Profil i aktorit Petrit Malaj!

0
4030

Petrit Malaj
Aktor i suksesshem i Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare.
Pedagog dhe Dekan i Fakoltetit te Artit Skenik.

Lindi ne Orikum, Vlore me 12 dhjetor 1964. Transferohet ne qytetin e Bajram Currit, origjina e babait te tij, qe i vogel. Po ne kete qytet kryen gjimanzin gjate periudhes kohore 1975-1981.
Diplomohet per aktore ne Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane (1981-1985).

Filmi i tij i pare si interpretues do te ishte “Qortimet e vjeshtes” – 1981, ne rolin e Nazmiut kur ishte akoma student. Me pas do te kete pothuajse role kryesore ne cdo film: “Besa e kuqe” – 1982 (Petriti) nderuar me cmim; “Militanti” (Preka) – 1984; “Vendimi” (Petriti) – 1984; “Dasma e shtyre” (Sokoli) – 1985 etj.

 

Emërohet pedagog në Fakultet, njëkohësisht duke kryer kualifikimet pasuniversitare. Gjate viteve 1995-2000 ndjek specializimet dhe stazhet profesionale në Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “Jacques Lecoq”, Paris (France), në Shkollën e Teatrit Murcia (Spanjë), në Departamentin e Shtetit Amerikan për Administrim-Menaxhim të Teatrit dhe të shkollave teatrore, si dhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe kompanive teatrore, etj. Në vitin 2004 i akordohet titulli ”Profesor”.

Pas një eksperience të gjatë drejtimi si Shef i Seksionit “Edukimi Trupor”, si Dekan i Fakultetit të Artit Skenik (për 10 vite), dhe si Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve, Prof. Petrit Malaj zgjidhet Rektor i Akademisë së Arteve si rezultat i proçesit zgjedhor ku morën pjesë stafi akademik, stafi joakademik dhe studentë të Akademisë së Arteve, duke u dekretuar më 8 Janar 2008, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Bamir Topi, Rektor i të vetmit institucion artistik publik të arsimit të lartë në Shqipëri.

Petrit Malaj është anëtar i Bordit të Teatrit Kombëtar dhe i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për 3 vite (2003-2006) ka qenë Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues – Radio Televizioni Publik Shqiptar. Prof. Petrit Malaj është pjesëmarrës në shumë aktivitete periodike Evropiane dhe rajonale si festivale teatrore e filmike, konferenca e seminare, masterclass-e, workshope te ndryshme i angazhuar me cilesine e pjesemarresit, lektorit apo drejtuesit te sesioneve teoriko-profesionale (Lisbone, Shkup, Prishtine, Udine, Sofie, Sibiu, Badajoz, Lecce, L’Aquila, Pescara, etj).

Si interpretues i janë dhënë një numër titujsh ku vecohen: medalja “NAIM FRASHËRI” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, Medalioni i Festivalit në Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar, çmimi i dytë për aktorë per rolin në filmin “Kur hapen dyert e jetes”, si dhe te tjera diploma e dëshmi te ndryshme për aktivitetin krijues e shkencor.

Filmografia
” Qortimet e vjeshtës “, 1981 si Nazmiu
” Besa e kuqe “, 1982 si Petriti
” Nëntori i dytë “, 1982 si Azemi
” Vendimi “, 1984 si Sotiri
” Gjurmë në dëborë “, 1984 si Iliri
” Dasma e shtyrë “, 1985 si Sokoli
” Kur hapen dyert e jetës “, 1986 si Bardhyli
” Militanti “, 1984 si Prenga
” Hetimi vazhdon “, 1986 si Hetuesi
” Balada e Kurbinit “, 1988 si Darti
” Viktimat e Tivarit “, 1991 si Bardhi
” Bardh e zi “, 1991
” Telegrami “, 1992 si Kujtimi
” Skënderbeu “, 1995 si Tanushi
” Kolonel Bunker “, 1998 si Komandanti
” Lule të kuqe, lule të zeza “, 2002 si Nils Sorgen
” Dhimbja e dashurise “, 2008 si Krye-Polici
” Lindje, perëndim, lindje “, 2008 …Zevendesministri.

CMIME E TITUJ
Si interpretues i janë dhënë një numër titujsh ku vecohen:
medalja “NAIM FRASHËRI” akorduar nga Kuvendi i Shqiperisë,
Medalioni i Festivalit në Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar, çmimi i dytë për aktorë per rolin në filmin “Kur hapen dyert e jetes”, si dhe te tjera diploma e dëshmi te ndryshme për aktivitetin krijues e shkencor..
______________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe nga viti 2013.
Publikuar ne Facebook qe ne dhjetor 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues Referenca – Gazeta “Telegraf” / Interviste e aktorit ne Tv Scan “Rrefim” – janar 2016 / si dhe Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. Hoxha / f. 248.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here