Një vështrim mbi dramaturgjinë shqiptare para viteve `90-të | Pjesa e dytë!

0
788

Dramaturgjia shqiptare para viteve 90-te!

“Arti duhet te qendroje me lart se realiteti dhe ta lartesoje njeriun permbi kete realitet , por pa e shkeputur prej tij”
Maksim Gorki

Ne faqet e drames “Maro Mokra” te R. Pulahes ndiejme permasat dhe epicitetin e luftes, i cili shtrihet dhe misherohet organikisht ne konkfliktin e hapur.
Figura e Maro Mokres, kesaj burrneshe me dimensione epike, qe i ka shkuar hallet e renda me zemer te forte, rritet ne perfytyrimin tone deri ne simbol.

Tabllo nga drama “Maro Mokara” – Teatri “A. Zako Cajupi”, Korce

Jane nenat tona qe nuk iu tuten rrebesheve , qe rriten bije e bija trimeresha. Natyrisht ne tabanin tradicional te figures, autori ngjiz motivin e luftes. Kete e realizon me natyrshmeri, si neper ecurine e veprimit dramatik, ashtu edhe permes fjales se komisarit, mbeses se saj dhe komunisteve.

Drama “Shpartallimi” vene ne skenen e Teatrit “Migjeni”, Shkoder! Tinka Kurti; Justina Aliaj, Ymer Bala dhe Ndreke Prela

Subjekti i drames “Shpartallimi” i F. Krajes eshte i ngjeshur me fakte tronditese. Te trondit madheshtia e epokes , shpirti liridashes i malesoreve tane trima , te trondit ai pushtet shekullor, gerryes i fese dhe kanunit qe rendon si rrase vorri mbi mendimet dhe ndjenjat e malesoreve tane pa i lene keta te shohin qarte horizontin e lirise qe shpalosej para syve te tyre te mjegulluar nga genjeshtrat, shpifjet, intrigat e bajraktareve, prifterinjeve, hoxhallareve e tradhetareve .
Autori e perjeton subjektin , ngjarjet, i parashtron bemat dhe veprimet e personazheve dramatikisht, jeton me boten e tyre.

Drama e H. Minarollit “Me gjuhen e pushkes” eshte nje pjese pergjithesisht me veprim, ku gjallon nje konflikt i serte qe perplas deshirat , mendime dhe aspirata te kunderta te klasave te njerezve armiq te perbetuar te njeri-tjetrit. Autori ia del mbane me sukses ndersa jep nje pasqyrim te plote te luftes klasore ne vitet e Luftes Nacionalclirimtare .

Drama “Duke mposhtur vdekjen” e E. Mandise ka tension dramatik, e shkruar me kulture . Eshte nga te paktat qe trajton temen e luftes, duke i marre ngjarjet nga fushat e perqendrimit. Patosi, fryma e larte patriotike dhe ndjenja e heroizmit qe mbizoterojne ne veper, rritin vlerat e saje edukative.

Drama e L. Qafezezit “Mesim nga historia” pohon idene se vetem permes luftes ndaj armiqve te brendeshem , te kompromentuar nga armiku i jashtem, e te vene ne sherbim te veglave te tyre per percarjen e unitetit ne gjirin e popullit, forcohet dhe kalitet njeriu.
Qendra e drames eshte organizimi i levizjes ilegale ne qytet dhe dhe edukimi i nje njeriu pozitiv , qe gabon perkohesisht, si pasoje e sedres se semure.

Nje arritje e mire ne krijimtarine dramatike eshte drama e Teodor Lacos “Gjemimi i atij dimri” . Pas dramave te para “Shtepia ne rrugice”, “Nje nuse per Stasin” ai shkruan dramen “Duke u gdhire viti `45” me temen e luftes per konsolidimin e pushtetit te ri popullor , pastaj dramen e lartpermendur “Gjemimi i atij dimri” dhe pas saj “Gryke e nemur”.

