Operatori i zërit Niko Shallko!

0
655

Niko Shallko
Inxhinier, operator zeri.

Lindi ne Tirane me 13 dhjetor 1941 ku kreu edhe studimet ne shkollen e mesme profesionale politeknikum “7 nentori” ne degen elektrike. Studimet e larta i filloi ne Cekosllavaki ne v. 1959 dhe i mbaroi ne Universitettin e Tiranes me 1965 ne Fakultetin e Inxhinierise elektrike per rryma te dobeta.

Punon si inxhinier ne Radio Tirana nga 1965 – 1975, dhe prej andej transferohet me pas ne Radio Korca ku punoi deri ne prill 1982. Nga ky vit e deri me 1987, punoi si operator zeri dhe pergjegjes i repartit te zerit ne Kinostudio “Shqiperia e Re” (me pas Alba Film). Nderkohe nga 1997 – 2000 punoi prane Qendres Kombetare te Kinematografise .

Fillimisht punoi si operator zeri ne filmat artistike: “Ne ditet e pushimit” – 1982 / “Shoket” – 1982. Pas kesaj u shkeput per nje kohe te gjate duke u emeruar si shef i repartit te zerit . ne vitin 1990 u angazhua perseri operator zeri ne filmat artistike: “Kronike e nje nate” – 1990 / “Vdekja e burrit” – 1992 / “Dashuria e fundit” – 1994 / “Nekrologji” – 1994 / “Bolero” – 1997 / “Funeral Business” – 1999.

Paralelisht ka punuar si autore i kolonave zanore ne filmat dokumentare “Kujtime nga Gjirokastra” / “Shqiperia turistike” / “Ballkaniada” / “Kole Idromeno” / “Festivali Folklorik i Gjirokastres” / “Vizita e Papa Vojtilles ne Shqiperi” / “Jan Kukuzeli / “Tirana `96” – 1997. Ka punuar edhe ne filmin e animuar duke realizuar kolonen zanore te shume filmave si: “Shtepia e bukur” / “Variacion mbi temen” / “Robinson dhe shpetimtaret” – 1986 / “Perseri te gezuar” – 1987 / “Dy vellezerit dhe ujku” – 1987 / “Mendje, mendje” – 1987 / “Gjera qe ndodhin” – 1988 / “Requiem” – 1992 / “Triptik” – 1994 etj.

VINI RE: Nuk kemi ndonje informacion te metejshem se v. 2002. Gjithsesi synimi i kesaj faqe eshte te mos anashkaloje e te leje ne harrese asnje emer nga artistet tane per aq sa kemi mundesine t`i kujtojme ato, gjithnje ne baze te nje informacionit te grumbulluar.
Nese ndokush disponon informacion perkates si dhe deshiron t`i bashkohet kauzes sone, duke na ndihmuar ne kete drejtim, do te jete mese i/e mirepritur dhe me shume falenderime te perzemerta.

© Material i rezervuar
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe nga v. 2013.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply