Në kujtim të inxhinierit dhe teknollogut Nasi Shamija (1931 – 2017)

0
1239

Nasi Shamia
Inxhinier, kimist i filmit shqiptar ne Kinostudion “Shqiperia e Re”.
Eshte i pari kuader qe beri perpunimin e filmave me ngjyra ne Shqiperi.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lindi me 22 mars 1931 ne Voskopoje, Korce ku kreu edhe shkollen e mesme. Ne vitin 1954 shkoi ne Prage ne Cekosllavaki , ku studjoi ne Fakultetin e Inixhinjerise duke u specializuar per kimi. Pas diplomimit fillon pune si inxhinier teknollog ngjyrash ne 20 Shkurt 1959 prane Kinostudios “Shqiperia e Re”.

Punen e diplomes e beri per analizat laboratorike dhe per perpunimin e filmave. U be i pari kuader me arsim te larte ne kete sektor te filmit shqiptar. I perkushtohet totalisht ketij profesioni dhe , me kontaktet e ngushta qe krijoi me operatoret dhe regjisoret, e pervetesoi shume shpejt ate ne vecanti u be mjeshter ne dhenien e drites dhe konsulent i kuadrove krijuese ne balancimin e tyre ne procesin e xhirimit te filmave. Punoi gradualisht per vendosjen e nje procesi teknologjik perhere me te avancuar dhe bashkekohor ne perpunimin e filmave , duke qene gjithnje ne kushtet e nje vendi me burime te kufizuara financiare.

I pari qe beri perpunimin e filmave me ngjyra ne Shqiperi.

Filmi i pare dokumentare qe perpunoi ne laboratorin e Kinostudios ishte “Guret dekorativ” (1964) me regjisor Dh. Anagnosti; Emrin e tij ne kete detyre e gjejme edhe ne filmat artistike te metrazhit te gjate “Koncert ne vitin 1936” , “Duel i heshtur” , “Balle per balle”, “Toka jone”, e te tjere!

Ngulmoi ne pajisjen e laboratorit me aparatura bashkekohore dhe moderne si dhe ne pergaditjen e programit , projektit teknollogjik dhe ngritjen e laboratorit te ri te perpunimit te filmave po ne Kinostudio. Gjithashtu duhet permendur se Nasi Shamia pergaditi nje numer te konsiderueshem kuadrosh ne sektorin e tij.

Njeri nga habet e tij ishte edhe kitara dhe dallohej gjithashtu per sensin e humorit.

Ndahet nga jeta me 23 mars 2017, pikerisht nje dite pas dites se lindjes, nje nder rastet e radha.

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 22 mars 2023
______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” / 2002 / A. T. Hoxha, f. 369.
Ne saktesimin dhe plotesimin e ketij informacioni ndihmoi edhe djali i artistit z. Ilian Shamia te cilin e falenderojme perzemersisht.
Foto e vetme qe kemi mundesuar mban autoresine e familjes Shamia.


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.