhe Shoket e mi” Festivali i 8-të në RTSH
1970 – “Unaza” Festivali i 9-të në RTSH
1971 – “Stacion i dashur” Festivali i 10-të në RTSH
1971 – “Ne Mbremjen e vallezimit (Ne Te Dy)” Festivali i 10-të në RTSH
1972 – “Ne Ekranin e Televizorit” Festivali i 11-të në RTSH
Kenge te tjera: “Mall per vendlindjen”;
Foto galeri nga interpretimet ne filma dhe teater![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Disa nga filmat dhe teatrot:
1972 – “Yjet e neteve te gjata”
1975 – “Cifti i lumur”
1985 – “Shtepia e Bernarda Albes”
1987 – “Binaret”
1987 – “Rrethi i kujteses”
1988 – Hetimi vazhdon”
1989 – ” Njerez ne rryme”
1991 – “Vdekja e burrit”
Interpretime te tjera ne teater: “Gratë trojane”, “Nobodysees”, “Tartufi” etj.
Publikuar me pare ne faqen me te njejten emer ne Facebook: Maj 2013
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.530684690324737&type=3
_________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw