Regjisori Edmond Mëhilli | Artistët shkodran!

0
1617

Edmond Mëhilli
Regjisor, aktor i Teatrit “Migjeni”, regjisor i Estrades ne Shkoder!

Lindi ne Shkoder me 23 gusht 1947. Ne vitin 1970, mbaron Insitutin e Larte te Arteve. Ne periudhen kohore 1970-1974, punon si regjisor ne Puke dhe me pas per 15 vjet rresht ne Estraden e Shkodres nga 1974-1989, punon gjithashtu ne Radio Shkodra, ne Shtepine e Kultures se rrethit te Shkodres . Mbas 2003 edhe ne Teatrin “Migjeni”.

Dallohet si regjisor per shijen e mire, futjen gjerazi ne repertorin e Estrades se Shkodres te skecit te gjate dhe te komedise me nje akt, po ashtu ne konceptet e tij regjisorjale ra ne sy puna e vemendeshme me fjalen, me gjestin, trajtimi me mjete realiste i situatave komike, kembengulja per vertetesine e karaktereve, si dhe nje mizanskene pergjithesisht “e mbledhur”, pa levizje te teperta.

Seria e shfaqjeve te tij me titull “Dite buzeqeshjesh” ne vitet 1983-1984 fiton Cmimin e Pare, kurse nje sezon me pas ne ate 1985-1986 vleresuhet si me te mirat ne takimet e humorit ne mes estradave profesioniste te zhvilluara ne qytetin e Shkodres.

Ne vitin 1980 cilesohet si regjisori me i mire ne Festivalin e Estradave Profesioniste te vendit. Edmond Mehilli ka arritur te skenoje komedite “Gomari i Baba Tasit” te Gjergj Fishtes (1992) se bashku me trupen e aktoreve te Teatrit “Migjeni” . Regjisori shkodran ka shkruar edhe disa pjese skenike, ku spikat drama “Nje histori e thjeshte”.

Ne mes shume shfaqjeve qe mbajne regjizuren e tij eshte edhe ajo mbas viteve 2000 “Ylli i mengjezit”.
Nje baba qe sakrifikon rinine dhe jeten e tij dhe i perkushtohet rritjes se djalit, ardhur ne jete pas humbjes se bashkeshortes. Nje prind qe ka ndjekur me syte e zemres rritjen, hedhjen shtat dhe marrjen e rrugeve te jetes se te birit qe i gezon krijimit te familjes se tij, befas gjendet ne udhekryq. Eshte ky thelbi i drames “Ylli i Mengjesit”, me autor Odise Plakun.


Eshte shfaqur edhe ne nje rol te vogel ne filmin “Militanti”.
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia-Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Papagjoni. J / botimi Toena-2009 / f. 293.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here