Catherine Spaak (1945 – 2022) | Yje të kinemasë botërore

0
495

Catherine Spaak
(Boulogne-Billancourt, 3 prill 1945 – Romë, 17 prill 2022) ishte një aktore, këngëtare, prezantuese televizive dhe kërcimtare belge e natyralizuar italiane.

Lindi në Francë, ajo vinte nga një familje belge që përfshinte artistë dhe politikanë mes anëtarëve të saj. Nëna e saj ishte aktorja Claudie Clèves, babai Charles ishte skenarist, motra Agnès ishte gjithashtu aktore dhe më pas fotografe , ndërsa xhaxhai i saj Paul-Henri mbulonte zyrën e Kryeministrit të Belgjikës.

Pasi luajti një rol të vogël në moshën 14-vjeçare në filmin “ Vrima“ (Il buco) të Jacques Becker-it, bëri debutimin e saj në Itali në vitin 1960 me “Dolci inganni” të Alberto Lattuad-es, i cili do të kushtëzojë rolet e saj të mëvonshme, të përqendruar në stereotipin e një adoleshenteje të paskrupullt. I njëjti personazh, me variacione të përshtatshme, gjendet në shumë filma që ajo luan në gjysmën e parë të viteve ’60, si “Diciottenni al sole”, “Il sorpasso” , “La noia”, “La Calda Vita, “La Parmigiana”, “La bugiarda” dhe “La voglia matta” ku ne sheshxhirimet e ketij filmi takohet me Fabrizio Capucci, me të cilin do të martohet në vitin 1963 dhe nga bashkimi i tyre, për një kohë të shkurtër, lindi Sabrina, një aktore teatri.

Në të njëjtën kohë, “Dischi Ricordi” i ofroi asaj një kontratë ku u lancuan “45 giri” kenget e para, duke përfshirë “Mi fai paura” (1964) (Alberto Testa-Iller Pattacini); disa nga keto kenge (Ata të moshës sime, kopertina e Tous les garçons et les filles nga Françoise Hardy dhe Armata e sërfit e njohur edhe si Ne jemi të rinjtë) bëhen hite ne “Hitparade”, falë edhe promovimit në varietetet televizive të shtunave në mbrëmje, ku ajo thirrej shpesh si e ftuar.

Në vitin 1964 ajo u vlerësua me “Targa d`oro” për David di Donatello dhe vazhdoi të punojë në Itali me autorët dhe regjisorët më të famshëm, duke u bërë një prani e përsëritur në komedinë italiane (L’armata Brancaleone, Adulterio all’italiana, La matriarca, Certo, certissimo anzi … probabile).

Në vitin 1967 ajo u propozua si protagoniste në filmin “Tigri” të Dino Risit, së bashku me Vittorio Gassman dhe Eleanor Parker, por roli më vonë iu caktua Ann-Margret. Nisur nga suksesi i fundit, Spaak në vitin 1967 u përpoq të binte në sy edhe në Hollywood, duke marrë pjesë në “Intrigat në Grand Hotel”, me regji të Richard Quine, por filmi, megjithë një kastë të spikatur, nuk pati rezultate të mira dhe përvoja mbeti e izoluar.

Në vitin 1968 nën drejtimin e Antonello Falqui interpretoi “La vedova allegra”, një muzikal televiziv i bazuar në operetën homonime, por në pjesët e kënduara u dublua nga Lucia Mannucci nga Quartetto Cetra. Partneri i saj mashkull ishte Johnny Dorelli, me të cilin do të martohet në 1972 dhe me të cilin do të ketë një djalë, Gabrielen, para ndarjes se tyre në vitin 1979.

Nga viti 1970 ajo filloi të shkruante për disa gazeta, duke bashkëpunuar me “Corriere della Sera”, “Amica”, “Marie Claire”, “Il Mattino”, “TV Sorrisi e Canzoni”. Në këtë dekadë mori pjesë sërish në komedi të zhanreve të shumta, nga ajo western (Fjala e të jashtëligjshmit … është ligj!), tek erotika konvencionale (Historia e një murgeshë të mbyllur), nga horrori (Macja me nëntë bishta), me regji të Dario Argento, në dramën “Te shtrejte prinder” ku ajo luan rolin e guximshëm të një lezbikeje, dhe me pas gjithashtu merr pjesë në komedinë e kultit “Ferbre di cavallo” me regji të Steno-s.

Në sezonin 1978-1979 luajti rolin e Rossana-s në komedinë muzikore “Cyrano” (nga Riccardo Pazzaglia dhe Domenico Modugno), me regji të Daniele D’Anza; në sezonin e ardhshëm ajo u zëvendësua nga Alida Chelli.

Në fillim të viteve tetëdhjetë do interpretoje ende në disa komedi të suksesshme përkrah Paolo Villaggio (Ragioniere Arturo De Fanti, bankier i pasigurt) dhe Alberto Sordi (Unë dhe Caterina), dhe më pas e rralloi gradualisht aktivitetin e saj ne kinematografi.

Nga 28 shtator 1985 deri në 1988 ai drejtoi tre sezonet e para të emisionit “Forum” me gjyqtarin Santi Licheri, brenda spektaklit “Buona Domenica”. Autore dhe drejtuese e emisioneve të suksesshme të bisedave, më e famshmja prej të cilave mbetet Haremi (më shumë se 15 seri për Rai 3), u vlerësua shumë nga publiku për elegancën dhe përsosjen e saj.

Në sezonin televiziv 2002-2003 ajo ishte një prezantuese televizive në LA7 në transmetimin “The Dream of the Angel”, një “talk show” fokusuar në spiritualitetin.

Në vitin 1990 i rikthehet kinemase në filmin e fundit në të cilin luante Monica Vitti, “Scandal Secret”. Në fund të periudhës së saj më intensive televizive, ajo u rikthye në kinema aty nga mesi i viteve 2000 – 2010 në komedi të shumta.

Në vitin 2007 ajo mori pjesë si konkurrente në “Dancing with the Stars” por u eliminua në javën e tretë. Në vitin 2015 ajo ishte një nga konkurrentet e edicionit të dhjetë të reality show “The Island of the Famous”, transmetuar në Canale 5 dhe drejtuar nga Alessia Marcuzzi; ky angazhim u ndërpre më 2 shkurt pas një vendimi të vetë Spaak. Së bashku me Brigitte Bardot, ajo mori pjesë në apelin drejtuar José Barroso për Ditën Evropiane Vegjetariane.

E prekur në mars 2020 nga hemorragjia cerebrale dhe e sëmurë për disa kohë , Catherine Spaak nderron jete më 17 prill 2022 në Romë në moshën 77 vjeçare.

(C) Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 27 prill 2022
_____________________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013
Catherine Spaak – Yje te kinemase boterore

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here