Një vështrim dhe analize mbi dramaturgjinë Shqiptare! | Pjesa e parë!

0
1169

Dje dhe sot!
Një vështrim dhe analize mbi dramaturgjinë Shqiptare!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Drama jonë dikur gjithnjë e më shumë ishte e prirur drejt temave të medha, te pasqyronte momentet kyce të historisë së popullit, te luftrave te ndryshme ne etapa te historise, te Luftës sone Nacional- çlirimtare, duke kapur problemet thelbësore që shqetesonin njerezit tane.

Po sot cilat jane temat e dramaturgjise sone?
Perkundrazi dramaturgjia jone pothuajse eshte zhdukur teresisht (per te mos thene e fshire) duke ia lene vendin disa shfaqjeve te huaja (gjysem te gateshme per t`u vene ne skene)

Perkundrazi dramat shqiptare te Teatrit Popullor ne qender te atyre veprave dramatike gjithnje e më shume zinte vend heroi dhe personazhi pozitiv si organizuesi dhe strumbullari kryesor i veprimit dhe i aksionit dramatik.
Ky fenomen i sugjeruar nga dinamika e jetës sonë në zhvillim, kuptohej në mënyrë të ndërgjegjshme nga dramaturgët si një domosdoshmëri ideore dhe artistike.

Pasqyrimi me besnikëri i realitetit objektiv the interpretimi i partishëm, klasor, revolucionar, i fernomeneve të jetës, ka qenë kushti themelor i pastërtisë ideologjike, i tendenciozitetit klasor dhe i militantizmit të dramaturgjisë sonë. Ky pasqyrim ka ardhur gjithnje duke u thelluar (si në brendi, ashtu edhe në formë).

Dramat “Lulet e sheges” / “Permbytja e madhe” te Kole Jakoves / “Zonja nga qyteti” / “Doktori pacient” / “Maro Mokra” te Ruzhdi Pulahes / “Me gjuhen e pushkes” / “Shenomeni dhe mua” te Hamza Minarollit/ “Shpartallimi” / “Djemte te mbare” te Fadil Krajes / “Duke gdhire viti `45” / “Gjemimi i atij dimri”/ “Gryka e nemur” te Teodor Lacos / “Mesim nga historia” e Luan Qafezezit / “Plumbat e shkronjave” te N. Priftit / “Fundi i sinoreve” te M. Pones / “Besa e madhe” e M. Markajt / “Beselidhja shqiptare” e S. Krasniqit etj. Ishin jehone e mendimeve te medha te kohes.
Permbajtja e tyre e fuqishme me fryme kombetare popullore qe i pershkonte e frymezon dhe e mobilizon edhe sot pas shume vitesh spektatorin tone.

Foto e shkeputur nga drama “Familja e peshkatarit” (njeri nga interpretimet me aktore te ndryshme)

Dramaturgjia shqiptare e realizmit socialist ishte dramaturgji e ideve te revolucionit. Sentimentalizmi, melodramizmi, formalizimi dhe modernizimi, i servirur nepermjet gjithcfare formash e mjetesh “sugjestionuese”, “kontemporane”, kane qene te papranueshme per dramaturgjine tone.

Dramat, komedite dhe pjeset tona skenike shquheshin per realizem , per permbajtje sociale, per idete movilizuese, frymen kombetare e popullore. Ata kurre nuk kane pranuar hibridizime e sharlatime as ne brendine dhe permbajtjen ne elemente te formes dhe teknikes me artin e sotem te teatrit shqiptar qe ka perfunduar si art dekadent dhe antihumanitar.

Permes trajtimit te temave dje shfaqjet e dramaturgjise sone shqiptare pasqyronin drejt jeten dhe realitetin tone, duke kapur probleme themelore qe shqetesonin popullin ne etapat e caktuara te zhvillimit historik te vendit.

Po eshte e vertete qe dendur trajtohej tema e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare dhe me pas ajo e ndertimit socialist.
Tek e para ka patur me ekzigjence artistike duke u shkruar pergjithesisht drama me nivel te larte e force emocionale.

Ndersa sot ajo pak dramaturgji qe ka mbijetuar nuk arrin te trajtoje duke kapur thellesisht problemet aktuale qe shtron shoqeria jone. Ne kete drejtim ka shpesh here kritika ndaj teatrit aktual ne shkalle kombetare dhe ne rrethe qe ende nuk i pergjigjet (madje kurre) si duhet kerkesave te spektatoreve te cilet kerkojne te shohin punen dhe jeten e tyre ne aspekte sa me te gjera dhe sa me te larmishme.

Trajtohen pak ose pa nivel temat aktuale dhe pothuajse jane jashte vemendjes ato tema per jeten dhe punen, korrupsionin, gjendjen e mjere te disa shtresave dhe shume fenomene te tjera qe solli koha e nderrimit te sistemeve . Nderkohe nuk trajtohet fare teatri per femije……

Dramat e dikurshme si : “Zani partizani” te N. Priftit; dhe “Aeroporti” i I. Kadarese dhe shume te tjere, perkundrazi priteshin me ngrohtesi nga spektatoret e vegjel, duke komunikuar me nivelin dhe formimin e tyre kulturor, psikollogjik, me nje gjuhe te kuptueshme dhe emocionale.

Aspekte nga drama e S. Pitarkes “Familja e peshkatarit”

Drama “Rruga Budi” qe kur u shfaq u pelqye menjehere dhe u frekuentua me pas gjeresisht nga masa e rinise, sepse shfaqja trajtonte parimisht problemet e tyre, te formimit te saj botekuptimor, te dashurise dhe te kuptimit te saj, te mardhenieve etiko-morale ne familje , veti e cila mungon sot teresisht ne nje Shqiperi te shperfytyruar, te unitetit dhe pjesemarrjes se saj ne jeten e asaj kohe te vendit, ashtu sic ishte.

Drama “Miq te paftuar” vene ne skenen e Teatrit Popullor, gjithashtu pati nje frekuentim te gjere, pamvaresisht nga ndonje dobesi ne kerkimin e situatave dhe te gjuhes humoristike .
Nderkohe ne pergjithesi ne mes te dy periudhave asaj te realizmit socialist dhe kesaj mbas 90-tes, ka mbetur pa levruar drama me teme historike duke i bere dramaturget sidomos ato te para 90-tes te jene borxhlinj kesaj teme. Ndersa sot pothuajse nuk ekziston fare dhe vemendja eshte kthyer teresisht ne dramaturgjine e huaj.

Historia e popullit tone eshte e mbushur me luftra e perpjekje shekullore per liri, drite, perparim kombetar e shoqeror, per dije e kulture plot me ngjarje tronditese e dramatike dhe kjo perben nje mangesi te dukshme ne repertorin aktiv te teatrit tone e cila duhet te beje perpjekje te punoje ne kete drejtim ne te ardhmen. Dramat me teme historike jane po aq interesante sa edhe ato me teme aktuale, mjafton qe t`i shtrosh drejt problemet duke i pare me syrin e aktualitetit dhe t`i vleresosh konform botekuptimit tone .

Jo njehere , dhe as ne pervjetore datash apo ngjarjesh te shenuara te historise se popullit tone , por kurdohere vit e pas viti , duhet qe teatri yne te kujtohet dhe te shkruaje drama me teme historike. Fuqia e tyre edukative eshte e madhe, vecanersiht ne formimin e ndjenjave patriotike te rinise, ne njohjen e historise, te traditave , te zakoneve, te psikollogjise e mentalitetit shoqeror, per njohjen e ngjarjeve dhe heronjeve te vertete te saj te epokave…..

Drama “Plumbat e shkronjave” e Naum Priftit jep tabllo realiste te luftes se popullit tone per liri, drite, perparim kombetar e shoqeror. Kjo drama trajtonte historikisht drejt luften per celjen e shkollave shqipe, per perhapjen e diturise dhe zgjimin e ndergjegjes kombetare.

Por linja e edukimit te komiteve per t`i bere ata te ndergjegjeshem dhe luftetare te ceshtjes kombetare , konfondon problemin kryesor celjen e shkollave te reja shqipe dhe misionin e mesuesit si luftetar e shnderron ne nje funksion, pedagogjik, oratorik.

Dramat “Besa e madhe” dhe “Beselidhja shqiptare” japin nje kronike artistike plote gjalleri te momenteve me te dallueshme e me te njohur te lidhjes shqiptare te Prizrenit … te dyja keto drama kane ne qender te tyre personazhe historike te njohur , e para figuren e Mic Sokolit e Sulejman Vokshit; kurse e dyta figuren e organizatorit , ideologut, diplomatit dhe patriotit te madh revolucionar, Abdyl Frasherit .

Lufta Nacionalclirimtare i ka dhene kurdohere shkrimitarit dramatik konflikte te fuqishme, personazhe, ngjarje e subjete tronditese, me fuqi te madhe shprehese , komunikuese dhe edukative. Ne kete periudhe kontradiktat klasore arriten ne piken me kulminante. Lufta i perplasi interesat kombetare e shoqerore, politike e ideologjike te klasave te kunderta e antagoniste, te pushtuesve dhe te vete popullit.


Lufta Nacionalclirimtare mbetet gjithmone nje treve subjektesh e konfliktesh dramatike, eshte nje periudhe qe vazhdimisht thith vemendjen dhe frymezon shkrimtaret me idete dhe permbajtjen e saj…

Linku per pjesen e dyte: 

https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/nje-veshtrim-mbi-dramaturgjine-shqiptare-para-viteve-90-te-pjesa-e-dyte/

____________________
Kinematografia Shqiptare, nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013 Referenca: Teatri dhe Aktori / Shtepia Botuese “Naim Frasheri” – 1980 | Pershtatur per faqen ne dhjetor 2021 

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.