Foto nga drama “Gjemimi i atij dimri” vene ne skene nga Teatri “Bylis”, Fier

Drama “Gjemimi i atij dimri” arrin te ndertoje nje konflikt antagonist te forte, te konkretizuar me karaktere, qe te mbeten ne mendje me individualitetin e tyre njerezor si Hodoja, Serjani, Kabash Caushi etj. Lufta nenvizon autori , diferencoi njerezit , percaktoi me qarte vijen e demarkacioni mes interesave te klasave te kunderta , armike. Ne lufte mbahet qendrim , merret nje krah. Mes nuk ka.
Pushteti popullor lindi ne luften per clirim kombetar e shoqeror dhe ky pushtet u misherua ne formen e vet me te larte dhe me te plote ne Keshillat Nacional-clirimtare te cilat u bene zedhenese te vullnetit te popullit.

Foto e shkeputur nga drama “Baca i Gjetajve” e F. Krajes vene ne skenen e Teatrit “Migjeni”, Shkoder. Ndreke Luca (A.P) dhe Vitore Nino

Merita e vecante e drames “Baca i Gjetjave” eshte vizatimi me vertetesi i karaktereve dhe tipave si ai i Baces, Bajraktarit, Harapit te Shkodres, Bjeshkes dhe ndonje tjeter. Kjo veper ka tension, intriga dramatike eshte e gjetur.

Lulet e sheges” eshte drame me vlera te shquara ideore dhe permbajtje politike. Ajo jep tabllone e luftes se klasave ne vitet e para pas Clirimit, kur luftohej per te konsoliduar e forcuar pushtetin e ri te popullit kudo, edhe ne fshatrat me te thella te malesise.

Foto e shkeputur nga drama “Permbytja e madhe” vene ne skenen e Teatrit Popullor! Liza Vorfi; Roland Trebicka dhe Marie Logoreci (A.P)

Edhe drama “Permbytja e madhe” procedon drejt ne zberthimin e problemeve qe shtron, ne paraqitjen e personazheve me bote shpirterore . Ajo pohon ide te fuqishme dhe tingellim aktual per ditet tona. Flladet e jetes se re celin gonxhe jo vetem ne shpirtin e te rinjve , si te Bardhes ashtu edhe te Gjergjit (dikur familjet e tyre kane qene ne hasmeri njeri me tjetren), por edhe ne ate te nenes dhe brezit te saj .
Drama nderthur anen dramatike e te tensionuar te veprimeve dhe te personazheve me anen lirike e ngadonjehere humoristike te tyre.

Me dramen “Shenomeni dhe mua” H. Minarolli shenon rritje ne krijimtarine e tij . Ajo eshte eshte nje drame me taban te shendosh ideor dhe kombetar, me skena dhe verpime dramatike, me nje kompozicion dhe strukture konflikti te ngjeshur. Ngritja e kooperatives ishte nje deshire e fshataresise sone patriotike te udhehequr nga Partia, per te begatuar jeten e saj; ishte nje domosdoshmeri historike.
Por qe te behej kopperativa u duhej te kalonin ne kudhren e nje lufte te ashper klasore, me permasa te gjera, ne perleshje me armikun e klases, kulaket e bandat diversioniste si dhe me skepticizmin e fshatarit si pronar i vogel toke.
Vertetesia deri ne miniatura te holla gjuhsore e karaktereve ne kete drame si ai i Rrapos, Telit, Dautit, Kasos etj. perbejne vlera te konsiderueshme per dramen . Shkrimtari nuk i ekspozon faktet e ngjarjet menjehere, por dalengadale, episod pas episodi, tabllo pas tablloje, biles deri ne minuten e fundit ai prezanton nje personazh te ri, Rushitin, me nje ngjarje te re: Shenomeni edhe mua ne kooperative.

“Fundi i sinoreve” i M. Pones dhe “Lugajanet” e K. Jakoves trajtojne edhe keto po te njejten teme: kolektivizimin e bujqesise, vecse ne periudha kohe te ndryshme. E para ne vitet pas Clirimit dhe e dyta ne fund te viteve `60-te. Te dyja dramat japin nje pasqyrim te qarte te kohes nga i kane marre subjektet, konfliktet dhe heronjte.

Ne vitet e bllokades , popullit dhe vendit tone iu desh te perballonin nje rrebesh shkaterrues : shantazhe, intriga, kercenime etj., heroizmi i njerezve tane, i punetoreve , i fshtareve, i kuadrove, i intelektualeve; djersa e punes ne fabrika e uzina , ne bujqesi, ne miniera e kerkime gjeologjike per zona te reja nafte dhe minerale; sabotime te specialisteve te huaj , lufta per buken, mbeshtetja ne forcat e veta gjejne vend dhe pasqyrohen ne shume drama te atyre viteve si “Shtrengata ne mal” e M. Stefes, “Era e lartesive” e N. Dokles, “Duar te fuqishme” e E. Rames, “Deshtimi i nje kryqezate” e K. Piros, “Flamure ne dallge” e te tjera drama te kohes nga Teatri Popullor


Drama e pjese te tjera qe trajtojne problemet e familjes dhe edukimit te njeriut , emancipimin e gruas, luften kunder koncepteve te vjetra, patriarkale e liberale ndaj familjes , jetes, shoqerise, punes, prones etj. u vune ne skene dhe u mirepriten nga publiku shfaqjet si “Rruga Budi “; “Djem te mbare”; “Diell mbi Kaster”; “Vransire e shkurter”; “Lezja”;”Historia e nje emri”; “Rruga e madhe”; “ Vershime pranverore”; komedite “Me plot deshire”; “Zonja nga qyteti”; “Ah, kjo traktoristja” etj.

Aktoret e Teatrit Popullor, Violeta Manushi (teto Ollga) dhe Roza Anagnosti (Meli) ne komedine e Ruzhdi Pulahes “Zonja nga qyteti”.

Komedia e R. Pulahes “Zonja nga qyteti” , me humorin spontan, te natyrshem dhe mjaft organik, pa nderhyrjen e ndonje artifici skenik, paraqet problemet e ndertimit socialsit te fshatit , njerezit punetor dhe optimiste, rrugen se si filtrohen te metat dhe mendimet e shtrebura nga ambjenti pozitiv shoqeror.

Po keshtu edhe drama “Doktori pacient” trajton problemet aktuale te kohes kur u ve ne skene. Lumturi eshte puna. Krijimtarine e tij nje person mund ta zhvilloje kudo, edhe ne zonen me te larget , mjafton te mos mungoje deshira per punen, pasioni per te rene, per krijimin, vullneti i mire per t`i sherbyer me devotshmeri shoqerise, edhe ATDHEUT!

Drama, me shume se cdo gjini tjeter, e kerkon dhe e pasqyron kontradikten ne forma te hapta, ajo pa ate nuk mund te ekzistoje. Per shembull ne dramen e Fadil Krajes “Diell mbi Kaster” konfliktet qe ekzistojne ne gjirin e shoqerise, ne mes te asaj qe eshte e huaj, nuk jepen te plota, po te zbardhura. Cektesia e konfliktit le shkas per skena te tera pa veprim te mbuluara me nje lloj “lirizmi” a “poetizmi” qe s`eshte per natyren e drames. Ne disa drama te tjera , si per shembull “Nata e fundit”, “Te mos kishe dremitur”, “Deshtimi i nje kryqezate”, “Buka e duarve tona”; “Tymra qe pastrohen”; “Ballafaqimi”, ideja thuhet, deklamohet shume here ne forma aforizmash , citatesh dhe nuk vjen si nje konkluzion llogjik i veprimit, i ngjarjes, i marredhenieve . Dihet qe pa konflikt nuk ka drame. Mungesa e konfliktit shpie ne mungese tensioni , rrjedhimisht ne mungese aksioni dhe veprimi.

Eshte pikerisht kjo force e konflikteve qe u jep shendet e bukuri dramave me te mira te tradites sone si : “Toka e jone” e K. Jakoves; “Cuca e maleve” e L. Papes; “Familja e peshkatarit” e S. Pitarkes; “Lulet e sheges”; “Shenomeni dhe mua”; “Zonja nga qyteti” ;” Maro mokra”; “Gryke e nemur”

Tek shfaqja “E fejuara fejohet” e G. Shametit , figura e Alushit, ish nenkryetare i kooperatives dhe e Zeqos, nje fshatari te thjeshte, qe eshte i fejuar me nje vajze prej kater vjetesh dhe tani kerkon te martohet , trajtohen aq negativisht , sa qendrimi kritik e satirik e kalon cakun. Perdorimi i groteskut ka nje cak , po shkele te verteten e jetes , ai s`eshte me nje element a mjet artistik, qe ndihmon ne shperfaqjen e nje mendimi te dhene por kthehet ne nje element denigrues.

Sa drejt konceptohet figura e armikut te regjur e dinak, kryetarit te grupit te kulakeve, Janit, ne dramen e H. Minarrolit “Shenomeni dhe mua” . Me dredhi duke rrahur gjoksin e duke bertitur fort “Rrofte pushteti” , “Urra, perpara” jani mundi te futej nepunes ne qendren e grumbullimeve . Ai shfaqet i dhene me mish e me shpirt pas punes, duket si parimor dhe i lidhur ngushte me pushtetin aktual te kohes, por sapo bie tek njerezit e vet dhe ne rrethana te pershtatshme, shfaqet me shpirtin e tij te zi, saboton, turbullon kokat e fshatareve duke qene ne gjendje te zoteroje dy fytyra…ndaj roli eshte i besueshem dhe jo artificial pamvaresisht ideologjise se kohes.

Ose ne dramen “Sekreti u zbulua” te P. Cerloit, profesori i muzikes, Valter Grethi, te bind plotesisht me veprimet e tij konspirative, te zgjuara e dhelprake, Kjo eshte merite e konceptit realist te personazhit negativ , te ambienteve social-historike ne te cilat jeton, eshte formuar dhe vepron ky personazh.

Aktorja e shquar Roza Anagnosti ne rolin e Cuces tek drama e Loni Papes “Cuca e maleve” vene ne skene nga Teatri Popullor”

Gjate gjithe drames “Cuca e maleve” ka disa ndeshje e konflikte te herepashershme me Palin, te vellane, per qendrimet e konceptet e tij patriarkale , me Zefin, me te kunaten, dhe me Fizin , por ajo qe e larteson si heroine eshte ndeshja me dom Markun , me te ashtequajturin “komiteti i maleve” , me reaksionin qe nuk lejon perhapjen e dijes.

Sa me vlere do te ishte, per shembull , sikur autori Kico Blushi ne dramen “Lezja” te depertonte ne konfliktin e pikepamjeve dhe ndjesive te kunderta ne mes Lezes dhe njerezve konservatore, qe e pengonin ate te realizonte qellimin dhe deshiren e saj per tu bere shofere ? Nuk ka qene asnjehere e lehte per nje vajze malesore qe te behej shofere ; dhe te themi nje nga shoferet e para. Duhej guxim, trimeri, sakrifica. Asj i eshte dashur te shkelmoje nje tog gjerash , t`u beje balle shume veshtiresive , te kete zigzaket e veta si njeri ….te gjitha keto sugjerojne nje konflikt te forte , te ngjeshur me fakte e ngjarje emocionale. Autori ne kete rast i eshte shmangur duke u mjaftuar me nje paraqitje pak a shume lirike te konfliktit , te problemeve dhe te personazheve.

Fundi i pjeses se 2-te!

Linku per pjesen e parehttps://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/nje-veshtrim-dhe-analize-mbi-dramaturgjine-shqiptare-pjesa-e-pare/

_______________
Referenca: Teatri dhe Aktori – Shtepia Botuese “Naim Frasheri” – Tirane 1980 / J. Papagjoni . Pershtatur per faqen Kinematografia Shqiptare ne nentor 2021 dhe zhveshur nga termat e shumta, tejet te zgjatura morale dhe ideologjike te kohes kur u shkrua libri.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here