Petrit Beci | Ekonomisti dhe producenti i Kinostudios “Shqiperia e Re”!

0
1178

Petrit Beci
Ekonomist dhe producenti i filmit te Kinostudios “Shqiperia e Re”!

Lindi me 18 mars 1957 ne qytetin e Beratit. Shkollen tetevjecare e mbaron ne qytetin e Fierit. Shkollen e mesme e kryen ne gjimnazin “Qemal Stafa” ne Tirane me 1976.
Pas perfundimit te shkolles se mesme kryen edhe nje vit stazh ne Hidrocentralin e Fierzes.

Ne vitin 1981 diplomohet si ekonomist per industrine ne shkollen e larte te fakultetit ekonomik ne Tirane. Fill me pas emerohet ne kinostudion “Shqiperia e Re” si drejtor ne shtepine e vetme te filmit shqiptar.

Ne 1984 z. Beci fale perkushtimit dhe punes ne kete institucion te larte te artit do te emerohet Kryetari i deges se prodhimit po ne Kinostudio per te tre gjinite e filmit artistik, dokumentar e vizatimor.

Kater vjet me vone, ne 1988 do te emerohet zv drejtor i pergjitheshem i Kinostudios per prodhimin dhe ekonomine, post qe e mban deri ne vitin 1992.

1992 emerohet Drejtor i pergjithshem i Kinostudios me emertesen e re “Albafilm – studio”.

Pas dy vjeteve ne kete post, ne vitin 1994 jep doreheqjen duke punuar si shef i Arkivit te Filmit Ne 1995 punon si drejtor i departamentit te filmit dhe nendrejtor i televisionit shqiptar. 1998 emerohet Kryetar i Qendres Kombetare te Kinematografise.

Aktiviteti i tij duke mbuluar poste te larta ne institucione te tjera vazhdon edhe gjate viteve. 2000, keshtu po kete vit eshte drejtor i prodhimit ne televisionin Klan. 2001 Drejtor i pergjithshem i televisionit Top Channel dhe i Radios Top Albania. 2002 zv drejtor i pergjithshem i televisionit Klan. 2006 Drejtor i pergjithshem i Televisionit Publik Shqiptar. Ne vitin 2013 jep doreheqjen nga detyra. 2015 eshte drejtor ekzekutiv televisionit Abc news! 2020 e ne vazhdim eshte drejtor ekzekutiv i televisionit “Fax news”

Z. P. Beci ka kryer disa kualifikime e trajnime ne shume vende te europes e botes si per kinematografi e per television ne periudhen kohore 1991 – 2013 si dhe per menexhimin ne art e kulture e kinematografi, organizim e menexhim i mediave elektronike, marketingut, prodhimit e bashkeprodhimit.
Ai eshte pjesemares e drejtues ne shume festivale kombetare e nderkombetare te filmit, seminare e kontakte bilaterale me festivalet dhe organizmat me prestigjioze te Europes per kinematografine si dhe ne shume konferenca , seminare , e takime me nje numer te madh drejtuesish te mediave me te medha ne Europe e ne Bote dhe i mjaft mekanizmave nderkombetare qe veprojne ne kete sektor.

Gjate periudhes kohore 1987 -1991 mbulon me sukses pozicionin e larte te pedagogut te lendes se produksionit te filmit ne shkollen e larte pas universare te filmit per regjisore , skenariste, operatore ne Kinostudio.

2006 -2019 mban pozicionin e pedagogut te lendeve te produksionit te filmit dhe televisionit dhe menexhimit ne art- kulture ne Universitetin e Arteve Tirane. Nga viti 1991 e ne vazhdim eshte anetar i shoqatave te Kineasteve shqiptare. Zv president i shoqates se mediave publike te Europes jugore e rajonit me 17 pjesmares per periudhen 2009-2013

Gjithashtu emrin e zotit Petrit Beci e gjejme edhe si hartues i ligjit per Kinematografine miratuar ne vitin 1996. Hartues i shume akteve ligjore e nenligjore ne fushen e kinematografise e te televisionit
Autor i shume shkrimeve ne median e shkruar, debateve televisive , diskutime apo intervista per problemet e kinematografise dhe te medias audio vizive .

Ai eshte producent i shume filmave artistike e dokumentare, festivaleve te kenges ne radio- television , pjesmarjeve ne Eurosong, kenges magjike, spektakleve e emisioneve televizive , eventeve me te medha te prodhuara ne mediat shqiptare , eventeve te medha sportive, koncerteve te medha muzikore e recitaleve te kengetareve te ndryshem dhe eventeve te medha politike qe nga viti 2000 e ne vazhdim.

Kryetar dhe antar i Keshillit Miratues te Projekteve ne Qendren Kombetare te Kinematografise ne periudhat 2005-2007 dhe 2017-2021.

© Material i rezervuar me te drejta autoresie nga z. Petrit Beci

______________________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Profili u saktesua nga vete z. Petrit Beci me ndihmen e vajzes se tij zj. Lorina Leskaj te cilet i falenderojme perzemersisht

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply