Margo Arseni (1940-2001) | Përkujtimore!

0
2268

Margo Arseni (1940-2001)
Aktor i Teatrit “Zihni Sako” – Gjirokaster

Nje prej aktoreve te trupes profesioniste, qe talentin e vet e ka shkrire ne dhjetra premiera te drames apo komedise duke u kthyer ne nje prej ikonave te tempullit artistik te qytetit sic eshte Teatri “Zihni Sako”.

Margo Arseni ka lindur ne 18 mars 1940 dhe karrieren e tij e ka nisur fillimisht prane estrades se qytetit ne vitin 1968, per tu bashkuar me pas me trupen e teatrit ku padyshim kontributi I tij nder vite konsiderohet i pazevendesueshem kjo fale edhe interpretimeve te tij te arrira te cilat i ka realizuar deri ne vitin 2001.

Emri i ketij artisti te madh vec aktivizimit ne shfaqet e Teatrit Profesionist Zihni Sako do te ishte pjese edhe ne realizimet e disa filmave artistike shqiptar ku Margo Arseni eshte dalluar per interpretimet e tij ne role dhe personazhe te ndryshem ku nje nga rolet e spikatura rregjistrohet ne filmin “Perralle nga e kaluara”.

Pas nje semundje te rende ai do te ndahej nga jeta me 3 tetor te vitit 2001, duke lene pas nje jete artistike mjaft te pasur e cila eshte mbeshtetur fuqimisht nga duartrokitjet e artdashesve dhe publikut.

  Pa dyshim qe Margo Arseni ngelet edhe sot nje nga aktoret qe ka shkruar histori ne ecurine e jetes artistike ne qytet dhe ate te Teatrit Profesionist “Zihni Sako, per te cilen eshte vleresuar edhe me titullin “Andon Zako Çajupi’ akorduar nga Bashkia Gjirokaster.

Krahas interpretimeve te shumta Margo Arseni eshte aktivizuar dhe ka kontribuar edhe si asistent regjisor ne mjaft premira te vendosura ne skene.

Ne rolet e tij ne teater te cilat kane qene te zhenerve te ndryshem mund te permenden:

“Sipas Ligjit”- avokati
“Shtepia ne Bulevard”- Ylli
“Historia e nje Nate”- Myrteza Shkembi
“Atje ne Ebro” – Kasosa
“Nje vit ne kantier”- Astriti
“Dhendri”- Veliu
“Ndeshja” -Xhandari
“Shtrengate ne mal”- Hubelti
“Ishte kohe lufte”- Nurediu
“Nje dimer i shkurter”- Fredi
“Pabesia”- Vaska
“Rrenjet”- Mesuesi
“Lagjia e Varfer” – Bimi
“Ishte Kohe Lufte” 1986- Hofmani
“Bertet Hajduti” – Andoni
“Kerkoj shtepine time”- Ago
“Shqetesimet e Anes”- Jorgji
”Nje dru i shtrember”- Perikliu
“Burrat e lirise”- Godua
“Njeriu me top”- Fohre mudinali
“Fundi i sinoreve”- Kozmai
“Udha e Zanalinajve” – Shpendi
“Fundi i botes”- Haxhi Petku
“Liri a Vdekje” -Recital
‘Operacioni”- Majori
“Njerez mbi shkemb”- Arjani
“Aeroporti”- I ftuari i dyte
“Kenge djepi e shtirur- Mister Pik
“Dashuri i vertete”- Mentori
“Perballe vetes” – Xhevo
“Per pak toke dhe nje grua” – Haxhiu
“Dasma e madhe e dritave”- Sekretari i partise
“Kjo nuk duhet harruar”- Gjergji
“Ushtari mburracak”- Periplekomeni
“Qytet rrethimi”-…..
“Ne ngjitje” – Dalipi
“Kufiri i gjakut”- Selfo Gravicia
‘Koka e tjetrit” – Goren:
“Shtepia me dy porta”- Zenuni
“Mbroj te verteten”- Andrea
“Pyesni malet”- Majori
“Tinguj dhe krisma”- Skenderi
“Lojtarja e bixhozit”-
“Pranvere e vonuar”- Dhori
“Shqiptaret kane gjunje po nuk dorezohen”- Fshatari 1
“Kalores ne kohe”- Vellai Altinit
“Qyteti i akuzuar”- Roja e garazhit
“Beselam pse me flijojne”- Haruni

Publikuar me pare ne faqen me te njejtin emer ne Facebook me 14 mars 2021

___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Informacioni simbas faqes zyrtare te Teatrit “Zihni Sako” ne Facebook.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here