(VIDEO) 1968! Festivali i 7-të i Këngës në TVSH!

0
146

 

Festivali i 7-të I Kenges në TVSH
I.L.A., TIRANE
Prezantuesit: Drita Bardhi & Roland Trebicka
TV/Radio: TVSH / Radio Tirana
Festivali i 7-të i Këngës në RTSH u zhvillua në 26-27-28 Dhjetor të vitit 1968 në Tiranë.

Kënga fituese u shpall:
“Mësuesit hero”, muzika Limos Dizdari, teksti Dritero Agolli,
kenduar nga Vaçe Zela dhe Ramiz Kovaçi.

Cmimi i dyte:
“Komisari i kuq”, muzika Tish Daija,
kenduar nga Gaqo Cako dhe Qemal Kertusha.
“Motiv i ri”, muzika Tish Daija, teksti Llazar Siliqi,
kenduar nga Justina Aliaj dhe Nikolin Gjergji.
“Ylli partizan”, muzika Agim Krajka, teksti ? ,
kenduar nga Vaçe Zela dhe Ema Qazimi.

Cmimi i trete:
“Kenge per shokun tim”, muzika Tonin Harapi, kenduar nga Vera Dervishi dhe Fiqrete Kapo.
“Nendori”, muzika Gaqo Avrazi, kenduar nga Ramiz Kovaçi dhe Muharrem Dino.
“Bisede me pushken” muzika Pjeter Gaci,
kenduar nga Kompleksi vokal i Portit te Durresit dhe Kompleksi i Kombinatit Tekstileve Stalin.

PERMBAJTJA I KENGEVE ME TE MIRA TE FESTIVALIT TE 7-te

1 – YLLI PARTIZAN / Vace Zela
Muzika: Agim Krajka
Teksti: Haxhi Rama

2 – ATDHE I LASHTE, ATDHE I RI / Mentor Xhemali
Muzika: Agim Prodani
Teksti: Minella Kriqi

3 – BISEDE ME PUSHKEN / Kompleksi i Tesktileve
Muzika: Pjeter Gaci
Teksti: Ruzhdi Pulaha

4 – BJEN BORE / Violeta Simoni
Muzika: Pjeter Gaci
Teksti:

5 – DASEM E RE / Marika Deci
Muzika: Tasim Oshafi
Teksti:

6 – MIQ NE LABERI / Polikseni Mocka
Muzika: Nexhmedin Doko
Teksti: Shaban Murati

7 – I BUKUR AGIMI / Rustem Serica
Muzika: Agron Xhunga
Teksti: Kosta Dhamo

8 – KENGA ME E ZJARRTE / Nevruz Yzeiri
Muzika: Flamur Shehu
Teksti: Minella Kriqi

9 – KENGE PER SHOKUN TIM / Vera Dervishi
Muzika: Tonin Harapi
Teksti:

10 – KOMISARI I KUQ / Gaqo Cako
Muzika: Tish Daia
Teksti: Aleksander Banushi

11 – KUR TE KALOSH MBI TRASE / Marika Deci
Muzika: Ferdinand Deda
Teksti: Zhuljana Jorganxhi

12 – MESUESI HERO / Ramiz Kovaci
Muzika: Limoz Dizdari
Teksti: Dritero Agolli

13 – MIQESI E RE / Hysen Kocia
Muzika: Osman Dylgjeri
Teksti: Sulejman Mato

14 – MOTIV I RI / Nikolin Gjergji
Muzika: Tish Daia
Teksti: Llazar Siliqi

15 – SI NJE TRUP I VETEM / Engjellushe Daja
Muzika: Kristo Kote
Teksti: Kosta Dhamo

16 – JAM NJE VAJZE / Justina Aliaj
Muzika: Agim Krajka
Teksti: Haxhi Rama

17 – VIOLINISTIT / Liljana Kondakci
Muzika: Llazar Morcka
Teskti:

NE KETE VIDEO MUNGOJNE KENGET:
“Ylli partizan” – nga Ema Qazimi
“ Komisari i kuq” – nga Qemal Kertusha
“Miq ne laberi” – nga Kleopatra Skarco.
“Nendori” – Muharrem Dino dhe dublimi i kesaj kenge nga Ramiz Kovaci
“Mesuesi hero” – nga Vace Zela.
“Kenge per shokun tim” – nga Fiqirete Kapo
“Parakalojne brigadat” – nga Rustem Serica dhe Kompleksi i kombinatit
“Atdhe i lashte atdhe i ri” – nga Niko Progri
“I bukur agimi” – nga Engjellushe Daja
“Kenga me e zjarrte” – nga Zeliha Sina
“Bjen bore” – nga Muharrem Dino
“Miqesi e re” – Nga Roza Dhami
“U njohem ne dige” – nga Valentina Mici dhe Nikolin Gjergji
“Na therret aksioni” – nga Vera Dervishi
“Kudo bashke” – Nga Zeliha Sina
“Sporti na kalit” –
“Gezon Shqiperia” –
“Leter Nenes” – Ema Qazimi


Ky festival u zhvillua në tri netë 26 – 28.12.1968. U prezantua nga aktorët: Drita Bardhi (më pas Haxhiraj) dhe Roland Trebicka.
Në këtë festival u kënduan 25 këngë: 12 këngë natën e parë dhe 13 këngë natën e dytë. Në finale dolën 17 këngë.

Këngët u shoqëruan nga Orkestra Sinfonike drejtuar nga Rifat Teqja dhe Ferdinand Deda; nga Kompleksi instrumental drejtuar nga Robert Radoja dhe nga Orkestra me vegla popullore drejtuar nga Pirro Miso.
Në këtë festival këngët fituese u nderuan me medalje. Ky është festivali ku marrin pjesë për herë të parë kompozitorët Limos Dizdari (që fiton festivalin), Agron Xhunga dhe Flamur Shehu, këngëtaret Ema Qazimi, Zeliha Sina e Vera Dervishi.
Mira Maletaj, e cila ka kompozuar këngën “Parakalojnë brigadat” në këtë festival, është e para kompozitore femër që merr pjesë në festivale. Merr pjesë për herë të parë autorja e njohur e teksteve Zhuliana Jorganxhi.
Rast i rrallë – Tish Daija ka marre dy çmime të dyta (Medalja e argjendtë) me dy këngët e paraqitura: “Komisari i kuq” dhe “Motiv i ri”.
Tematika e këngëve vazhdon të jetë si e dy festivaleve të mëparshme: punë, aksione, përgatitje ushtarake etj. Ka ndonjë këngë me tematikë dashurie si: “Motiv i ri”, “Këngë për shokun tim”, por gjithnjë lidhur me punën, aksionin, zboret etj. Mbas dy festivaleve që nuk mori pjesë, në këtë festival fillon përsëri të marrë pjesë kompozitori i dashur për rininë Agim Krajka, madje me dy këngë: “Ylli partizan” dhe “Jam një vajzë”. Mund të thuhet se kënga “Ylli partizan” është e para këngë jo ritmike e Krajkës në festivale. Mori Medaljen e Argjentë (çmim të dytë). Përsëri fiton një këngë (Medaljen e Artë) për heronjtë e rinj të “revolucionarizimit”, “Mësuesit hero”, kushtuar mësuesit Ismet Sali Bruçaj, kënduar nga Vaçe Zela dhe Ramiz Kovaçi. Ky është festivali i tretë qe fiton Vaçe Zela, ndersa i dyti per R.Kovaçin. (Teksti sipas J. Zamputit ne Wikipedia )

Video e krijuar nga Kinematografia Shqiptare ne gusht 2017

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 19 janar 2024

__________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply