Vangjel Agora | Profil!

0
2358

VANGJEL AGORA
Aktor dhe regjisor i Estrades Profesioniste te Sarandes.

Lindi me 16 mars 1958 ne Sarande. Mbaron shkollen e mesme ne “Hasan Tasimi” me nje mesatare te shkelqyer ne vitin 1974. Po kete vit konkuron dhe fiton konkursin e Insitutit te Larte te Arteve “Aleksander Moisiu” ne degen e dramaturgjise ne Tirane.

Studimet si aktor i perfundon ne vitin 1977 nga ku fill me pas emerohet aktor ne Estraden Profesioniste te Sarandes. Punon ketu ne kete Institucion deri ne v. 1987. Gjate kesaj periudhe kohore spikat ne interpretimin e shume roleve sidomos ne komedite muzikore te vena ne skene nga trupa e estrades.

Me trupen e kesaj estrade u aktivizua shpesh here me sukses ne te gjitha veprimtarite kulturore artistike qe zhvilloheshin ne qytet, si aktor me teatrin amator, me shtepine e kultures, ne mbremjet tematike, montazhe e radio-montazhe, koncerte te fjales artistike ku dallohet si nje recitues i talentuar e madje me gjere ne festivalet e muzikes se lehte dhe sidmos si asistent regjisor i estrades e regjisor i shume festivaleve te pionereve te rrethit.

Foto galeri nga aktiviteti me Estraden!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
    
    
   

Eshte thirrur disa here nga Kinostudio “Shqiperia e re” dhe Televizioni Shqiptar per realizmin e disa roleve ne filma te ndryshem artistik e televiziv.

Se bashku me aktoren Marjeta Ljarja!
Foto galeri nga filmat e Kinostudios dhe TV!
 
 
 
 
 
 
 
       

Ka punuar mjaft edhe me talente te reja duke i ndihmuar keto ne degen e dramaturgjise. Per kontributin e dhene si aktor me Estraden Profesioniste te rrethit te Sarandes dhe ne Kinematografi, nderohet nga presidiumi i Kuvendit Popullor te kohes me Urdherin “Naim Frasheri” .

Ne vitin 1987 emerohet regjisor ne shtepine e Kultures ne Sarande ku dha kontributin e tij ne riorganizmin e teatrit amator te qytetit si dhe me organizmin e aktiviteteve te ndryshme artistike e kulturore e ne menyre te vecante ne organizmin e Olimpiadave Teatrale te shkollave te mesme, nderrmarrjeve e kooperativave bujqesore.

Ne vitin 1991 emerohet drejtor dhe regjisor i Estrades deri ne vitin 1998. Mbas ketij viti fiton nje burse per studimet pas-universitare ne Akademine e Teatrit dhe Kinematografise te Jon Luka Karanxhait ne Bukuresht te Rumanise te cilen e mbaron me sukses.

Pas nje viti pune si regjisor largohet per tre vjet ne emigracion ne Belgjike. Ne vitin 2003 kthehet ne Sarande.

 
    
 
 

Vangjel Agora ka realizuar rreth 30 projekte regjisorjale, shfaqje estrade dhe teatri duke deshmuar nje kuptim e sens realist kundruall interpretimit te veprave dramatike dhe materialeve te shumellojta te paracaktuar ne repertorin e estrades. Ne konceptin e tij vihet re perkujdesja per vertetesi, natyrshmeri si dhe ngulmimi i vazhdueshem per rritjen e nivelit artistik te aktoreve.

Si aktor ka luajtur mjaftueshem role, por mund te vecojme ato ne drama dhe komedi mga ku mund te permendim:
“Me plot deshire”; “Alarm ne postkomande”; “Shenomeni dhe mua”; “Floke debore ne prill” etj.

Ne kinemane shqiptare ka luajtur ne disa filma: “Kercenimi” Besniku (1981); “Dritat e qytezes” Petrit Golemi (1983); “Zambaket e bardhe” Jetnori (1983);

“Melodi e panderprere” Durimi (1985) “Misioni pertej detit” Mesues Kalvosi (1988)

Qe nga 2004 e ketej punon si regjisor me Trupen e Estrades Profesioniste, duke vene ne skene disa premiera te suksesshme. Gjate kesaj periudhe nuk duhet lene ne harrese edhe kontributi i dhene ne Saranda tv si foles e regjisor ne emisionin e lajmeve e aktiviteteve te ndryshme organizuar nga ky televizion.

__________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: Saranda Televizion “Bashkebisedim me aktorin/regjisorin” / Enciklopedia “Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – “Toena” (Papagjoni. J) f. 10-11 si dhe informacion i nxjerre nga portale dhe gazeta shqiptare online. U publikua ne maj 2018 ne Facebook dhe u rishikua ne vitet vijues.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here