(VIDEO) 1966! Festivali i 5-të i Këngës në TVSH!

0
203

 

Festivali i 5-të i Këngës në TVSH – 1966
I.L.A., TIRANE
Prezantuesit: Drita Bardhi & Bujar Kapexhiu
TV/Radio: TVSH / Radio Tirana
Festivali i 5-të i Këngës në TVSH u zhvillua në 28-29 Dhjetor të vitit 1966 në Tiranë.

Kënga fituese u shpall “Shqiponje e lire”, kënduar nga Vaçe Zela dhe Ramiz Kovaçi
Muzika: Pjeter Gaci dhe Teskti: Ismail Kadare.

Cmimi i dyte:
“Vala e Drinit” Muzika Tahsim Hoshafi, kenduar nga Roza Dhami dhe Xhavit Luti.
“Kenga jone e re” Muzika Nikolla Zoraqi, kenduar nga Qemal Kertusha dhe Nevruz Yzeiri.

Cmimi i trete:
” Kur bie fyelli e çiftelia”, Muzika Pjeter Gaci, Teksti Aleksander Banushi, kenduar nga Vaçe Zela dhe Roza Dhami.
“Rojet legjendare” Muzika Agim Prodani, kenduar nga Qemal Kertusha dhe Ibrahim Tukiqi.

__________________________________
PERMBAJTJA E KENGEVE NE AUDIO:
1. Kur Bjen Fyelli E Çiftelia – VACE ZELA
Muzika: Pjetër Gaci
Teksti: Aleksandër Banushi

2. Vala e Drinit – ROZA DHAMI
Muzika: Tasim Hoshafi
Teksti: Llazar Siliqi

3. Fshati im i dashur – NEVRUZ YZEIRI
Muzika: Ruzhdi Keraj
Teksti: Ruzhdi Keraj

4. Shqiponjë e lirë – VACE ZELA
Muzika: Pjetër Gaci
Teksti: Ismail Kadare

5. Nënave Shqiptare – VACE ZELA
Muzika: Nikolla Zoraqi
Teksti: Luan Qafëzezi

6. Na presin bjeshkët – CLIRIME DUBANI
Muzika: Llazar Morcka
Teksti: Luigj Gurakuqi

7. Kur bjen fyelli – Roza Dhami
Muzika: Pjetër Gaci
Teksti: Aleksandër Banushi

8 Gëzo rini – LEONORA PAJO
Muzika: Kristo Kote
Teksti: Luan Qafëzezi


NE KETE VIDEO MUNGOJNE KENGET:

“Kënga jonë e re” / Muzika: Nikolla Zoraqi
Interpretuesit: Qemal Kërtusha dhe Nevruz Yzeiri
“Kur malet kuvendojnë” / Muzika: Agim prodani
Interpretuesit: Ibrahim Tukiqi dhe Qemal Kërtusha
“Në këngët tona ligjëro” / Muzika: Avni Mula
Interpretuesit: Ramiz Kovaçi dhe Gaqo Çako
“Rojet legjendare” / Muzika: Agim Prodani
Interpretuesit: Ibrahim Tukiqi dhe Qemal Kërtusha
“Gjithmonë fluturo” / Muzika: Tonin Harapi
Interpretuesit: Qemal Kërtusha dhe Luiza Papa
“Parti, pranverë e kësaj toke” / Muzika: Ferdinand Deda
Interpretuesit: Hysen Koçia dhe Gaqo Çako

Festivali i 5-të kishte rrezik të mos zhvillohej fare. Tashmë “revolucionarizimi” nën ndikimin kinez erdhi si një uragan dhe po fshinte çdo gjë të mëparshme. Sapo ishte zhvilluar Kongesi i 5 i PPSh, Kongresi i “revolucionarizimit” dhe po përgatitej fjalimi i Shkurtit 1967 për të “shkulur me rrënjë zakonet prapanike”, për të ndaluar përfundimisht fenë. Megjithatë, festivali u zhvillua dhe është i vetmi i zhvilluar vetëm në dy netë: 28-29 dhjetor 1966. U prezantua përsëri nga dyshja Drita Bardhi – Bujar Kapexhiu. Gjithsej u kënduan 13 këngë dhe natën e dytë (finale) dolën 11 këngë.

Tashmë ishte krejt një kohë tjetër. Ritmi i ndezur i festivalit të 2-të, por edhe delikatesa e festivalit te 4-ët, ishin një epokë tjetër. Këngët u shoqëruan nga Orkestra Sinfonike drejtuar nga Ferdinand Deda, Fiqiri Kraja dhe Roland Çene. Tanimë mungonin plotësisht kitarat e bateria. U dëgjua ndonjë notë hareje popullore në disa këngë të shoqëruara nga orkestra me vegla popullore e Kukësit drejtuar nga Zef Gruda.
Edhe këngëtarët pjesëmarrës më shumë janë nga radhët e muzikës klasike (opera) se sa nga muzika e lehtë. Mund të përmendim këngëtarin tenor Nevruz Yzeiri, karriera e të cilit do të ndërpritet pas Festivalit të 10-të. Përmbajtja e shumicës së këngëve është për Partinë, fshatin, “malet që t’i bëjmë si fushat”, taracat etj. Akoma nuk ka këngë ku të dëgjohet emri i Enverit. Këto do të fillojne më vonë, ne festivalin e 15-të.
Është hera e parë ku lejohet një kompozitor të marrë pjesë me dy këngë (gjë që do të ndodhë edhe më vonë, por rrallë). Në këtë festival janë tre kompozitorë që marrin pjesë me dy këngë: Nikolla Zoraqi, Agim Prodani dhe Pjetër Gaci.
Fiton kënga “Shqiponjë e lirë” kënduar nga Vaçe Zela dhe Ramiz Kovaçi. Ky është festivali i parë ku fiton kënga e kënduar nga Vaçe Zela. (Teksti sipas Jozefit Zamputit ne Wikipedia)

Kjo video u pergadit nga Kinematografia Shqiptare ne nentor 2019
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 19 janar 2024
_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply